Ruçi-politikës: Të mësojmë nga myslimanët për të kapërcyer mosmarrëveshjet

August 11, 2019 16:27

Ruçi-politikës: Të mësojmë nga myslimanët për të kapërcyer mosmarrëveshjet

Me rastin e Festës së Kurban Bajramit, Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, iu drejtua me një mesazh urimi e reflektimi besimtarëve myslimanë shqiptarë, brenda e jashtë vendit. “Dita e Kurban Bajramit është një ngjarje e shënuar, që sjell dritë, buzëqeshje e shpresë në sytë e çdo besimtari. Prej kohësh, kjo festë i ka kapërcyer kufijtë e Islamit, madje edhe kufijtë e besimeve fetare, dhe ka bujtur në çdo vatër shqiptare, si një kujtesë e vlerave të përbashkëta me njeri-tjetrin, fqinjët dhe popujt e tjerë dhe tregues i rrënjëve të përbashkëta të besimeve fetare në botën e sotme.

Myslimanët shqiptarë, ashtu si dy miliard besimtarët myslimanë të globit, e përjetojnë Kurban Bajramin si një festival sakrificash dhe shprese për arritjen e lumturisë. Kjo ditë është një shfaqje e humanizmit dhe solidaritetit njerëzor, dashurisë për të tjerët, nevojtarët, të pamundurit dhe të varfrit. Është detyra jonë të kontribuojmë që këto vlera të besimtarëve të përshkojnë gjithë shoqërinë dhe t’i jetërsojmë ato në politikat tona për zhvillimin social e njerëzor, në shërbimet sociale e shëndetësore.

Modernizimi i shërbimeve dhe i jetës publike e private mund e duhet të harmonizohet më mirë e më natyrshëm me humanizmin, bujarinë, filantropinë dhe përkushtimin e besimeve dhe besimtarëve ndaj të mirës komunitare e publike. Le të mësojmë të gjithë nga toleranca e myslimanëve shqiptarë, të cilët po rrëzojnë mitet e gabuara mbi Islamin dhe po afirmojnë vlerat e tyre properëndimore, proeuropiane e prodemokratike.

Kurban Bajrami na mëson se nëpërmjet besimit mund të kapërcejmë mosmarrëveshjet, ndarjet e konfliktet politike e shoqërore dhe të mirëkuptohemi e bashkohemi nën flamujt e vëllazërimit, dashurisë dhe devocionit për Shqipërinë.

Toleranca fetare e myslimanëve dhe gjithë besimtarëve shqiptarë të na shërbejë si frymëzim për tolerancën politike dhe bashkëpunimin midis individëve, forcave politike dhe institucioneve në të mirë të Shqipërisë. Besimi në librat e shenjtë të na shërbejë për të konsoliduar besimin te Kushtetuta, ligjet e parimet tona demokratike, në shërbim të së ardhmes europiane të Shqipërisë.

Myslimanët shqiptarë meritojnë respektin dhe mirënjohjen e të gjithë shoqërisë për urtësinë dhe nderimin ndaj besimtarëve e besimeve të tjera dhe përulësinë e dedikimin e tyre ndaj shqiptarisë. Le ta dëshmojmë nderimin tonë për këtë ditë të shenjtë, duke ushqyer bashkimin mbi ndarjen, shpresën ndaj humbjes së besimit, gëzimin ndaj dëshpërimit, bujarinë mbi makutërinë, sakrificën ndaj egoizmit dhe, mbi të gjitha, madhështinë e Shqipërisë ndaj vogëlsisë së interesave partikulariste të ditës”, shkruan në mesazhin Gramoz Ruçi.

 

 

b.b/dita

August 11, 2019 16:27
Komento

8 Komente

  1. Ai August 11, 18:06

    Cfare do mësojme nga myslimsnet shqiptar ne o Gramos turku, terrorin qe bene pese shekuj me turqit ndarjes ne katolikeve.
    Ju islamiket duhet te mesoni nga ne katoliket që po u japim strehim, buke dhe kulture.
    Po cfare do presesh nga turoishak Gramoz Rruçka

    Reply to this comment
  2. inat August 11, 19:00

    Prandaj jemi zhutur ne ate llume!!! Se skemi mesuar nga myslimanet ? sepse jane shume te ditur dhe te kulturuar…..mos e thente zoti…..shikoni vetem veshjen e femrave si i trajtojne pastaj me thoni per ata muter

    Reply to this comment
  3. Aaiu nga Selenic August 11, 19:04

    I nderuar Z. Ruci. Sa per tre fet shqiptare duhet te themio qe kan nje far ub iteti te mire, pore Myslimanet asnjeher nuk kan len gjurme te mira.
    Qe nga Koha e Profetit Muhamet Myslimanet kan bere lufte ndervete.
    Edhe sote at behen cop e cika duke futur bomben ne gji dhe duke vrare me dhjetra.!
    Ketu nuk e ke gjetur celsin .!

    Reply to this comment
  4. Bredhi August 11, 19:23

    Keto thuaja bajraktarit tend, Rames,qe jo vetem nuk di te komunikoje me njerezit,por perdor edhe nje fjalor RRUGACESH!
    Dhe une kujt ia them,Gramozit,qe i rri gati-tu Rames ne kembim te postit partiak e shteteror!
    Ik o Ruci,se ti je per shtepine tende e jo per ne te tjeret!
    Futi nje pordhe dhe u krye puna jote!

    Reply to this comment
  5. MH August 11, 20:55

    Mos harro te pershendese edhe kur te vijne pashket e katolikve dhe te ortodoksve qe ti thurish te njejtat fjale,mesazh: Të mësojmë nga kristiant për të kapërcyer mosmarrëveshjet.Ne te kunderten del i njianshem dhe teper i rrezikshem.
    Ti me mesazhin drejtue myslimanve don ti marresh me te mire sikur keto dijne ti kapercejne mosmarrveshjet.Ne fakt historia per fen islame flet te kundertren.Cdo penges e kaprcejne me shpate ne dore.

    Reply to this comment
  6. Hosteni August 11, 22:28

    T’i themi faleminderit Enver Hoxhes qe na beri ateiste dhe shumica e shqiptareve nuk e can trapin per fe, se te ishte per myslimane apo katolike, kokat do hanim. Por ti o Gramoz Ruci dole mut si shefi jot.

    Reply to this comment
  7. Hekuran isai shoku gramozit August 12, 03:15

    Po ky kur o besimtar qe fuste njerezit ne burg kur festonin bajramin fshhehurazi ik mor mot hale. O kriminel

    Reply to this comment
  8. Genti August 12, 18:02

    Turqit e sollen fene me terror e genocid per te na zhdukur identitetin.Dhe shume shqiptare nga injoranca apo padija pak nga pak humbasin ne turqelinj.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim