Ruçi, Bashës: Kuvendi s’është fole kriminelësh

September 4, 2018 13:48

Ruçi, Bashës: Kuvendi s’është fole kriminelësh

Kryeparlamentari Gramoz Ruçi iu është përgjigjur akuzave të kryedemokratit Basha, duke thënë se Kuvendi nuk është dhe nuk mund të konsiderohet “fole” kriminelësh.

Duke bashkëbiseduar me gazetarët mbi mundësinë e djegies së mandateve nga opozita, Ruçi tha se nëse ndodh do të ishte rasti i parë.

Ai i këshilloi kolegët se lufta opozitare ka efektivitet, vetëm kur bëhet brenda sistemit.

“Kuvendi nuk mund të konsiderohet “fole” kriminelësh. Kuvendi në çdo vend është sovrani që e ka prurë aty sipas Kushtetutës dhe ligjeve. Kush ka vlerësime të veçantë për individë të veçantë ka organe përkatëse dhe legjislacion që bën vlerësimin apo ndëshkimin e tyre. Djegien e mandateve nuk e kam dëgjuar, kam dëgjuar tezën e marrëdhënieve të kushtëzuara apo bojkot. Para këtij sesioni ka pasur zëra të veçantë për djegien e mandateve.

Nga përvoja e gjatë politike më rezulton se për çdo forcë politike nuk ka bërë vaki, nuk janë djegur mandatet. Por ka gjithmonë një herë të parë, nuk e këshilloj këtë, por më rezulton si termi kushtëzim që unë e kam përdorur ashtu si bojkotin, apo edhe djegia e mandateve kanë qenë të diskutuara dhe nga opozita ime e dikurshme. Më rezulton se efektiviteti i një opozite është lufta dhe përpjekja brenda sistemit, jo jashtë”, u shpreh Ruçi.

s.a/dita

September 4, 2018 13:48
Komento

2 Komente

  1. Jimi September 4, 20:39

    Gramoz! Dy vrases i ke brenda ne parlament! Qoflargun dhe eunukun e tij Lulen.

    Reply to this comment
    • Fidel Kastro September 4, 22:34

      O shoku Jimi, syrin e majte e ke me probleme , prandaj ben mire te besh nje vizite tek mjeku!!!!! Do zoti mos kesh dhe ndonje demtim te trurit se atehere nuk gjen me derman dhe do ta pesosh si Fuat Çela dikur ne diktature.

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*