Rusia: Dhjetëra tonë kimikate dhe laboratorë të fshehtë në territorin e militantëve në Siri

June 29, 2018 10:43

Rusia: Dhjetëra tonë kimikate dhe laboratorë të fshehtë në territorin e militantëve në Siri

Në territorin e militantëve në Siri janë gjetur dhjetëra ton kimikate,  si edhe laboratore të fshehtë për pregatitjen e tyre – shkruhet në një deklaratë për media, të shpërndarë nga Ambasada Ruse në Tiranë.

Përdorimi i armëve kimike është i papranueshëm, Rusia ka shkatërruar gjithë rezervat e saj, duke përmbushur detyrimet e marra. Kështu ka deklaruar shefi i forcave të mbrojtjes nga rrezatimi, rreziku kimik dhe biologjik pranë Forcave të Armatosura, gjeneral – majori Igor Kirillov në një takim të përbashkët midis MPJ së Rusisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes për korpusin diplomatik, i ngarkuar për hetimin e rasteve të përdorimit të armëve kimike në Rusi.

“SHBA, Britania e Madhe, Franca dhe aleatët e tyrë sërish dezinformojnë  komunitetin ndërkombëtar dhe synojnë acarimin e situatës.  Duke përdorur inskenime të përdorimit të armëvë kimike, ata akuzojnë Republikën Arabe të Sirisë për shkelje të Konventës për ndalimin e armëve kimike, ndërsa Rusinë për bashkëpunim. Në këtë kontekst është organizuar një fushatë për ta kthyer Organizatën për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCË)  në një strukturë të politizuar, duke i dhënë të drejtën për të nxjerrë verdikte të ashpra akuzuese në adresë të shteteve të caktuara dhe udhëheqësve të tyre. Një rol të pahijshëm luan misioni i Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCË)  për zbulimin e fakteve të  përdorimit të armëve kimike në Siri, e cila kryen hetime të njëanshme, të orientuara nga  SHBA dhe aleatët e saj, ka vijuar më tej Igor Kirillov, sipas njoftimit të Ambasadës.

Ai, gjithashtu, deklaroi, se zhvillimi i hetimeve për incidente të supozuara kimike në Han Sheihun, Sarakibe, El – Latamne, nxjerrja e përfundimeve pa inspektime në terren, dëshmon, minimalisht, një qëndrim joprofesional. “Jo rastësisht, në raport gjenden fjalë të tilla, si “ka mundësi”, “mund të supozohet”, “ka shumë mundësi”. Këto fjalë janë të papranueshme për një dokument serioz, i cili duhet të bazohet në fakte të pakundërshtueshme ”,  –  vërejti Kirillov.

n.s. / dita

June 29, 2018 10:43
Komento

3 Komente

  1. Arben June 29, 11:41

    JANE TE CIA-S

    DO HIDHEN KUR TE DUHET NDERHYRJE TJETER

    NE SIRI.

    Reply to this comment
  2. kampaçurreta June 29, 22:13

    AMERIQA ESHTE STRUMBULLARI I GJITHE LUFTRAVE NE BOTE. MBASI DOLI E TURPERUAR NGA LUFTA NE VIETNAM, FILLOI LUFTEN NE IRAK ME TRILLIME SE JANE VRARE 70 PERSONA PER PROBLEME POLITIKE DHE LA TE VRARE MIJERA DHE VAZHDON AKOMA QE PREJ 15 VITESH,E GJITHA U BE PER NAFTEN. VAZHDOI ME ” PRANVEREN ARABE ” QE NUK ERDHI KURRE DUKE KRIJUAR MIERA TE VRARE VETEM E VETEM PER TE NDALUAR KRIJIMIN E BANKES ARABE E CILA DO TE HIDHTE NE ERE DOLLARIN AMERIKAN NGA NJERA ANE DHE NGA ANA TJETER PO SHKATERRON BASHKIMIN EUROPIAN NEPERMJET REFUGJATEVE QE VIJNE NGA AFRIKA, ATA E DINE MIRE QE EUROPA ESHTE NE DERE NDERSA AMERIKA AS NUK MUNDE TE IMAGJINOHET. INTERESI AMERIKAN ESHTE SHPERBERJE E BE NE SHTETE TE VECANTE ME QELLIMIN DHE MODELIN PERCAJ E SUNDO. PRESIM DHE DO TE DEGJOJME CUDIRA NE DITET NE VAZHDIM.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*