Ruçi pret Menduh Thaçin: Roli i faktorit politik shqiptar, i rëndësishëm për Maqedoninë

September 18, 2018 20:37

Ruçi pret Menduh Thaçin: Roli i faktorit politik shqiptar, i rëndësishëm për Maqedoninë

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, priti sot në Kryesinë e Kuvendit Menduh Thaçin, Kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare në Maqedoni. Gjatë takimit u diskutua mbi rakordimin e qëndrimeve mbi zhvillimet e fundit në Maqedoni.

Ruçi vlerësoi përpjekjet inkurajuese të Qeverisë së Maqedonisë në mbështetje të sundimit të ligjit, përmbushjes së reformave strukturore dhe rimarrjes së kursit Euro-Atlantik të vendit, forcimit të bashkëpunimit rajonal dhe zgjidhjes së çështjeve me fqinjët.

Ai vlerësoi rolin konstruktiv dhe aktiv të faktorit politik shqiptar në këtë proces dhe nënvizoi se Shqipëria inkurajon kohezionin e faktorit politik shqiptar që të bëhet protagonist i ndryshimeve transformuese që i mundësojnë vendit fqinj të përparojë në procesin e anëtarësimit euroatlantik. Shqipëria, vuri në dukje Ruçi, mbështet procesin e integrimit euro-atlantik dhe avancimin e të drejtave të shqiptarëve të Maqedonisë, në përputhje me angazhimet evropiane dhe normat ndërkombëtare.

Thaçi falënderoi Gramoz Ruçin për takimin dhe mbështetjen e Shqipërisë në këtë fazë të rëndësishme të zhvillimeve në Maqedoni. Ai vuri në dukje se faktorët politikë shqiptarë në Maqedoni janë në një mendje dhe po punojnë bashkarisht për të nxitur shqiptarët të marrin pjesë, pa kushte, në referendumin e 30 shtatorit.  Këtë kërkojnë edhe aleatët strategjikë të shqiptarëve, ShBA dhe BE.

M.H/ Dita

September 18, 2018 20:37
Komento

1 Koment

Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*