Rumani, bashkimi me Eurozonën është i detyrueshëm
Nga Arkiva
Udhëheqësi i PSD-së, Liviu Dragnea është shprehur se bashkimi me Eurozonën është një hap i detyrueshëm dhe i natyrshëm për Rumaninë, edhe pse mbetet njëri prej anëtarëve më të varfër dhe më të korruptuar të bllokut.
“Duhet të shohim me kurajo dhe të kuptojmë se ky është një hap i detyrueshëm, si dhe mundësia e vetme për Rumaninë që të ulet në tryezën e më të pasurve të Europës”, tha Dragnea.
“Ky është një projekt solidariteti kombëtar”, shtoi më tej ai.
Rumania, një shtet me popullsi prej 21 milionë banorësh, kishte përcaktuar fillimisht vitin 2014 si objektiv për përshtatjen e monedhës së përbashkët europiane, por më pas e shtyu afatin kohor në vitin 2019.
Por këto data rezultuan jorealiste, duke shikuar progresin e pamjaftueshëm në përmbushjen e objektivave të BE-së për ekonominë dhe institucionet e saj që të përafroheshin me ato të vendeve më të pasura.
s.a/dita
Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.
Komento