Ruçi thërret në takim krerët e grupeve, çfarë pritet të ndodhë sot

September 13, 2017 13:13

Ruçi thërret në takim krerët e grupeve, çfarë pritet të ndodhë sot

Pas seancës maratonë në Parlament, ku është diskutuar e më pas miratuar me 78 vota pro dhe 51 kundër programi i ri qeverisës, Qeveria “Rama 2” do të betohet sot në orën 17:00 para Presidentit Ilir Meta. Ky moment shënon zyrtarisht dhe përfundimin e procedurave ligjore dhe nisjen zyrtarisht nga puna të saj.

E fill pas betimit, kryeministri Rama do të zhvilloje mbledhjen e parë zyrtare të qeverisë, me ministrat e rinj.

Miratimi i qeverisë dhe programit të saj në Kuvend u bë mëngjesin e sotëm pas një seance maratonë që nisi të martën në orën 09:00. Në diskutimet dhe debatet mbi qeverinë pothuajse folën të gjithë deputetët, ndërsa opozita (PD dhe LSI) u shprehën kundër.

Pas miratimit të programit qeverisës për 4 vitet e ardhshme, kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi ka thirrur në një mbledhje në orën 18:00 krerët e grupeve parlamentare.

Mësohet se në këtë takim që do zhvillohet në kryesinë e Kuvendit, krerët e grupeve do vendosin për seancën e radhës. Do të jetë pikësisht kjo seancë, në të cilën do të vendoset për ngritjen e komisioneve parlamentare.

September 13, 2017 13:13
Komento

1 Koment

  1. MH September 13, 18:44

    Ruçi thërret në takim deshet dhe cjepet e kemboreve.
    Me siguri do kendojne dhe kengen:Ku merzen cjapi me zile.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*