FOTO: Baluket e Erindës, Angelina Jolie dhe… pista e Vollgës

November 12, 2017 21:36

FOTO: Baluket e Erindës, Angelina Jolie dhe… pista e Vollgës

Sot është e diel. Shënojeni këtë ditë. Sepse çdo të diel do të jeni me mua, duke skanuar estetikisht  nga fija e flokut deri në gishtin e këmbës, personazhe që do zgjidhen rastësisht nga bota e shoubizit, politikës dhe televizionit.

Dhe si popull që jemi mendova ta nis nga avokatja e… popullit.

Kjo zonjë më ka tërhequr vëmendjen me disa dalje të sajat publike. Nuk jemi editorë mode, por 1 plus 1 padyshim që bëjnë 2 edhe në këtë fushë.

Baluke – bobi betohet në Kuvend

Ja… Nisim me momentin kulminant: prezantimin e Erindës më të gjithë ne frymorët albanezë: betimi në Kuvend (foto majtas).

Look-u që e identifikon Erindën janë baluket e prera drejt me një gjatësi bob dhe kryesisht të krehura drejt.

Por…me duket se ka arritur një imazh më bob nga ç’duhet.

Dua të them një “Erindë” që  të krijon idenë e një vajze lozonjare me flokë të lëshuara mbi gjoks, teksa një puhizë ere ia hap paksa baluken.

Por jo. Erinda jonë, është thjesht hmm…bob! Dhe me look-un legjendar bob ka shkuar në Kuvend.

Kostumin ngjyrë bojëqielli, që në botën e modës përçon paqe sikurse një pëllumb, avokatja e shoqëroi me mimikë të acaruar; kështu që pëllumbi kaloi orën 00:00 dhe u kthye në qukapik.

Bobi pozon në faqen e AP

Pasi analizova pamjen e saj në Kuvend, me gishtat si plumba pushke, hyra në portalin e Avokatit të Popullit dhe… Bobi me mirëpret (foto djathtas).

Këtë herë me një çerek buzëqeshje. (Kur shkruaj bob më kujtohet filmi vizatimor Bob Ndërtuesi dhe me duhet ta pranoj: dita ime bëhet më e bukur).

Me staturë të impostuar, mimikë akoma më të impostuar, bark i futur brenda, krahët e ndërthurura si Angelina Jolie në fushatat për varfërinë…

Eri harron një detaj: Angelinë lind nuk bëhesh! Por ska gjë, detaj është, po ta falim.

Por një gjë ama nuk ta fal dot!!

Unë kam shkruar rreshta të tëra mbi baluket e tua identifikuese dhe ti këtu vendose t’i hapësh paksa?! Pseeee Erinda pseeee? Mos ndoshta doje të na tregoje ndonjë rezultat acidi hialuronik… Ëëëë?

Bobi me çizme seksi

Pastaj më doli një foto e Erindës në një event, në këmbë (e para djathtas, tek fotoja majtas).

Te them të drejtën s’e kisha hasur ndonjëherë kështu si kallëp: fustan të shkurtër, çizme lëkure të zeza deri në gju.

Dukej më transgresive se kurrë. E vlerësoj mendimin për ta bërë trupin e saj të duket si pista e Monacos, por për hir të së vërtetës, mua m’u duk si ajo e Vollgës.

E mbylla, e qepa. Po ç’të bëj unë që orët e fundit të punës kam nje hiperaktivitet të paparë dhe që të mos të mbytem në kafeinë, zgjedh të shkruaj?

Taksirati i Erindës, thuuaaj… Bëni qejf deri të dielën tjetër,  të shohim ku do ndalet ruleta…

*****

Këtë rubrikë mund ta ndiqni të dielave në mbrëmje në Dita online

November 12, 2017 21:36
Komento

1 Koment

  1. une November 13, 01:17

    Gojet e liga thone qe e zuri Andin,bushatin e kam fjelen ,me nje burre ne shtrat por nuk foli! I kerkoi atij siguri financiare dhe ta mbyllnin me kaq ne heshtje! Por sekretet nuk mbahen dot ne nje vend si Tirana!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*