Ruçi: Negociojmë nëse ndryshoni mendje për KQZ

Redaksia Online April 18, 2013 18:31

Ruçi: Negociojmë nëse ndryshoni mendje për KQZ

Kuvendi nisi me debate punimet e seancës plenare të radhës, ku në fillim të rendit të ditës ishte diskutimi i marrëveshjes për aderimin e Republikës së Shqipërisë në marrëveshjen e Londrës, për patentat europiane. Replika mes Topallit dhe deputeteve te PS kane ndezur seancen e sotme te parlamentit.

Deputetët e opozitës, duke marrë shkas nga marrëveshja e patentave, deklaruan se “patenta” më e rëndësishme europiane, është ajo e shtetit ligjor, që nuk ekziston në këtë vend.

Gjatë fjalës së tij në seancën e sotme parlamentare, kreu i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruci, akuzoi maxhorancën për politizim të institucionit të administrimit të zgjedhjeve dhe për shkatërrim të standarteve demokratike. Ndërkohë, kolegu i tij demokrat, Astrit Patozi siguroi se zgjedhjet e 23 qershorit do të zhvillohet pavarësisht përpjekjeve të opozitës për ti bllokuar.

Situata në KQZ, pas dorëheqjeve të njëpasnjëshme të dy anëtarëve të propozuar nga opozita, dhe lirimit nga detyra të ish-anëtarit Ilirian Muho, ishte në qendër të debatit të sotëm në parlament. Palet te nxehura’ pas ceshtjes se anetarit te KQZ dhe koalicionit te LSI kane debatuar ashper mes tyre.  

-Kreu i grupit parlamentar, Gramoz Ruci theksoi sot se PS do të votojë sot në Kuvend disa nga pr/ligjet, por argumentoi pse nuk do të ndodhë e njëjtja gjë me pr/ligji për dhënien falas të trualleve për ndërtime për institucione arsimore
“Znj kryetare lidhur me pr/ligjin për patentën parlamentare, PS do e votojë Pro, vetëm për faktin se është pjesë e detyrimeve që rrjedhin nga Marrëveshja e Stabilizim Asocimit. Ndërsa pr/ligji i dhënies së truallit për institucionet arsimore, jemi kundër për përdorimin me një euro për cdo biznes privat.
Së treti pr ligji për taskin kombëtare, jemi Pro se u kthen shqiptarëve 25 milionë dollarë në vit. Sa i përket 2 pr ligjeve që hëngrën më të madhe, ato për Kodin Civil do e votojmë Pro, sepse 92% e neneve janë atribut e pjestarëve të opozitës në komisionin e ligjeve të opozitës”.

Redaksia Online April 18, 2013 18:31
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim