Rudy Giuliani tregon luftën me mafien: John Gotti donte të më vriste

March 22, 2018 10:32

Rudy Giuliani tregon luftën me mafien: John Gotti donte të më vriste

 

Rudi Xhuliani, ish-kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, ka treguar për luftën që ka bërë me mafien në SHBA në vitet ’85-’86 kur mbante detyrën e prokurorit.

I ftuar mbrëmë në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Giuliani foli për familjen e njohur mafioze Gambino, që drejtohej nga Pol Kastelano në atë kohë.

Rudi Xhuliani kishte marrë informacione në atë kohë se Xhon Goti, pjesë e familjes Gambino, donte ta vriste.

Por, asnjëherë nuk u kufizua nga ky fakt dhe vazhdoi jetën e tij.

Megjithatë, Xhuliani pohoi se kishte mbrojtje gjatë gjithë kohës.

Ju jeni shumë i njohur për luftën ndaj familjeve mafioze të Nju Jorkut, gjatë viteve ’85, ’86, kur ishit prokuror. Ata ishin mafiozë shumë të njohur. Për ta ka shumë libra, shumë filma. Ishte e vështirë të luftoje pesë familjet mafioze të Nju Jorkut?

Ishte. Ishte e vështirë por pata shumë ndihmë. Pesë familjet, ishin Xhenoveze, Kolombo, Lukeze, Gambino dhe Bonano. Ato janë pesë familjet.

Cila ishte më e rrezikshmja?

Më e famshmja…

Gambino?

Po. Gambinot kishin në krye Pol Kastelanon.

Në atë kohë ishte Pol Kastelano në krye? Jo Karlo Gambino?

Karloja vdiq.

Po, ai kishte vdekur. Në ’75 apo ’74, nuk jam i sigurt.

Dhe Kastelano ishte pasardhësi i tij i menjëhershëm. Dhe pati një luftë të madhe.

Si ishte Pol Kastelano? Ishte ndryshe nga Karlo Gambino dhe shumë ndryshe nga Xhon Goti?

Po, Goti e kundërshtoi Kastelon si kryetar të familjes. Goti ishte më shumë një vrasës.

Ky njeri, Xhon Goti, donte t’ju vriste në ’86. Ai vendosi t’ju vrasë. Dhe ishte vrasësi më i njohur i botës. Keni pasur frikë për jetën tuaj?

Nuk e lejova veten të kem frikë.

Kishit informacion se ky njeri donte t’ju vriste?

Sigurisht. Unë kisha mbrojtje. Kur kisha nevojë. Unë kam mbrojtje edhe sot. Ka vende në të cilat nuk mund të shkoj.

Ai ishte një njeri shumë i rrezikshëm.

Ai ishte një njeri i rrezikshëm sepse ai e shijonte atë që bënte. Le ta krahasojmë me Kastelanon. Atij i pëlqente të vriste. Kur ai vrau Kastelanon, ai ishte në anën tjetër të rrugës.

Në anën tjetër të rrugës?

Dy njerëzit që ai punësoi nuk ishin mjaftueshëm të zotë. Ai ishte aty me numrin dy të tij i cili më pas iu kthye kundër. Dhe ai donte të sigurohej që ekzekutimi do shkonte mirë. Me siguri ai do e bënte vetë nëse ata nuk do e kishin bërë mirë. Mendo sa e rrezikshme është kjo. Ai mund të kapej. U deshën vite për ta kapur, por më në fund ai u dënua.

Po, ai vdiq në burg.

Po, vdiq në burg.

Në vitin 2000 më duket. Por nuk jam i sigurtë për vitin.

Po, atë e kishin dënuar me burgim të përjetshëm.

Cili ka qenë momenti më i vështirë në jetën tuaj gjatë periudhës së mafias?

Nuk ishin gjyqet. Në kohën e gjyqeve i kishim mbledhur të gjitha provat. Dy gjëra të vështira. E para ishte të hynim dhe të vendosnim përgjuesit. Sepse duhej të futeshim në shtëpitë e tyre, duhej të mos viheshim re. Po të vinin re vetëm një, do e dinin për të gjitha. FBI-ja u tregua shumë e zonja në këtë pjesë. Nuk u zbuluam kurrë. Ishim në shtëpinë e Kastelanos.

Në Shtëpinë e Bardhë siç quhej?

Në Shtëpinë e Bardhë. Ishim në librarinë e tij. Ishim në shtëpinë e Toni Salarnos, i cili ishte kreu i familjes së dytë më të madhe. Zbuluam klubin e tij social për gati një vit. Mendoj se gjëja më e vështirë ishte ta bënim këtë pa u vënë re. Dhe të mos kapeshim. Sepse do shkatërronim gjithçka. Gjëja e dytë ishte të siguroheshim se qeveria amerikane dhe ajo italiane do të bashkëpunonin.

Sepse ata kishin lidhje në Itali?

Zbuluam gati 27 njerëz. Shumë prej tyre ishin mafiozë italianë. Dhe kjo i ndihmoi ata të gjykonin 1000 njerëz në gjyqin e madh “Maksi” në Itali. Ta realizoje këtë ishte e vështirë, duhej përdorur shumë diplomaci.

I keni takuar ndonjëherë Borselinon dhe Falkonen?

Sigurisht. Dhe Busheton i cili ishte numri dy në mafia dhe bashkëpunonte me ne. Gjykatësi Falkone veçanërisht ishte një mik shumë i mirë. Ai punoi në zyrën time për dy vjet. Herë pas here. E takova vetëm disa muaj apo javë përpara se të vdiste. Në Romë. Ai nuk më lejonte të shkoja në Siçili. Për shkak të kërcënimeve ndaj meje. Dhe unë u përpoqa ta bindja atë të mos kthehej më në Siçili sepse mund të punonte nga Roma apo Napoli ku mund të ishte më mirë i mbrojtur. Dhe ai tha që ishte një patriot siçilian. Dhe nëse ai nuk mund të shkonte në Siçili atëherë çfarë kuptimi kishte puna e tij? Dhe disa muaj më vonë, ai dhe gruaja e tij e re u hodhën në erë në Palermo. Mund ta imagjinosh këtë? Është akoma një humbje e madhe. Por puna e tij vazhdoi dhe ata kanë bërë një punë të mirë me mafian atje.

Ti dhe prokurori i përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara shkatërruat 5 familjet mafioze të Nju Jorkut. Janë akoma të pranishme ato atje? Janë akoma ato familje aktive?

Ndoshta nuk janë më 5 familje se familja Bonanno pothuajse është zhdukur.

Ndoshta janë mbetje te atyre familjeve, grupe te mbetura prej tyre nëse mund të thoshim kështu. Ata nuk janë më aspak grupet më të fuqishme të krimit të organizuar ne Nju Jork.

Ka grupe shume me të fuqishme si “Banda e Drogës në Amerikën e Jugut”, banda MS-13 nga El Salvadori, shumë më tepër brutalë seç ka qenë ndonjëherë Mafia, Krimi i Organizuar Rus është tepër i dhunshëm, krimi i organizuar kinez gjithashtu tepër brutal.

Mafia nuk ka lidhjet politike dhe ato të biznesit. Marifeti që përdorim ne nuk është thjesht burgosja e tyre, por vënia në zbatim e Ligjit “Rico” për t’u marrë bizneset, për t’u rrëmbyer ndikimin politik dhe influencën e biznesit po ashtu. Aty janë paratë e tyre.

Ka diçka që më ka bërë shumë përshtypje. Dhe nuk e shpjegoja dot. Mafia është absolutisht diçka shumë e keqe, krimi i organizuar le të themi. Por kam parë funeralin e Xhon Gotit apo të Pol Kastelanos. Shumë njerëz, madje edhe të varfrit nga Bronksi, Bruklini morën pjesë në funeralin e tyre. Pse? Pse ky popullaritet i dy mafiozëve?

Po sepse ata të dy, dhe Goti akoma me tepër se Kastelano… Goti luajti rolin e Robin Hudit, duke ndihmuar njerëzit në “Lagje”. Nuk është i ndihmoi vërtetë, por shtirej sikur e bënte.

Ishte popullor ai me njerëzit e varfër?

Ai ishte shumë popullor tek ajo popullsi qe ne e quanim “Dy Lagjet” e tij, në Little Italy (Italinë e Vogël) dhe klubin e tij social ne Kuins. Ishte shumë popullor atje dhe gjithashtu ia kishin frikën. Ai vrau njeriun që unë mendoj se aksidentalisht i vrau djalin, aksident me makinë. Është qesharake për një tip…

Për një kriminel, vrasës

E kisha harruar që Kardinali O’Konor, kryepeshkopi i Nju Jorkut në atë kohë, nuk e lejoi Kastelanon të varrosej në një varrezë katolike apo në një kishe katolike. Mendoj se e njëjta gjë ka ndodhur edhe me Gotin. Nuk ma do mendja se është varrosur sipas një ceremonie katolike.

a.s/dita

March 22, 2018 10:32
Komento

3 Komente

  1. Lili March 22, 16:07

    Rudy,
    ketu pushteti eshte me maffian e nuk e lufton ate,prandaj te shikojne me habi kur ju thuesh se duhet me luftuar maffian

    Reply to this comment
  2. Aleksander Thana March 23, 02:44

    Mr. Xhuliani, ju jini duke u intervistuar me mafien, kini dale fotografi me mafien-lule, kini takuar muxhahedinet islamike, etj.etj. A kini ndonje rekomandim a teme tjeter qe te vleje per shqiptaret !?

    Reply to this comment
  3. Adih March 23, 03:01

    E frikshme per ne Shqiptaret kjo intervju .Nje shtet i forte si Amerika ,nje qytet ,shume me i madh ne popullsi sa Shqiptaret ,per 5 familje ,gjithe kjo pune e madhe ,nga policia dhe drejtesia Amerikane ,po ne te shkretet ,qe e kemi mafjen te lidhur me politiken ,per interes te perbashketa si mishi me kocken .Shembell dhe realitet ,i dhimbshem ,dhe kokeforte :.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*