Ruçi: Guvernator i huaj? Dakord, por të ndryshohet ligji

September 12, 2014 15:35

Ruçi: Guvernator i huaj? Dakord, por të ndryshohet ligji

Parlamenti në seancën e radhës duhet të shkarkojë guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, ndërsa kjo procedurë duhet të jetë konform normave ligjure dhe Kushtetutës”.

Kështu është shprehur nga Fieri deputeti i Partisë Socialiste Gramoz Ruçi, i cili ndër të tjera u ndal edhe tek përzgjedhja e guvernatorit të ri.

Ndërsa theksoi se ka mjaft njerëz të aftë në fushën e financës, Ruçi nuk përjashtoi mundësin e një guvernatori të huaj, por shtoi se për këtë duhen bërë ndryshimet e nevojshme në ligj.

Ruçi deklaron se drejtësia duhet të bëjë detyrën e saj deri në fund, që të kuptohen përmasat e skandalit ne Bankën e Shqipërisë.

Këto deklarata deputeti socialit i bëri gjatë një aktiviteti në komunën Frakull të rrethit të Fierit.

September 12, 2014 15:35
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*