Ruçi dhe Balla takim me deputetin e ri: Qëndro tek Nard Ndoka, por voto për PS-në

October 20, 2015 21:13

Ruçi dhe Balla takim me deputetin e ri: Qëndro tek Nard Ndoka, por voto për PS-në

Partia Demokratike dënon vendimin e sotëm të Edi Ramës dhe Ilir Metës për të mbrojtur mandatin e deputetit Mark Frroku, i cili gjendet nën akuzën e vrasjes nga drejtësia belge.

Këshilli i mandateve në Parlament tregoi sot mungesën e vullnetit të Edi Ramës dhe Ilir Metes për të bërë dekriminalizimin e politikës. Në këtë këshill sot u konfirmua këmbëngulja e dyshes Rama-Meta për të mbrojtur inkriminimin.

Refuzimi i kërkesës së Partisë Demokratike për heqjen e mandatit të të zgjedhurit të Edi Ramës është dhunim i nevojës qe ka vendi për tu çliruar nga krimi, është dhunim i kërkesës së qytetarëve dhe partnerëve ndërkombëtarë.

Pavarësisht këtij qëndrimi pro-krimit, Partia Demokratike është e vendosur dhe do ta çojë deri në fund procesin e dekriminalizimit bashkë me qytetaret dhe me përkrahjen e partnerëve ndërkombëtarë.

 

October 20, 2015 21:13
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*