Rummenigge: Pse e shkarkuam Ancelottin

September 28, 2017 16:41

Rummenigge: Pse e shkarkuam Ancelottin

 

Shefi i Bayern Munich Karl-Heinz Rummenigge thotë se Carlo Ancelotti nuk përmbushi pritshmëritë e klubit këtë sezon.

Trajneri italian është shkarkuar nga kampionët gjermanë, pas humbjes 3-0 ndaj Paris Saint-Germain mbrëmjen e kaluar në Champions League.

“Paraqitja e ekipit që prej startit të sezonit nuk përmbushi pritshmëritë që i kishim vendosur,” shprehet Rummenigge nëpërmjet faqes zyrtare të klubit.

“Ndeshja ndaj PSG tregoi qartë se duhet të merreshin masa. Këtë gjë i kemi thënë Ancelotti-t unë dhe Hasan Salihamidzic në një bisedë të hapur dhe serioze sot ku i përcollëm edhe vendimin tonë.

Carlo është miku im dhe do të mbetet, por duhet ta merrnim këtë vendim për të mirën e Bayern Munich.

Tani pres një zhvillim pozitiv dhe paraqitje me standard të lartë nga ekipi në mënyrë që mund të arrijmë objektivat tonë”, përfundoi Rummenigge.

September 28, 2017 16:41
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*