Ruçi ka një përgjigje mbi pajisjen e kosovarëve me pasaporta shqiptare

November 6, 2017 13:29

Ruçi ka një përgjigje mbi pajisjen e kosovarëve me pasaporta shqiptare

Kërkesën e Presidentit Thaçi që kosovarët të pajisen me pasaporta shqiptare për të qenë të lirë të lëvizin në vendet shengen, kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi i dha një përgjigje ditën e sotme duke thënë se kjo është një çështje që duhet zgjidhur me BE dhe jo shqiptarë me shqiptarë.

Në një konferencë për mediat, me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, kryeparlamentari shqiptar tha se BE nuk duhet ta lërë Kosovën si një ishull të izoluar, pasi të gjitha rekomandimet e kërkuara shteti i Kosovës i ka plotësuar.

Ruçi: Unë e kam ndjekur atë që Presidenti Thaçi i kërkoi Presidentit Meta. Jam njohur edhe me kërkesën e zotit Thaçi dhe me përgjigjen e zotit Meta dhe sigurisht unë kam një përgjigje. Ajo është se ne jemi dhe mbështesim një zgjidhje të BE për çështjen e vizave për qytetarët e Kosovës. Kjo është Zgjidhja që BE nuk duhet ta lerë një ishull të izoluar qytetarët e Kosovës.

Do të bëjmë gjithçka që të gjitha barrierat që ekzistojnë deri tani, prandaj dhe unë në një konferencë të më mëparshme deklarove se inkurajojmë të gjitha forcat politike që edhe demakracioni që është vendosur të zgjidhet, por unë do të mendoja që Kosova i ka plotësuar të gjitha ato rekomandime që ka bërë BE për liberalizimin e vizave. Të gjithë ne bashkë duhet të kërkojmë që ky proces të bëhet realitet për të mos u zgjidhur shqiptarë me shqiptarë, por për tu zgjidhur me partnerët ndërkombëtarë me BE dhe liberalizimi të bëhet realitet. Sigurisht duhet pak durim..”, tha ai.

November 6, 2017 13:29
Komento

2 Komente

  1. Sulo kapedani November 6, 17:42

    Edhe durimi ka kufi,ne fund,bashkimi i Kosoves me Shqiperi, çdo shqiptar ta shijojè se çdo te thotè LIRI.

    Reply to this comment
  2. Neve November 7, 08:32

    Mos e beni ate kurveri qe beri saliu duke u dhene pasaportat shqiptare se do te jete katastrofe e brendeshme dhe e jashtme per Shqiperine

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*