Rusi, edhe Shqipëria në listën e zezë të importeve perëndimore

August 11, 2015 19:03

Rusi, edhe Shqipëria në listën e zezë të importeve perëndimore

Rusia ka bërë publike planet për të përfshirë edhe vende të reja në listën e atyre, prej nga ku është e ndaluar të importohen produkte ushqimore, në shenjë hakmarrjeje ndaj sanksioneve të Perëndimit të vendosura kundrejt Moskës për shkak të ndikimit të saj në krizën e Ukrainës.

Zëvendëskryeministri Arkady Dvorkovich nuk i përmendi emrat e shteteve që do të shtohen në listë. “Mendoj se vendimi pritet të merret në një periudhë tepër të afërt kohore”, cituan agjencitë ruse të lajmeve të ketë thënë zëvendësi i Medvedevit.

Agjencia e lajmeve “Interfax” tha se lista mund të zgjerohet me 7 shtete, ndërkohë që Rusia ndaloi importet e produkteve ushqimore nga shumica e vendeve të Perëndimit që prej gushtit të vitit të kaluar.

Ukraina, Mali i Zi, Shqipëria, Islanda, Lihtenshtajni, Gjeorgjia dhe Norvegjia janë vendosur në të njëjtën linjë me vendimin e fundit të BE-së për të zgjeruar sanksionet e unionit kundër Rusisë të paktën edhe për një tjetër vit, ndaj dhe ka shumë mundësi të jenë këto shtete, bën të ditur Bashkimi Europian në një deklaratë të fundit.

Prej këtyre shteteve, vetëm Norvegjia është pjesë e kundërsanksioneve ekzistuese ruse ndaj ushqimeve, ku përfshihen gjithashtu Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanadaja, Australia si dhe Bashkimi Europian.

BE dhe fuqitë e tjera perëndimore vendosën sanksione kundër firmave dhe individëve rusë në kundërpërgjigje të rolit të Moskës në krizën e Ukrainës dhe aneksimit të gadishullit të Krimesë prej Kievit në 2014-n.

Ndalimi i importeve të ushqimeve nga Rusia, që mbetet në fuqi deri më 5 gusht 2016, përfshin një gamë të gjerë importesh, ku mund të përmenden mishi, peshku, produktet e bulmetit, frutat dhe perimet.

Dvorkovich tha gjithashtu se, Rusia pritet të eksportojë rreth 25-27 milionë tonë drithëra përgjatë sezonit tregtar 2015-2016.

August 11, 2015 19:03
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*