Ruçi: Ja 25 mashtrimet e Sali Berishës

Redaksia Online March 28, 2013 20:13

Ruçi: Ja 25 mashtrimet e Sali Berishës

Kryetari i Grupit Kuvendor të PS, ka listuar sot 25 premtime që Sali Berisha ka bërë para qytetarëve se do të realizonte gjatë kohës së qeverisjes.

1. Ditën që ke ardhur si kryeministër në programin që i ke paraqitur shqiptarëve dhe këtij parlamenti në faqen 12 ke thënë se “do të reduktoje administratën me 10% dhe shpenzimet administrative me 25%”.

Shqiptarët nga ty si kryeministër dhe nga ne si opozitarë duan transparencën. Sot shpenzimet korente të buxhetit të shtetit kundrejt GDP janë të barabarta më shpenzimet e vitit 2005.

2- I premtove shqiptarëve në programin që ke paraqitur këtu në parlament, në faqen 14 citoj “qeveria do të konsiderojë ngritjen e universitetit të administratës publike”. Ka mundësi t’i thuash shqiptarëve ku është ky universiteti i administratës publike që ke thënë në faqen 14 të programit tënd?

3- “Vetëm një rritje e shpejtë ekonomike”, u ke thënë shqiptarëve, “do të hapë 160 mijë vende pune të reja”, në faqen 13. Ka mundësi t’i japësh llogari shqiptarëve pse kanë humbur 51 mijë vende pune?

4- Ke premtuar reduktimin e tatimit në faqen 20 të programit tënd. Nuk ka ndodhur deri më sot asnjë reduktim tatimi. Ka mundësi të japësh llogari? Përkundrazi, është rritur. Ka mundësi të japësh llogari pse s’e ke reduktuar, se për këtë je votuar, për këtë je angazhuar.

5- Ke premtuar në faqen 20 kalim nga tarifa fikse për metër katrorë apo hektarë dhe përqindjen mbi vlerën e patundshmërisë. Nuk ka ndodhur asnjë reduktim. Ka mundësi të japësh hesap pse s’e ke realizuar këtë angazhim dhe këtë premtim?

6- Modifikim të sistemit të akcizave, thjeshtëzim të listës së mallrave sipas praktikës europiane. Nuk ka ndodhur deri më sot asnjë reduktim dhe asnjë thjeshtëzim. Ka mundësi t’u japësh llogari shqiptarëve në fund të mandatit tënd?

7- Parqet industriale dhe zonat e lira ekonomike. Në faqen 21 ka mundësi t’ju thuash shqiptarëve pse tetë parqet Kopliku, Shkodra, Vlora, Shëngjini, Lezha, Elbasani, Spitalla, Rushbulli nuk është vendosur asnjë tullë?

8- Ke premtuar në faqen 22, qeveria do të vazhdojë investimet në akset më të rëndësishme kombëtare të transportit rrugor si rruga e Arbrit, korridori i jugut, unaza e Tiranës. Jo vetëm këto akse, por edhe të tjera. I ke bërë të gjitha firmat e ndërtimit, në firma piramidale.

9- Në katër vitet e ardhshme ke thënë do ndërtoje 7.000 kilometra rrugë. Këtu për këto rrugët more dhe anatemove atë që ka thënë lideri i opozitës.

Z.kryeministër, s’ka pushtues dhe s’ka sistem komunist, fashist apo demokratik, që të mos bëjë rrugë. Dua të kujtoj këtu që të gjitha rrugët e Shqipërisë, përjashto dy, i kanë ngritur ose në kohën e Austro – Hungarisë ose në kohën e Italisë. Edhe Enveri që qe 50 vjet, dy rrugë, akse të reja të Mallakastrës dhe rrugën e dritës në mos gaboj, të gjitha të tjerat i ka hapur austriaku ose italiani. Enveri i zgjeroi dhe i asfaltoi kaq bëri dhe hapi rrugët e fshatrave. Edhe ti kaq po bën, po i zgjeron dhe po i asfalton se autostradë në Shqipëri s’ka asnjë kilometër.

10- Ke premtuar në faqen 23 z. kryeministër “të ndërtohen porte të reja për qëllime tregtare, industriale apo turistike”. Më thuaj ku është një port i ri në Shqipëri? Je në fund të mandatit.

11- Brenda vitit 2011 ke thënë do të përfundohen të gjitha impiantet e përpunimit të ujërave të zeza të kanalizimeve, për mbetjet e ngurta të gjitha zonave bregdetare të vendit. Nuk është mbaruar as në Durrës, nuk është mbaruar as në Shëngjin, nuk është mbaruar as në Velipojë. Ka mundësi t’ju japësh llogari zgjedhësve që të mbaroi mandati pse i ke gënjyer dhe pse s’e ke zbatuar?

12- Ndërsa ke nisur ngritjen e pesë landfillëve në qytetet më të mëdha të vendit ke premtuar që t’i përfundoje ato. Më thuaj cilën nga këto ke përfunduar, qoftë edhe një. Ka mundësi t’u japësh shpjegime shqiptarëve?

13- Ke premtuar në programin tënd ambicioz, për ullirin. Synoje që në fund të katër viteve, pra tani, numri i rrënjëve të ullirit, do të ishte 20 milionë në prodhim. Sot Shqipëria numëron vetëm 7 milionë. Dhe me të gjitha këto që ke premtuar së bashku me arrorët në qoftë se do të marrë për bazë fjalët e tua sot në Shqipëri duhet të ishte e mbjellë me ullinj dhe me arrorë 35% e sipërfaqes së tokës shqiptare. Ka mundësi t’u japësh llogari shqiptarëve pse s’e ke përmbushur edhe këtë angazhim.

14- “Fondet buxhetore” ke thënë për bujqësinë “do dyfishohen brenda katër viteve” në faqen 27 të programit tënd. Nuk bëhet fjalë për dyfishim të fondeve buxhetore për bujqësinë, përkundrazi, ka pakësime.

15- “Ne synojmë” ke thënë, “që në një hark kohor afatmesëm të dyfishojmë prodhimin bujqësor dhe blegtoral në Shqipëri”, në faqen 27. Do të duhen të paktën 20 vjet me këto ritme të prodhimit bujqësor dhe blegtoral që të dyfishohet prodhimi. 16- Zonat turistike do të zhvillohen mbi bazën e planeve të përgjithshme dhe tematike. Nuk është miratuar deri më tashti asnjë plan, as i përgjithshëm dhe as tematik. Ka mundësi të thuash pse nuk e ke përmbushur edhe këtë premtim?

17- “Qeveria” ke thënë “do të dyfishojë buxhetin për shkollimin, trajnimin, kualifikimin, përshtatjen e aftësive të të papunëve etj. Do të përdorim stimuj fiskal për punëtorët në vitin e parë të punësimit të tyre”. Fondet për formimin profesional janë pakësuar gjatë qeverisjes tënde katër vjeçare, jo vetëm që s’janë dyfishuar sipas premtimit tënd të programit tënd, në faqen 32.

18- “Borxhi publik” ke thënë, “do të jetë në nivelin 50% të Prodhimit të Brendshëm Bruto”, në faqen 32. Ka mundësi t’u thuash shqiptarëve pse sot e ke 63%. Pse?!

19- Norma e investimeve publike e private të prodhimit të përgjithshëm bruto do të arrijë në 30%, në faqen 33. Investimet publike dhe private sot janë në rënie nga viti në vit të qeverisjes suaj.

20- Ndërsa synohet që niveli administrativ i papunësisë të ulet në 11%, sot z.kryeministër e ke 13%. 13% sipas INSTAT-it tënd.

21- Po kështu rritja e pagave dhe pensioneve me prioritet, ato të ulëtat do të vazhdojnë dhe në vitet e ardhshme me një nivel rritje 10%, ke thënë në faqen 23. Në 2012 z.kryeministër pagat janë rritur vetëm 5% dhe po kaq edhe pensionet. Ka mundësi të thuash se pse ke gënjyer?

22- Do të rrisje së paku 10% numrin e nxënësve që do të ndiqnin arsimin profesional. Ka mundësi t’u thuash shqiptarëve pse numri i nxënësve në shkollat profesionale është ulur jo vetëm që s’është rritur sipas përqindjes së premtuar tënde, është ulur në 20%?

23- “Qeveria integrimit” ke thënë “deklaron se shpenzimet publike dhe private për arsimin, shkencën do të arrijnë në 7%”, në faqen 36. Ka mundësi të thuash dhe t’u japësh llogari shqiptarëve se pse shpenzimet publike për arsimin në 2013 jo vetëm që s’janë 7%, por janë vetëm 3%?

24- Fondi për shkencën, teknologjinë dhe inovacionin do të ishte 0.6%. Ka mundësi t’u thuash shqiptarëve që pse ky fond është tre herë më i vogël sesa angazhimi dhe premtimi që ke marrë.

25- Realizimi i sistemit shëndetësor cilësisht do të jetë motoja dhe zemra e reformave gjatë vitit 2009-2013. Ka mundësi t’u thuash shqiptarëve që pse shërbimi shëndetësor është katandisur në këtë farë derexheje. Kështu mund të vazhdojmë për buxhetin e shëndetësisë që ke premtuar që do ishte 60% dhe sot është 20%. Kështu, do të vazhdoja për pensionet që ke premtuar që do të ishin 10% dhe 15% për fshatin që kanë qenë 4 dhe 5% dhe maksimumi 7% në fshat. Kështu do të thosha që edhe brenda vitit 2011 do përfundoje masterplanin e zhvillimit të turizmit, në zonat malore nuk është miratuar asnjë masterplan.

Për të arritur tek korrupsioni që ke thënë me duar të pastra dhe e le Shqipërinë tani në ikje në vendin e fundit në Europë për shkallën e korrupsionit. E kështu do të thosha për kriminalitetin, i cili gjatë këtij mandati në krahasim me vitin e parë të mandatit tënd është trefishuar.

Këto duan të dëgjojnë shqiptarët nga ty në mbyllje të mandatit tënd katër vjeçar dhe jo anatemimet që i bën opozitës dhe lidershipit të saj.

Redaksia Online March 28, 2013 20:13
Komento

2 Komente

  1. Agushi March 29, 06:26

    Me ne fund degjuam dicka konkrete nga opozita per qeverisjen e mbrapshte te Berishes. Megjithese keto nuk jane te gjitha. Nuk i jane permendur krimet qe ka bere, nuk i jane permendur vjedhjet e familjes dhe personave prane tij, nuk i eshte permendur drejtesia qe eshte per toke etj. gjithsesi per te gjiha keto ai duhet te pergjigjet, ne mos sot, do te vije nje dite qe shqiptaret do ta mesojne te verteten.

    Reply to this comment
  2. Adih January 10, 19:30

    26 _ ke premtuar te zbatosh kushtetuten ligjin nr 181 te saj , dhe per kete ke bere nje betim ,ku te shkoje prona tek i zoti dhe jo te hajdutet e socem , Sali psa se ke mbajtur fjaen . G RUCI:

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*