Ruçi: Berisha, vëllai siamez i satrapit Ahmet Zogu

Redaksia Online December 16, 2012 12:42

Ruçi: Berisha, vëllai siamez i satrapit Ahmet Zogu

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi, e ka krahasuar sot kryeministrin Berisha me si vëllain siamez Ahmet Zogut. Duke iu rikthyer festimeve të 100-vjetorit të pavarësisë, Ruçi theksoi se Beerisha tentoi të zbehë festën duke glorifikuar figurën e Zogut.

“Ahmeti Zogu, sundimtari monark dhe Sali Berisha, sundimtari në emër të demokracisë ngjajnë si dy pika uji, si dy vëllezër siamezë. Berisha nuk u kërkoi ndjesë shqiptarëve për ata dhjetëra vetë, nga Bajram Curri deri tek Shota, që i vrau Ahmet Zogu. Dhe nuk na tha që mbi 30 intelektualë, ajka intelektuale e këtij kombi ishin dënuar nga ky satrap. Pse e do kaq shumë ky Saliu këtë Ahmet Zogun? Nuk është rastësi, e lidhin shumë gjëra.

Së pari, se askush sikurse Ahmet Zogu nuk sundoi në mënyrë despotike, dhe po me mjete despotike do të sundojë edhe Berisha. Ahmet Zogu sundoi me intriga dhe frikë, edhe ai do të sundojë me të njëjtën mënyrë. Fillon dhe mbaron mbledhja e grupit parlamentar, e qeverise dhe në Parlament vetëm me Edi Ramën, duke bërë intriga dhe duke frikësuar PS-në. Ashtu si Zogu erdhi në pushtet i pazgjedhur, por me ndihmën e Serbisë, edhe Saliu ka ardhur në pushtet me vota të vjedhura.

Edhe Saliu ynë sot mik të familjes deklaron një serb tjetër, Fazlliçin. Edhe Saliu në gjithë politikën e tij, kur ishte president theu embargon për të ushqyer makinën shtypëse të vëllezërve tanë në Kosovë. Kur UÇK-ja doli në mal, fondamentalist, ekstremist dhe komunistë i quajti ai luftëtarët e UÇK-së. Edhe Saliu kur ishte puna për të nënshkruar përfaqësuesit e Kosovës marrëveshjen e Rambujesë, tha që kush nënshkruan bën tradhti kombëtare”, deklaroi Ruçi.

 

Redaksia Online December 16, 2012 12:42
Komento

1 Koment

  1. Rita March 5, 08:45

    S”e jetove ate kohe te arte te monarkise e prandaj flet keshtu !!Atehere shqiptari s”u burgoste ,as u inernonte per nje llofe goje !! Ate kohe shqiptari ishte burre e ne europe s”ekzistonte mendimi negativ si sot !! Jne produktet e partise meme qe i sherben me djallezi e devotshmeri qe e nxine emrin e shqiptarit !! Berisha ishte i juaji e mbetet i juaji perderisa u vu ne sherbim te planit “katovice ” !!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*