Rusët lëvizin në Tiranë, takime me krerët e biznesit

March 18, 2017 10:58

Rusët lëvizin në Tiranë, takime me krerët e biznesit

Ambasada ruse në Tiranë ka shpërndarë sot për media dy njoftime për takime të rëndësishme.

Së pari është ai mes ambasadorit Aleksander Karpushin dhe kreut të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës Nikolin Jaka dhe zv.Presidenten e Shoqatës së Prodhuesve Shqiptarë Donika Mici.

Një takim midis bashkëkryetarëve të Komisionit Ndërqeveritar Rusi-Shqipëri do të zhvillohet në Tiranë në prill të këtij viti.

Po ashtu ka plane për të organizuar në vjeshtë një forum biznesi mes dy vendeve.

Takimi i dytë është zhvilluar mes Karpushin dhe biznesmenit Samir Mane, president i grupit Balfin.

“U diskutua rreth mundësive për ta çuar përpara bashkëpunimin mes komuniteteve të biznesit të dy vendeve. U nda mendimi i përbashkët se barrierat e ngritura për shkak të vendosjes së sanksioneve antiruse përbëjnë një nga pengesat kryesore për intensifikimin e shkëmbimeve të ndërsjella tregtare. Një theks i veçantë gjatë bisedës u vu tek perspektivat e projekteve në fushat e bujqësisë dhe turizmit”, njofton ambasada që shton se ka ftuar Grupin Balfin të marë pjesë në forumin e biznesit.

Pak ditë më parë ambasadori rus u pa edhe në takimet e Këshillit Kombëtar të Shoqërisë Civile në Tiranë.

Dita

Me Jakën dhe Micin.



March 18, 2017 10:58
Komento

10 Komente

  1. shushica March 18, 11:40

    Qe politika dhe biznesi shqiptar ,ne interes te vendit duhet te kerkoje bashkepunim me cilindo qe mund te ndikoje ne zhvillimin e vendit ,kjo eshte absolutisht e domosdoshme.Per me teper ,politika jone ne fushen e marredhenieve nderkombetare duhet te perqendrohet ne perfitimet ekonomike dhe interesavu mbarekometsre ….Krizat ,luftrat ,acarimet ne rajone te ndryshme te botes nuk jane problemi yne ,me ato merren te medhenjte ..Dhe te medhenjte midis tyre e gjejne gjuhen ,edhe kur kane perplasje ,sepse nuk mund te perfundojne ne nje lufte ,e cila me armet e sotme eshte shkaterrimtare ,pa fitues…Ne patjeter duhet te kerkojme te terheqim investime ,sidomos ne turizem nga vendet e Europes Lindore dhe ish BS,e ne kete kontekst Rusia eshte e rendesishme ….Keto vende kane interes sepse nuk kane dete te ngrohta ,por ka edhe nje te kaluar qe ne nje menyre apo tjeter e ben terheqese Shqiperine…
    Por dje ,duke lexuar ne italisht RT konstatova nje artikull mbi Kosoven ….Ishte shume interesant ,shprehte thelbin e problemit ….Kosova nuk eshte se i intereson Serbise direkt dhe ruseve indirekt per manastiret dhe betejen e Fushe Kosoves ndaj turqeve…Ishte shkruar e zeza mbi te bardhe se ne kete hapsire prej 10mije km2 qe quhet Kosove ka pasuri te jashtezakonrshme te cilat mund ta shndrrojne kete hapsire nje nga vendet me te begata mbi glob.Jane nje e katerta e rezervave boterore te linjitit,jane mineralet me njgjyra per industrite strategjike ,dhe nje llogari ruse ,jo serbe theksonte se Prishtina po i grabit Beogradit 200 miliarde dollare ….Pra sipas logjikes ruse pasuria e Kosoves eshte pasuri e Sebise,Por nga qe nentoken nuk mund ta spostojne ,atehere duhet te rimarrin hapsiren mbi e nen toke…..E çuditeshme ,ruset nuk ankohen per sllavet qe u ndane nga sllavet ,por per jo sllavet ,pra shqiptaret qe u ndane nga sllavet dhe e kane rrembyer token ….Pra perandorise Ruse nuk i mjafton hapsira prej mbi 17 milione km2 ,por i duhet te interesohet edhe per tokat e sllaveve te jugut..Logjike e cuditeshme ,por e qarte …Eshte e kuptueshme qe interesat e shqiptareve perputhen me interesat amerikano gjermane ne kete rast….Serbet..theksonte artikulli kane te gjitha dokumentet e pasurive ….Dakord …edhe ruset kane dokumentet e ish BS ….por ka 14 shtete te tjera qe nuk varen me nga Moska …atehere perse Kosova duhet te jete akoma me Serbine ,apo Krimea me Ukrahinen …a mund te pergjigjet pak RT …sepse ndoshta ambasadori do te gjendet ne pozicion te veshtire ,ai kerkon te forcoje marredheniet me shqiptaret dhe eshte normale…

    Reply to this comment
  2. Bushi March 18, 12:17

    Keshtu vjene ne fillim.pak e nga pak,nga bisedat tregtare deri te ato politike.Ne fillim te kerkojne doren dhe pastaj te marin gjithe krahun.Per kete eshe me i predispozuar Basha me Berishen,te cilet jane pro Rus,e pro Fazlliç.

    Reply to this comment
  3. perkthyesi March 18, 13:07

    Sakte Shushica! Jam i te njejtitit mendim me ju!

    Reply to this comment
  4. PO March 18, 14:41

    … Pse Z.RAMA lejoni OPOZITEN te miret me punet e qeverish Shqiptare …

    Populli ju ka besuar JU me VOTEN te drejtoni SHQIPERINE dhe jo ketyre verioreve te pabese dhe te dhunshem si njerez dhe kulture.
    Cfare po ndodh keshtu ?

    Nese keni pengese METEN me LSI-ne, largojeni dhe merni pushtetin duke ndertuar SHQIPERINE.

    Reply to this comment
  5. burgaxhiu March 18, 17:56

    ky nikolin jaka beri ca vjet burg per vjedhje kur ishte zv.minister,por shikoje si i flakeron surrati sot.paska vjedhur shume qerratai.tani e meriton te jete ne krye te biznesit

    Reply to this comment
  6. beni March 18, 17:58

    Jeni te mirpritur ne Generaten e shqiptarve si biznezi e politika juaj!
    Miqesis e vjeter nuk harohet sidomos ne dit te veshtira Ju keni qen gjithnje ne Koh e duhur!
    Respekt ndaj popullit russ!
    Begatia ne i shtofte dashurin mes shqiptarve e russve!!

    Reply to this comment
    • ELIOT March 21, 11:06

      RRESPEKT POPULLIT RUSE QE NA VRANE NE KOSOVE .. QE NA LANE 50 VJET NE MJERIMM DHE TANI VIJNE PER SPIUNAZH DHE AS SI PLASI PER NE ..JENI NAIVA APO BUDALLENJ ..KETO I CON PUTINI PER TE PARE SE A KEMI ARME PER TE PERBALLUAR SERBET KUR TE NA SULMOJNE NE KOSOVE . PUTINI CON TEK NE SPIUNA DHE VETE THERRET GREKUN DHE SERBIN BER BISEDIME TE MEDHA .. I SHET ARME . QE TE NA MASAKROJNE ….. KEMI VETEM NE MIQESI AMERIKA … PA ATO D TE ISHIM NEN DHE NGA ARMIQTE E K ZH B …MOS HARRONI SE NGA LUFTA RUSO TURKE … RUSET CLIRUAN GIRTHE VENDET SLLAVE DHE NDALUAN NE KUFIJTE TANE …. THANE SE SHQIPTARET SJANE SLLAVE ..PERSE TE VRITEMI PER ATO MERCI BANDE DE COBANE ..

      Reply to this comment
  7. return of saint March 18, 23:23

    Po e humbem perendimin dhe kesaj rradhe do katandisemi si afrika sahariane

    Reply to this comment
  8. glauk March 18, 23:38

    Keta malesoret tane u shqyen duke punuar per kombin….
    Qe kur Sali Berisha filloi te flase per kombin…. ka bere akoma me shume per te..sodomos keto kohe nuk e ze gjumi nga hallet e kombit… dhe e ka gjetur zgjidhjen…. shan Lu-ne dhe Vlahutin… si dikur imperialisto-revizionistet…shikoni shqiptare se ketu i keni pergjigjet per Shqiperine Evroooooopiane

    Reply to this comment
  9. Dibrani March 19, 11:48

    Nikolin Jaka eshte nder shkodranet me negative , qe kam njohur ndonje here !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*