Rudina Hajdari përdor gjuhë të ashpër ndaj opozitës

March 21, 2019 14:16

Rudina Hajdari përdor gjuhë të ashpër ndaj opozitës

Rudina Hajdari ka përdorur një gjuhë të ashpër ndaj opozitës. Nga Parlamenti ajo tha se  dorëzimi i mandateve, u bë për të shpejtuar kalimin e pushtetit, duke e cilësuar këtë sjellje si ekstreme përgjatë këtyre 20 viteve.

“Ky model i vjetër politik, që nuk do t’ia dijë për të ardhmen e të rinjtë duhet të marrë fund. Kjo politikë e mbrapshtë e ekstremiteteve dhe ushqyer nga korrupsioni na ka sjellë në këtë situatë të pazakontë. Nuk ndërtuam kurrë kulturën demokratike. Dorëzimi i mandateve për të shpejtuar një kalim të pushtetit nuk është gjë tjetër vetëm përshkallëzim ekstrem i sjelljes politike të këtyre mbi 20 viteve. Asnjë nuk mund ta gjykojë vendimin tim. Do bëj hapa të sigurt larg politikës së vjetër”, tha ajo.

Pjesë nga fjalimi

Politika që nuk do ta dijë për të ardhmen e mijëra familjarëve, largimin masiv të qytetarëve, vlerat, moralin, paqen dhe jetën duhet të marrë fund.

Kjo politikë e ushqyer nga korrupsioni, nepotizmi, na ka sjellë në këtë situatë të pazakontë. Nuk është hera e parë që paqëndrueshmëria politike kërcënon stabilitetin e vendit.

Marrëveshjet e fshehta kanë sjellë që për tre dekada të mos i ndahemi thirrjes që e duam Shqipërinë si gjithë Evropa, unë u rrita me këtë thirrje, ne të rriturit u plakëm.

Nëse nuk heqim dorë nga etja për pushtet pa princip këtë thirrje do ta dëgjojmë nga fëmijët tanë.

Pyetja që bëri Ramiz Alia në atë takim, ishte: Doni pluralizmin e mendimit apo pluralizmin partiak? Ne pse zgjidhëm atë partiak nuk ndërtuam dot kurrë kulturën demokratike brenda grupimeve tona.

Pra dorëzimi i mandateve në bllok për të shpejtuar një kalim të pushtetit është përshkallëzim ekstrem i sjelljes politike të këtyre 28 viteve.

Ripërsëritja e krizave të brendshme në prag të vendimit për celjen e negociatave na ekspozon në mënyrë të rrezikshme ndaj influencave të tjera.

Nuk duhet vendi të shihet faktor destabilizues në Ballkan, por të ndërtojë ura zhvillimi me vendet e rajonit për të garantuar ecurinë drejt rrugës euroaltantike.

Të mos lejojmë që të bëhemi shembull i rrezikshëm në sytë e botës. Një qeveri që vazhdon të mos pranojë me arrogancë gjendjen e mjerueshme të shqiptarëve, mosluftimi i krimi të organizuar, vrasjet në qendrat e qyteteve, abuzimi me fëmijët, papunësia, largimi masiv i qytetarëve, janë epidemi shkatërruese për vendin. Kjo qeveri e dalë nga fitore gjysmake e votuar nga 23% e shqiptarëve nuk do tja dijë më as për mbështetësit e saj. Keqpërdorimi i fondeve publike dhe nëpërkëmbja e dinjitetit njerëzor ka shkatërruar besimin e çdokujt.

Unë ashtu si cdo deputet që është këtu, jam përgjegjese para zgjedhësve të mi, që më kanë votuar, por edhe atyre që nuk më kanë votuar. Një ditë do të gjykohem për rezultate, ose jo, asnjë nuk e gjykon dot vendimin tim, unë do të bëj hapa të sigurtë drejt parimeve të mia, larg politikës së vjetër. Do vij me propozime konkrete. Arsyeja pse jam në politikë dhe qëndrova në Kuvend është se dua të sjell frymë të re parlamentare që do t’i japë fund njëherë e përgjithmonë tranzicionit në vend.

l.h/ dita

March 21, 2019 14:16
Komento

17 Komente

  1. Monteskie March 21, 14:34

    Na ishin lodhur syte e veshet, perhere Saliu, Edi; Luli, Mediu, Iliri, Fatosi, Thuthuqi, Mul Noka, Dash Shehi, Iliri, Monika, Vasilka etj.
    Ohhhhhhh, me ne fund nje ze ndryshe nga te tjeret, diçka e re, shpresojme qe te jete nje rilindje e vertete per politiken shqiptare.

    Reply to this comment
    • Koli March 21, 22:49

      Ashtu eshte vertete jemi lodhur me ato fytyra te urryera.Dhe ajo dhembecakallja e Lsi-se eshte e re ne moshe po eshte mut si Kryemadhja.

      Reply to this comment
  2. xha temja March 21, 14:44

    Bravo per fjalen e mbajtur te pjekur dhe te matur nga nje vajze kaq e re. Uroj te ecesh para megjithe veshtiresite e politikes sone qw po qelbet edhe nga te rinjte e LSI.

    Reply to this comment
  3. asd March 21, 14:49

    Fjalim i mire.

    Reply to this comment
  4. MH March 21, 15:28

    Kjo vajzuke por burrnesh si burrat e kuvendit te asaj malcie te hershme si dhe sot qe nxorri burra te zot.Si per pushke por edhe per urti e pende e te ndershem sic ishte Bac Bajram Beg Curri i Tropojes.
    Kjo trashegon guximin e te Atit.Por ne shpirtin e Saj gjindet mendje e urte e plot vitalitet sic e do e mira e vendit,kuvendit ne popull me popullin per popullin.
    Pozicioni qe po vendos veten kjo burrnesh po ia shkyen e catallon masken e ftyres te urryer tropojanit Marshallit vicidolas Berisha.Bashke me ket vicidolas po ia shkatrron gjithe te djathtes kriminele te korruptuar qe i vrane Baben e vet per te uzurpue pushtetin pa finish.
    Partia demokratika asht pronesue si qet e kularit ne oxhakun e kulles Berishajve.Kjo duhet te marrin fund .Kete fund e ka ne dore vete burrnesha e Tropojes me sens pozitiv ne mbeshtetje me rruge ndershmerie ne interres te popullit shqiptare.
    Tu baft dita nji mije oj sokolesha e Tropojes.Para dhe vetem para e syni te mos baj terrte.
    Te rrijme shtrembet e te flasim drejt.Por, te rrijme drejte e te flasim shume ma drejte.
    Me te thane te drejten pike rrespektit nuk kam per tand ate.Njeri vertet me sense negativ.Qendrimi i Yt me admiron per shpirtin tend me krenari e vullnet nisun ne nji rruge te veshtire qe do perballeni me kamikaz e te ndryre te vrasesit te Atit tand nga shkjesi Berisha.Por,Ti do ti eklipsosh,si ujte e kronit qe del i lire,me lehtesi.
    Pershendetje prej meje MH.

    Reply to this comment
  5. Andi March 21, 16:05

    I ka keshilltaret e mire.Amerika dikton,Rudina zbaton…

    Reply to this comment
  6. valentina March 21, 16:20

    Cirrja masken vrasesve te babait tend qe menduan te perdornin bijen e babait, ashtu sic kishin perdorur babain per interesat e tyre te erreta, nese keto qe thoni jane fjale qe ju dalin nga zemra,kurre mos nguroni tu tregoni vendin duke ia numuruar ne sy cilido qe ka kontribuar ne shkaterrimin e jeteve dhe enderrave te shqiptareve, thenia se nga ferra del trendafili do deshiroja te merrte jete.

    Reply to this comment
  7. fteri March 21, 16:33

    Shumë urime Rudinë për një fjalim e koncept ndryshe me gjithë zemër për ta parë shqipërinë në europë .

    Ndryshe nga huliganët e klasës politike të 30 vjetve ,djathtas e majtas ,por veçanrisht të PD-së sharlatane të Sali shpellarit ai që të vrau shpresat e shqiptarët dhe babanë tëndë ,pas shpine dhe tani si hipokrit i çon lule .

    Ndryshe nga fjalimet luftënxitëse të hajdut ,tradhëtar,vrasës të Nastradin Lul .Holandezit në luftë me mullijtë e erës . Ndryshe nga skuthëllëqet e kalit trojës Ilr Metës që kërkon flijim të jetës si Aldente ,dhe gruas tijë baxhellës Monika Kryemadhi ,hajdutes menagjuese të fshehët të floririt bankës shqipërisë.

    Ti flet ndryshe nga gratë e parlamenti si të majta apo të djathta qofshin ,je pa hile ,je e bardhë si bora ndaj halleve të atdheut tëndë ,na ke me vete.

    Ti mos u trembë fare se nga ferra e familjes tënde PD-së gjithmon lindë trëndafili ,dhe ti je një trëndafil që ka aromë ndryshe ,ka shpresë,kjo pritet . .Këtë shqipëtarët e presin e kuptojnë e mbështesin si brez të ri dhe si kulturë të re , europiane dhe amerikane.Bravo presim lajme të mira dhe do keni mbështetje gjithmon në rritje me këto mendje e vullnet që shpalos.

    Reply to this comment
  8. intelektuali March 21, 16:50

    Duket ashiqare qe pa Rudines qendrojne njerez te pushtetshem qe duan ndryshime politike rrenjesore ne vendin tone dhe mendoj se kjo eshte nje risi pozitive ne politike per te larguar Dinosaurit Prehistorike te Enverit,

    por:

    PSE ENVERISTAT PERKRAHIN GOCEN E AZEMIT?

    Une per vete them qe qeverisja IBRET e majte e Edvin Droges eshte nje nga arsyet qe fanatiket e Enverit te lavderojne gocen e Azemit qe ishte nje nga antienveristat me te eger ne fillim te Demokracise,

    por:

    PER INAT TE SIME VJERRE DO SHKOJ TE PALLOHEM ME MILLONAIN

    Kjo praktike nuk ka qene shume aktuale per fanatiket e Enverit besnike deri ne vdekje te Kauzes se Partise dhe kjo tregon per nje ndryshim jo te vogel,

    prandaj:

    C’A KA BO VAKI?

    Ose Rudina Hajdari po kerkon realizimin e saj politik duke anatemuar Lulzim Bashen, ose enveristat e Edvinit kane kaluar ylberin dhe jane bere te djathte me fanatike se vete Papa i Vatikanit duke i dhene shpresa goces se Azemit te beje te mundur ate qe nuk e enderroi dot i jati i saj. Eshte e qarte qe synimi eshte projektuar tashme,

    por:

    A DO TA ZEVENDESOJE RUDINA BEDELIN E SALIUT LULAZIM BASHA?

    Kete mbetet ta shikojme se shpejti.

    Reply to this comment
  9. intelektuali March 21, 16:51

    Duket ashiqare qe pas Rudines qendrojne njerez te pushtetshem qe duan ndryshime politike rrenjesore ne vendin tone dhe mendoj se kjo eshte nje risi pozitive ne politike per te larguar Dinosaurit Prehistorike te Enverit,

    por:

    PSE ENVERISTAT PERKRAHIN GOCEN E AZEMIT?

    Une per vete them qe qeverisja IBRET e majte e Edvin Droges eshte nje nga arsyet qe fanatiket e Enverit te lavderojne gocen e Azemit qe ishte nje nga antienveristat me te eger ne fillim te Demokracise,

    por:

    PER INAT TE SIME VJERRE DO SHKOJ TE PALLOHEM ME MILLONAIN

    Kjo praktike nuk ka qene shume aktuale per fanatiket e Enverit besnike deri ne vdekje te Kauzes se Partise dhe kjo tregon per nje ndryshim jo te vogel,

    prandaj:

    C’A KA BO VAKI?

    Ose Rudina Hajdari po kerkon realizimin e saj politik duke anatemuar Lulzim Bashen, ose enveristat e Edvinit kane kaluar ylberin dhe jane bere te djathte me fanatike se vete Papa i Vatikanit duke i dhene shpresa goces se Azemit te beje te mundur ate qe nuk e enderroi dot i jati i saj. Eshte e qarte qe synimi eshte projektuar tashme,

    por:

    A DO TA ZEVENDESOJE RUDINA BEDELIN E SALIUT LULAZIM BASHA?

    Kete mbetet ta shikojme se shpejti.

    Reply to this comment
  10. fteri March 21, 17:00

    Rudina fjala jote në parlament ishte plot DRITË .

    Bëri jehonë ,kishte jetë ,kishte forcë ,kishte pastëriti,kishte ndershmëri , i çarmatosi deputetët si edhe ato që kan vdekur kan dorzuar mandatet ,si jashtë e brenda shqipërisë ,fjalimi jot i gjeti të papërkatitur moralisht e politikisht të gjithë deputetët e parlamentit si,gra e burra ,mbetën në minorancë të vegjël sa dhuna e protestuesve të bashkuar të opozitës të mjerane të F.Nokës ,Jorida Tabakut,G.Strazimirit ,sytë që ti dalin të Albana Vokshit , kush ju dëgjoji ju shtrëbrua fytyra ishin si mijtë para ideve e koncepteve tua.

    Klasën politike të 30 vjetve e çarmatose,e zhburrërove me faktet e zeza që ka bë ndaj popullit e atdheut vet =turp të ketë .E reja qaftë e shkoftë gjithmon përpara për hallet e këti populli të vuajtur tash 30 vjet na nxinë jetën..

    Reply to this comment
  11. Deja vue per 30 vjet March 21, 17:23

    Gjeja me e lehte te mbash fjalime.
    Po sikur pas Rudines te jete Sale vicidoli?
    Vellai i saj Kiri, me Salen ne demonstrate dhe kjo ne parlament.
    Rudina do te ishte shpetimi i Sali Berishes sic ishte Sali Berisha shpetimi i Ramiz Alise e kompani.

    Reply to this comment
  12. Deja vue per 30 vjet March 21, 17:24

    Gjeja me e lehte te mbash fjalime.
    Po sikur pas Rudines te jete Sale vicidoli?
    Vellai i saj Kiri, me Salen ne demonstrate dhe kjo ne parlament.
    Rudina do te ishte shpetimi i Sali Berishovicit, sic ishte Sali Berisha shpetimi i Ramiz Alise e kompani.

    Reply to this comment
  13. Edkokaina March 21, 17:40

    Me te thene e me te bere esht ne mes nje dete i tere.Edhe Rama ka thene fjale te bukura plot shprese dhe dinjitet para ardhjes ne pushtet
    por me pas e dhjeu me keq se Nano,Berisha dhe Meta marre sebashku,droge,fukarallik,papunsi,korrupsin,hajdutllik,maskarallik

    Reply to this comment
  14. Fidel Kastro March 21, 18:02

    Kur te levdojne bolsheviket kuptohet se je ne rruge te gabuar moj vajze !!!!!!!!

    Reply to this comment
  15. mohikani March 21, 20:52

    A new dynastie is born.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*