Kuvendi çel punimet për 2020, Ruci: Objektiv kryesor, hapja e negociatave

January 20, 2020 18:11

Kuvendi çel punimet për 2020, Ruci: Objektiv kryesor, hapja e negociatave

Viti 2020 i cili shënoi 100 vjetorin e veprimtarisë së Kuvendit, ka nisur ditën e sotme me fjalën e kreut të këtij institucioni Gramoz Ruçi. Teksa përmendi ngjarjen e rëndë të tërmeti të 26 nëntorit, Ruçi falenderoj palët politike për sjelljen e treguar për përballimin e kësaj situate. Ai e quajti vitin 2020, vitin e punëve të mbaruara duke renditur disa nga objektivat për këtë vit, duke nisur nga integrimin, reforma zgjedhore, reforma në drejtësi dhe ashpërsimi i masave për të minimizuar rreziqet nga fatkeqësitë natyrore. Ai prezantoi edhe një investim të Kuvendit, për votimin elektronik i cili, tha ai, do të rrisë aksesin e deputetëve në zhvillimet e Kuvendit.

“Një shekull më parë Kombi shqiptar ndodhej në udhëkryq por burra të shquar të vendit u mblodh në Kuvendin e Lushnjes dhe morën vendime për të mos lejuar copëtimin e mëtejshëm. Ishte vetëm zëri i presidentit Wilson që ndali copëtimin e Shqipërisë. Me Kongresin e Lushnjes fillon veprimtaria 100 vjeçare e Kuvendit të Shqipërisë. Sesioni fillon pas një ngjarje të madhe tragjike të tërmetit të 26 nëntorit. Kjo situatë shërbeu për të treguar humanizmin e gjithë shqiptarëve si dhe dëshmoi përgjegjësinë e qeverisë për t’iu gjendur pranë. Falenderoj deputetët që iu gjendën pranë të prekurve nga tërmeti jo si zgjedhës por si vëllezër dhe motra. Vlerësoj qëndrimin e opozitës e cila mbi interesat politike vuri solidaritetin. Nga kjo ngjarje duhet të reflektojmë për projektligjet që duhet të miratojmë për të garantuar sigurinë e qytetarëve. Kuvendi është kujdesuar që në buxhetin 2020 të parashikohen fonde për funksionimin normal të institucioneve.  Pas mbledhjes së Këshillit Europian i cili nuk hapi negociatat. Kuvendi vetëm sa na shton angazhimin dhe nuk na dekurajon. Në javën e parë të muajit shkurt presidenti i parlamentit europian do të vizitojë Shqipërinë. Ky sesion duhet dhe do të jetë sesioni i punëve të mbaruara. Gjatë këtij sesioni duhet të përqendrohemi në këtë objektiva”

-Celja e negociatave për anëtarësim para majit 2020. Do të rishikojmë ligjin për rolin e Kuvendit në procesin e integrimit, do të rrisim transparencën dhe bashkëpunimin me shoqërinë civile

-Për fundimi i Reformës Zgjedhore pas konsesusit të arritur me opozitën.

-Gjatë sesionit të ri do të përfundojë ngritja e të gjithë organeve të drejtësisë. Kuvendi do punojë që sistemi i drejtësisë që mos grabisë qytetarët por të jetë në shërbim të tyre

-Gjatë këtij sesioni do rishikojmë plotësimin dhe do hartojmë ligje të reja për përballimin e fatkeqësive natyrore si zjarret, përmbytjet, edukimin me kushtet antisizmike. Nuk mund të parandalojmë dukuritë natyrore por mund të minimizojmë rreziqet dhe dëmet prej tyre.

-Sistemi i ri i IT dhe votimit do fillojë të zbatohet dhe ofron mundësi që deputetët të njihen online me materialet që diskutohen në Kuvend. Kjo do të rrisë edhe aksesin e deputetëve në Kuvend”, tha Ruçi.

 

l.h/ dita

January 20, 2020 18:11
Komento

7 Komente

  1. Jamarber January 20, 18:20

    Nese nuk u celen cfare ndodh? Mban njeri pergjegjesi per keto zotime, premtime, prioritete te pa realizuara?
    Ku shkojne votat?

    Reply to this comment
  2. baba nga durrsi January 20, 18:26

    Ikni more plehra, paskeshit ju prioritet hapjen e negociatave….
    Jeni bere me keq se PPSH-ja e dikurshme qe per 45 vjet genjente popullin shqiptar qe “do ndertojme sociallizmen” dhe ne fund nuk ndertuan asgje prej gjeje, vetem katastrofe!
    Ju kutohet me cfare premtimi e moret pushtetin soji i juaj 30 vjet me pare?
    E moret me premtimin: Ta bejme Shqiperine si gjithe Europa” dhe na premtuat endrren evropiane!
    Kane kaluar 30 vjet dhe akoma hic asgje….
    Integrimi evropian i sotem i juaji, i ngjan sociallizmes se dikurshme ….

    Reply to this comment
  3. Hosteni January 20, 18:28

    Keta mire qe shqiptaret i cmenden, duan te cmendin evropianet tani. Nuk i ha njeri furcat e ketyre ne EU.

    Reply to this comment
    • Arben January 20, 19:24

      Po nuk i bëjnë për uuuuu, o byrazer, për mua dhe tyyyyy, të.shtyjnë edhe një vit duke na grabitur.

      Reply to this comment
  4. Arben January 20, 19:06

    Populli,

    Vendim nr……aq e kaq.

    Vjedhjet e politiqenërve gjatë 2020, nuk quhen sepse po integrohemi në beeeeeeee.

    Hyn në fuqi menjëherë.

    Reply to this comment
  5. baci January 20, 19:56

    Mos mor kapedan i Ramizit.

    Reply to this comment
  6. Arber iliri January 21, 02:38

    O Gramoz ti je pengese per hapjen e negociatave.e kupton besoj.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim