Rusi: Shpërthim në uzinën e eksplozivit ‘Kristall’
Nga Arkiva
Të paktën 42 persona u plagosën dhe dy të tjerë janë deklaruar të humbur në fabrikën “Dzerzhinsk”, rreth 400 kilometra në lindje të Moskës pasi shpërthimet u pasuan nga një zjarr, këtë të shtunë. Shkaku i shpërthimeve mbetet akoma i paqartë.
Një zëdhënës i shërbimeve të urgjencës lokale tha se ky ishte një shpërthim teknik në një nga sektorët, që rezultoi në një zjarr e përfshiu rreth 100 metra katror.
Katër prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë.
Zjarri raportohet të mos jetë shuar deri pasdite, ndërsa zjarrfikësit nuk përjashtuan mundësinë e shpërthimeve të mëtejshme. Banorët në ndërtesat e afërta u tha të mbanin dritaret e tyre të mbyllura.
Komiteti Hetimor i Rusisë tha se kishte hapur një hetim për shkeljet e mundshme të sigurisë industriale në objektin, i cili thuhet se prodhon TNT, bën më dije Dita duke iu referuar mediave ndërkombëtare.
e.ll./dita
Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.
Komento