Rumunët ironizojnë Kombëtaren Shqiptare

June 17, 2016 10:15

Rumunët ironizojnë Kombëtaren Shqiptare

Shqipëria dhe Rumania do të luajnë një ndeshje të ethshme mes tyre të dielën, e cila do të përcaktojë edhe ekipin e vendit të tretë. Rumunët që deri më tani kanë marrë një pikë në barazimin ndaj Zvicrës, mund të kënaqen edhe me një barazim, ndërsa kuqezinjtë do të kërkojnë me çdo kusht fitoren.

Gazeta më e madhe sportive në Rumani “Pro Sport”, ka ironizuar Kombëtaren e De Biazit, duke e quajtur si “Shqipëria B”, pasi sipas tyre “Shqipëria A”, ishte Zvicra. “

Kemi marrë pikë ndaj Shqipërisë A dhe tani trajneri ynë Jordanesku duhet të mendojë për të ndalur Shqipërinë B dhe për të na çuar drejt kualifikimit”, shkruan gazeta në fjalë.

June 17, 2016 10:15
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*