Rusi, tifozëve dhe drejtuesve u ka humbur durimi me Capellon

June 17, 2015 08:39

Rusi, tifozëve dhe drejtuesve u ka humbur durimi me Capellon

Aventura e Fabio Capellos në krye të pankinës së kombëtares së Rusisë mund të ketë mbërritur kulmin. Humbja në Moskë kundër Austrisë duket se ka bërë Federatën ruse dhe tifozët të humbasin durimin, ndërsa këta të fundit kërkonë me zë të lartë shkarkimin e tij.

E vetmja pengesë është fakti që një largim i mundshëm përpara fundit të kontratës do t’u kushtojë rusëve plot 21,4 milionë euro. Megjithatë, për këtë duket se kanë menduar disi edhe tifozët rusë, të cilët kanë ndërmarrë nismën e grumbullimit të disa prej këtyre parave përmes internetit, duke hapur një faqe “Fabiogohome” (Fabio shko në shtëpi).

“Besojmë se, të gjithë ata që duan të marrin nën kontroll fatet e futbollit rus nuk mund të qëndrojnë duarkryq përpara përfaqësimeve të fundit të kombëtares sonë – lexohet në komunikatën e tifozëve. – Ndaj, sondazhet tregojnë se shumica e tifozëve rusë duan largimin e Capellos, edhe pse për ta arritur këtë RFU (Federata ruse e Futbollit) duhet të paguajë një dëmshpërblim prej 21,4 mln eurosh”. Por a do t’i mbledhin gjithë këto parà?

June 17, 2015 08:39
Komento

1 Koment

  1. gregori June 17, 21:48

    Me mire t’i mbledhin dhe ai, i paafte, duhet te largohet urgjentisht. Ka ulur nivelin e perfaqesimit te Rusise ne nivele te pammenduara ndonjehere, Rusia eshte skualifikuar, por ka bere ndeshje dinjitoze. Me Kapelon u turperua, nuk dihet si e perseriti kontraten me te pas boterorit te Brazilit, ku ka patur perfaqesimin me te dobet ne historine e saj ne boterore.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*