Ruçi sulmon Kokëdhimën: Projektet pilot po dëmtojnë partinë

March 19, 2016 15:11

Ruçi sulmon Kokëdhimën: Projektet pilot po dëmtojnë partinë

Gramoz Ruçi, një ndër themeluesit e forcës më të madhe politike në vend dhe kryetari aktual i Grupit Parlamentar të saj iu kundërvu deputetit Koço Kokëdhima.

Pa përmendur emrin e tij, Ruçi foli për të “ashtuquajtura projekte pilote” brenda partisë dhe reforma, që sipas tij, po dëmtojnë Partinë Socialiste.

“Unë jam për rregulla të forta dhe domosdoshmërinë e zbatimit të tyre, jam për unifikim dhe zbatim të unifikuar të rregullave të partisë në të gjithë territorin dhe jo për të ashtuquajturat projekte pilote në emër të të ashtuquajturave reformë në parti për të krijuar një çorganizim të organizuar që dëmton frymën, dëmton organizimin dhe veprimin politik. Jam për veprim politik të çdo anëtari të Partisë Socialiste”, tha ndër të tjera ai.

Kjo deklaratë e Gramoz Ruçit mbërrin pas asaj të bërë nga Koço Kokëdhima, i cili foli të enjten në Top Story për një strukturë rajonale në Vlorë e Gjirokastër. Ai tha se struktura shërben për të lehtësuar në gjetjen e burimeve njerëzore të afta dhe të kualifikuar në një hapësirë më të gjerë.

March 19, 2016 15:11
Komento

1 Koment

  1. Koco March 19, 18:52

    Kocoja eshte me te drejte nje lider , moderator , reformator dhe nje Ideollog dhe Ekonomist i nivelit te larte Europian , Ruci bem mire te kuptoje se eshte jashte kohe , dhe se i ben sherbimin me te mire partise te lere postin e Kryetarit te Asamblese se u bene te perjetshem .Dhe fakti eshte se P S nen drejtimin e Rucit per gjithe keto vite nuk ka funksjonuar .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*