“Pyetja PSE na kthen në kohën e Nexhmijes”

February 8, 2016 10:28

“Pyetja PSE na kthen në kohën e Nexhmijes”

Gazetarja Rudina Xhunga u përgjigjet kritikave pse ka risjellë edhe njëherë në ekran bashkëshorten e ish diktatorit Enver Hoxha, Nexhmije Hoxhën.

Përmes një artikulli, Xhunga thotë se nëse nuk do e kishte intervistuar ajo, do e bënin kolegët e tjerë ndërsa thekson se nuk janë gazetarët ata që duhet t’u bëjnë gjyqet personazheve.

Nexhmije Hoxha, do të japë sonte, intervistën e saj të fundit. Është lamtumira e saj, rrëfimi i një jete që nisi në Manastir dhe po mbyllet ne Laprakë. Është mesazhi i saj, kujtimi i 95 viteve, tregimi i jetës dhe punës me Enver Hoxhën, është brenga e saj, është besimi i saj, po sidomos është sfida e saj, sfida që i bëri jetës, një grua që nuk është thjesht dëshmitarja e pothuaj 10 dekadave histori Shqipërie, por protagonistja e pothuaj gjysmës së kësaj historie.

Ajo që më kalonte ndërmend, gjatë kohës që e intervistoja, jo gjatë atyre 5 orëve, por një viti parapërgatitje, është momenti kur Maria Antuaneta, po tregonte versionin e saj në gjyq dhe kur u ul, pyeti me zë të ulët: mos isha shumë krenare?

Kam dashur ta kem intervistën e saj të fundit dhe kam punuar për të. Mbi shumë dosje, ditarë, arkiv të familjes Hoxha. I madhi, ankth që kam, është mos, kur intervista të mbarojë, më merr Robert Shvarc në telefon, si dikur pas intervistës së parë, transmetuar në ‘99, në TVSH dhe më thotë atë fjalë: Pse?

Shvarc nuk është më, por unë e kam në mendje zërin e tij dhe i përgjigjem, pa më pyetur.

Nëse nuk do ta merrja unë, këtë intervistë, do ta bënte, Qafoku, Rakipi, Thano, Bugajski, e mijëra gazetarë të tjerë. Sepse në kohën tonë nuk bëhet më pyetja: pse e more atë? Kjo pyetje, na çon pas në kohë, na kthen në kohën e Nexhmije Hoxhës. Tani është koha që e lejon edhe atë vetë të flasë. Përndryshe, do të humbisnim dhe të vetmen çfarë kemi fituar këta 26 vjet, lirinë.

Problemi nuk është, pse e merr, as si e merr, se çdo gazetar që e ka takuar e di mirë, çfarë të lejon dhe çfarë jo, një njeri që të vë përballë heshtjes, për pyetjet që nuk i pranon.

E pyeta Nexhmije Hoxhën; Ju tregoni një Enver gati demokrat, liberal, të dashur, të dhembshur, por Enveri diktator, paranojak, ku është? Nuk u përgjigj, thjesht ktheu kokën nga kamerat dhe u kthye nga unë, për të thënë thatë: vazhdojmë!

Nëse unë do e marr këtë frazë dhe do e bëj spot, dhe do të vë mandej, reagimin tim dhe do e mbush emisionin me çfarë kanë thënë për Enver Hoxhën, ajo nuk është më dëshmia e së shoqes.

Kur koha të bëjë të vetën dhe të shuajë, jo kujtimet, por emocionet, ajo që do të mbetet, është rrëfimi i saj i fundit, që historianët, jo gazetarët, do ta ballafaqojnë dhe tregojnë historikisht.

Nexhmije Hoxha, sonte, do të tregojë në Vizion Plus, të vërtetën, sipas saj, jetën sipas saj, monologun e saj të fundit.

Kush do ta dëgjojë, nuk do të ndryshojë mendim, për të, as për 50 vitet e Enver Hoxhës.

Gjëja që unë uroj, të prekë dhe të ngacmojë ajo intervistë, është ajo ndjesia e pafuqisë paralizuese, që ndjen shqiptari, përballë shtetit, përballë të parit të shtetit, që dikur të jepte punë, burrë, shkollë dhe po të dilje nga rreshti, të internonte, të burgoste, të përjashtonte, të zhdukte.

Tani shteti, të lë pa punë, pa bukë, të çon në Gjermani, kur i del tepër, të zvarrit gjykatave, spitaleve, hipotekave, të lë të përfundosh në depresion, drogë, krim, prostitucion. Sepse kjo është psikoza jonë kolektive: e di shteti. E di i pari. Ai i di të gjitha.

Në thelb ne jemi ende në bunker, ne jemi paraqytetarë. Na mungon shpirti i rebelimit, i përplasjes, i vetëdijes, i vetëbesimit, që po t’i kesh, nuk të lënë, të nënshtrohesh para më të fortit dhe t’i hakërrehesh më të dobëtit. Që nuk të lënë ta shohësh shtetin si zot dhe veten si rob.

E pra, gruaja që do të shikoni sonte, në intervistën e fundit, ishte dikur gruaja e Enver Hoxhës. Po tani, si jeton, ku e çoi pushtetin, mos e trashëgoi? Si po e mbyll jetën, në atë dhomë, ato kushte, të krahasueshme me çdo familje shqiptare, në minimum jetese?

Nexhmije Hoxha e bëri burgun e saj, burgun e kafeve, jetoi për të parë zhvarrimin e të shoqit dhe përmbysjen e gjithçkaje ndërtoi dhe besoi në jetë. Tani çështja nuk është më a flet, apo çfarë tregon. Nuk është as, mos po e rikthejmë kohën e Enverit, duke intervistuar të shoqen. Se nuk ka njeri, a shans ta ringjallë atë kohë. As më nostalgjiku, jo më unë, që e kam parë në Televizor bardh e zi, kur isha në kopsht.

Problemi real, që duam t’i fshihemi, siç e kemi zakon me problemet, se e dimë që zgjidhen vetë, është: ku jemi, ku shkuam ne, kohë pas përmbysjes së atij regjimi?

Ja ku shkuam: Aleks Nika protestoi në demokraci dhe e vranë. Gruaja e tij i kërkon të drejtën një zyrtari të zakonshëm në Bruksel, se nuk e gjen dot, në vendin e vet. Ky është shembulli tipik i pafuqisë sonë për të gjetur të drejtën, për të protestuar, për të dënuar, për të ndëshkuar, për të besuar se jemi zot të kësaj toke dhe ata që janë ulur në zyrat e Enverit dhe Mehmetit, janë thjesht administratorë të radhës, jo mbretër. Janë të zakonshëm, të zëvendësueshëm, të vdekshëm, janë asgjë para fuqisë së qytetarit, që kërkon të drejtën e tij, deri në një.

Nuk na e kanë fajin intervistat. Nuk na e kanë fajin, as Saliu dhe Koçoja. Jemi ne që i krijojmë ata, dhe pastaj mërzitemi, kur gazetarët i intervistojnë. Sepse duam, gjyqin që nuk ia bëmë dot vetë, ta bëjë gazetari”.

February 8, 2016 10:28
Komento

15 Komente

  1. XUME PROTOPAPA February 8, 11:09

    ASKUSH NUK TE NDALON

    te intervistosh edhe me te fundit te mohikaneve, nese te ipet shansi per ta bere, por ajo qe kerkon nje pjese e mire e shqiptareve, eshte drejtimi qe do i ipje kesaj interviste te fundit.

    Me kete sufrazh mimoza-llasticash bardh e zi, duket qarte synimi yt, krijimi i idolit te gazetares se pa arriteshme nga te tjeret, te njeshes me fund zving e modus vivendi karrambolesk, e hundes se pathyeshme nga grusht-fjalet e te tjereve, ne nje shpalosje spektakolare te hipokrizise qe te mban te gjalle e te jep muze per te jetuar ne mizerabilitetin tend histori shpikese te pa faktuar.

    Akoma nuk dime çfare pyete e si tu pergjigj Xhuglinja e Manastirit maqedonas, qe mban barren e tmerreshme te groposjes qe ne te gjalle te te vetmit shqiptar qe arriti te krijonte shqiptarizmin jo vetem si nocion por ne radhe te pare si piramide prej graniti ne oqeanin dallgezi qe kerkoi ta gllaberoje ne shekuj.

    Po akoma edhe sot jeton me endrerrat bardh e zi te femijerise tende te llakaçitur mes baltes se rrugicave me muret me çerpiç e bishtit te maceve te qimerena nga mizerja e edukimit tend antishqiptar.

    Do shuhesh si ajo flluska e sapunit qe enderroje ne femijerine tende breke arrnuar, askush nuk do te te kujtoje per kete megallomani floke shkulure te stisur per te bere buje.

    Do apo nuk do ti dhe kush te fryn ne surrat, ate qe perjetuam ne pese dekada enveroxhizem, nuk mund ta ndryshosh dot, edhe po te te vije ne mend te na joshesh si modele arti per studentet e asaj godines tek kembet e universitetit te Tirones, ku dikur me mijera ngjitnim shkallet per ti dhene ketij vendi shkelqimin qe ti kerkon ta ngjyrosesh me erresiren tende peshtjelle ndjellese.

    Reply to this comment
  2. shqipe February 8, 13:28

    “… Se,me foshte gjithjne gjyshja mue: – O Xume,o xume! – Eeeee…. i foshja une. / A,c’na ha mun!…

    Reply to this comment
  3. SH.K February 8, 13:38

    BRAVO,
    Jo per nje ‘interviste’ e ke interviston qe nuk do krijonte as pronlem e as ‘lajm’ ne cilin do vend edhe te ‘Botes se trete’ por thjesht per kete qe thua: te behet paralelizem midis 2 Boteve:Para e pas ’90 ne nje ÇEREK SHEKULLI!
    Nje pjese e ish shqipetareve ku hyjne politikane,gazetare Xume e Protopapa Berisha,Blusha e karabusha nuk arrijne te kuptojne qe 25 vjet po ecim ‘drejt’ po me sens te kundert drejt origjines—-po vertetojne te kunderten e teorise darviniane te ‘evolucionit’ ku MAJMUNI nepermjet punes kthehej ne njeri ndersa 25 vjet njeriu i pa pune kthehet ne majmun e po na del BISHTI!

    Reply to this comment
  4. MH February 8, 13:40

    Nuk jam nostalgjike!
    Po ndjek e vlersoi PUNEN dhe jo GUNEN.
    Intervista e fundit.Pikrisht se asht e fundit asht pasuri historike kombetare.Nese nuk do i behesh kur dhe vete e intervistuara deshiron.Brezat e ma vonshem, do ta quanin humbje injorance e theksuar politike e politikes se sotme shqiptare.
    Une me botkuptimin tim ne thelbin e kuptimit pluralist demokratik ju pershendes fuqishem juve z.Rudina Xhunga qe merrni ne intervist z.Nexhmije Hoxha.
    Do te shtoi qe sot asht e pamundur dhe e papranushme nga vete injoranca politike ne mungese te kuptimit te mirefillet te termit filozofik “pluralizmit Politike”.
    Nese do kuptohesh thelbesisht ky term filozofik.Vonesa per ta rivaros diktatorin aty ku u preh separit asht e pafalshme.
    Ne perfundim:
    Uroj z.Xhunga per kete intervist finale!

    Reply to this comment
  5. Is Kadarja February 8, 14:52

    Shume drejte ke shkruar Rudina. Kane rene te gjithe ne kurthin e Sali Kriminelo-Hajduto-Tradhetarit qe u shkollua dhe beri kariere ne kohen e Enverit dhe sot shane gjithe diten ate per te fshehur te zezat e vetes, kurse ne harrojme ne ckohe te zeze jetojme dhe merremi me ate te Enverit. As mos ta ndjeje per Kulle karagjozin, qe ishte humorist vetem ne kohe te Enverit, dhe per asnje tjeter qe ne fund te fundit nuk ka mendje as bolja e Enverit.

    Reply to this comment
  6. gjermani i fundit February 8, 15:12

    Ke bere mire qe e ke intervistuar, se eshte e njerezishme te sillesh mire me te moshuarit. Po dijti njeri te me shpjegoje termin diktator sesi ka lindur do befasohen te gjithe, eshte krejt ndryshe nga ç’kuptohet ne leksikun e pergjithshem. Shteti eshte diktat; eshte njesoj sikur ne ushtri papritur t’i therrasesh te gjithe ushtare dhe rezerviste ne gatishmeri per lufte, nuk i pyet shume se çfare eshte demokracia dhe s’ka kohe t’i degjosh te gjithe se çfare mendje kane. Enver Hoxha ka drejtuar vendin ne nje kohe te veshtire per boten, te quajtur Lufta e Ftohte. Pra, ishte nje Lufte, por qe e ftohte, ate qe s’e bente arma e bente bllokada, çarku i veshtiresive ekonomike e mbi te gjitha rivaliteti me fqinjet per gllaberime territori. Organizimi i shtetit nuk ishte tipik fashist, mbeshtetur mbi dhunen dhe luften per territore. Kishte gabime, po patjeter qe njerezit gabojne, problemi eshte te gjesh nje rrugezgjidhje, si macja, te biesh gjithnje ne kembe, te mbijetosh, me nje fjale. Po sikur te mos intervistoje Nexhmijen, por te intervistoje Kallashin, per shembull. OK, Kallashi eshte ajo kengetare apo kercimtare, shyqyr qe s’ka lidhje me adashin e lufterave, por perse per Kallashin nuk do te polemizoje njeri?, Nuk polemizon(polemos ne greqisht i thone Luftes) askush se Kallashi tregon qyfyre qe nuk ngacmojne jermin e hiçmosgjese, mbretereshes se tallavase. Ne u mesuam te ankohemi pse dielli eshte top dhe jo karrike, pse uji i detit eshte i kripur dhe i lumit i embel, kur me komode do ishte anasjelltas, ne kohen e Enverit te thoshin qe per kete realitet kokeposhte keshtu paten vendosur imperialisto-revizionistet dhe me kaq mbaronte debati. Mbyllnin dhe TV ne 10 te darkes se te nesermen do shkoje ne pune, sot telenovelat turke dhe braziliane te lene pa ngrene buken qe e ke perpara duarsh.

    Reply to this comment
  7. intelektuali February 8, 16:15

    JUSTIFIKIMI I KUKUMJACKES SE KUQE RUDINA XHUNGA SHPREH NIVELIN MJERAN TE SHOQERISE SONE CIVILE

    Ne asnje vend ish komunist te Evropes Lindore nuk do te gjendet gazetar qe te guxoje te intervistoje kriminelet gjakatare te regjimeve komuniste qofte edhe ne burg, sepse keto intervista bien ndesh me MORALIN dhe normat etike te BE-se ku duan te integrohen keto vende, por ne Shqypni del nje gazetare si Kukumjacke e Kuqe si Rudina Xhunga dhe kerkon te mallengjeje debilet e Partise se Punes me kujtimet mashtruese te Nexhmijes qe bashke me burrin e saj sadist pervers mbushen lumenj me gjak njeriu ne vendin tone dhe nuk ndjejne asnje pendese per krimet e tyre monstruoze dhe Rudina Xhunga e paraqet kete si LIRI qe ja ka falur Demokrcia. A eshte keshtu? Mesiguri qe JO! Sepse LIRIA e fjales e Nexhmijes eshte NDESHKIMI i viktimave te tyre qe u masakruan pa meshire vetem sepse e donin Vatanin ashtu sic po kerkon te behet sot dhe jo ashtu sic e beri Enveri me Nexhmijen, nje CIFLIG feudal te rrethuar me tela me gjemba.

    Prandaj

    Ne intelektualet properendimore te masakruar nga Enveri dhe Nexhmija i themi Rudina Xhunges:

    TE KA RENE MORALI I GAZETARIT POSHTE BREKEVE O KUKUMJACKA E KUQE, SEPSE ME MIRE EMIGRANT NE GJERMANI SESA SKLLAVI I NEXHMIJES NE SHQYPNINE E ENVERIT KU PARTIA TE MARTONTE ME BUURRE QE TE SPIUNONTE ME PAS TEK SIGURIMI.

    Reply to this comment
    • gjermani i fundit February 8, 16:43

      heren tjeter Xhunga duhet te te marre ty ne interviste o inteLEKstradin, se duhesh degjuar edhe ti. Nuk ka asgje te keqe, biles mund te te marre per mire ky vit. Nuk ben vaki ne asnje vend te Evropes te marrin ne interviste per gomarlleqe nje gomar si ty, por une jam optimist qe edhe te tjeret mund te na imitojne pastaj. Do na mburre edhe Keshilli i Evropes dhe Keshilli i pleqve te rrjedhur e ben vaki te na anetaresojne me te drejta provizore ne bashkimin e pavarur te dyshekeve me pleshta.

      Reply to this comment
    • mano mano February 9, 04:23

      Ha, ha, ha ! Ti, intelektual perendimor ? Ti je nje rrote gomari qe nuk e ke shokun askund. Intelektualet diskutojne me argumente dhe jane bindes. Intelektualet nuk jane as qaramane, as shtriga qe rrine duke mallkuar dhe qe perdorin te njejtat fjale e shprehje, edhe kur flitet per ekonomine, edhe per artin, edhe per seksin. Prandaj, pirdhuu o intelektual kokebosh!

      Reply to this comment
  8. maxi February 8, 17:10

    O intelektual i leshit,por cfare inteletuali je ti more ,po ti je nje gjysemanalfabet,qe te duket vetja i ditur.A Einstein thoshte :zote na ruaje nga gjyemanalfabetet cka dine ata te llomotisin…

    Reply to this comment
  9. demo February 8, 17:17

    Rudina eshte e vetmja cope,qe permbush kushtet e Nexhmijes per interviste.Kjo eshte interviste sipas kerkesave

    Reply to this comment
  10. Ndjese Robert Shvarc February 9, 03:46

    Eshte e pamundur, Rudine,
    e pa mundur te justifikohesh…
    Sa bukur e rrefen pendimin tend, ende pa e transmetuar Inbtervisten, duke na permendur Robert Shvarcin…
    Vetem kaq mjafton per te ne binduir se, edhe sikur te tere ne, lexues/degjuesit, te te shanim apo mallkonim ty per menyren e ushtrimti te profesionit, t’i prape e mbulove veten me fajin real, duke na rrefyer Shvarcin…
    Se, Shvarcin e gjore nuk mund ta akuzojme as per pasion, as per interes, as per politike, as per zili ndaj teje, madje as mos ndoshta mban anen e Saliut!!!
    Ca mendjengushte me siper, akuzojne demokracine apo nacionalistet apo Te Djathtet, sikur e kane bere me pushtet keta Sali Berishen!
    Negmie qesh me kete naivitet: Sali eshte i Partise, apo jo Rudine?! Thuaja kete degjuesve te tu dhe te Negmies, Saliu s’ka lidhje me armiqte e kundershtaret e Enverit te Negmies, Saliu do mbahet mend per Gjyqin e Kafeve, jo per demaskimin e komunizmes dhe te Bllokmeneve…

    Ti, Rudine, e vogelove veten edhe si shkrimtare, me beso…Gazetarja tek ty uli koken, kush e di perse, keto gjera edhe ndodhin, por ti mund te ngrihesh serish neser pasneser, dhe ta kerkosh ndjesen per kete interviste te Fundme me Njeriun qe Vrau Fjalen e Lire te Shqiptareve, dhe jo vetem Fjalen…
    Ti lendove, ti e fyeve, ti e neverite emrin tend si Krijuese, Rudine…
    Sepse nuk e pyete per keto vrasje, nuk e pyete as per mbajtjen larg te Nene Terezes kur donte te mbante ne gjoksin e saj te rreshkur nene e saj, as per krimet ndaj grave te tjera, gjer edhe fisniken Nermin Vlora-Falaskin, e mbajti te fshehur sic ditelindjen e Ismail Qemalit,..
    Eshte e kunderta Brutale e Zonjes se Pare qe do duhej ta kishte Shqiperia pas Lufte, Rudine…
    Vec te kujtojme nderimin e madhe e te vertete qe shqiptaret, te majte e te Djathte, i kushtuan Nenes Mbretereshe, qe erdhi tere deshire te vdiste ne trojet ku erdhi nuse…Mbase gjysma e shqiptareve nbuk e deshte Mbretin, por Mbretereshen e nderoi…

    Ti Rudine e di se kjo nuk ka per te ndodhur me te Intervistuaren tende, apo jo?

    Reply to this comment
  11. Andrea Cino February 9, 07:52

    … këta që shkruajnë si kopetentë për “diktarurën” duhet ta mësojnë që sistem shoqëror dhe ekonomik si i kohës së Enverit nuk i vjen më i mirë më Shqipërisë… por jo me mëndje të programuar nga hileqarë, por duke lexuar… dhe studiuar … leximi vjen duke mësuar alfabetin shqip… por po të jesh kamarjet apo në ndërtim në gjermani bëhet çorap alfabeti dhe llogjika mbetet zero për të analizuar të kaluarën që as ja kanë haberin… dhe shumica dërrmuese e popullsisë e rikërkon atë periudhë… ka dalë një term tjetër nostalgjikë… fatmirësisht që jetojnë akoma njerës që e kanë jetuar atë kohë… Rudina mos mundohet ta justifikojë zgjedhjen e saj… ajo i bën shërbim një brezi që po gënjehet çdo ditë me gogola, vampira, shtriga, kriminela të asaj kohe dhe që ushqehen me qëllim, tani, me drogë, prostitucion, zona kriminale influence, blerje diplomash, parazitizëm….

    Reply to this comment
  12. emigranti February 9, 22:35

    Ndoshta disave ju duket interesante intervista me Zonjen e Zeze, disave mundet edhe ju pelqen (pacin hijen e vet) por shumicen e gerric keq , ata qe t’i zesh per hunde ,ju del shpirti ,si i thone nje fjale Rudina i ka lenduar shume . Po shqiptari i gjore eshte mesuar ,i bien kurrizit deri sa t’ja thyejne brinjet fare .O Zot do t’i marre ndonjehere fatet e veta ne dore ky milet apo ky avaz pa mbarim? Keto qe ndodhin aty s’do t’i pranonte askush, pale po me keto mend synohet me shku ne Europe. Atje shkohet me mendesi europiane jo me tru te ndryshkur si trute e shumices qe hiqen sikur i dine mire keto pune . Albanistan hesapi.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*