Rusia: Erdogan dhe familja e tij e përfshirë në tregtinë e naftës me ISIS

December 2, 2015 14:23

Rusia: Erdogan dhe familja e tij e përfshirë në tregtinë e naftës me ISIS

Rusia ka shkuar më tej në akuzat e saj kundër Turqisë në lidhje me tregtinë e naftës me Shtetin Islamik.

Ministria e Mbrojtjes ruse thotë se vetë presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Ersdogan dhe familja e tij është përfshirë në tregtinë e paligjshme të arit të zi.

Sipas Ministrisë ruse, janë tre rrugës përmes të cilave nafta dërgohet nga Shteti Islamik për në Turqi. Zyrtarët rusë kanë thënë se janë imazhet satelitore ato të cilat i kanë paraqitur kamionët cisternë të naftës, duke e kaluar kufirin mes Sirisë dhe Turqisë.

Marrëdhëniet në mes të Ankarasë dhe Moskës janë përkeqësuar që nga 24 nëntori kur një aeroplan ushtarak rus është rrëzuar nga autoritetet turke pranë kufirit me Sirinë.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka deklaruar disa herë se Turqia është mbështetësja kryesore e ISIS-t, pasi është përfituesja kryesore e naftës që nxirren nga ky ashtuquajtur shtet dhe që tregtohet në mënyrë të paligjshme.

Turqia e blen shumë më lirë naftën se sa ajo në tregjet ndërkombëtare. ISIS përfiton rreth 8 milionë dollarë në ditë nga shitja e naftës. /Dita/

December 2, 2015 14:23
Komento

4 Komente

  1. Barboon December 2, 15:10

    Jo mo ska mundesi, e kena babaxhan baba Erdogan….Pse Janullatus a ky o?
    Edhe ky Erdogani ka nje djal si Shkelzeni,mik I Islamistave. E cte keqe ka ketu se babai ka fjale te zot.

    Reply to this comment
  2. Arben December 2, 15:20

    EDHE BEN VAKI, PO PASTAJ??!!!!

    SIRIA ESHTE VARRI I MUZHIKEVE

    PERPARA ERDOAN.

    Reply to this comment
  3. Benoni December 2, 18:18

    Rri sus, Erdogan. Se i fut nja dy dopio Horillka 40Gradeshe Putini e te hedh bomben Atomike ne Stamboll. Ta pergjysmon popullsine dhe e le jetim ISIS-in pastaj.

    Reply to this comment
  4. sammy December 2, 19:06

    Erdogani ia ktheu zyrtarisht ne Paris:
    Sill prova (jo pallavra) dhe une jap doreheqjen.

    Me propagande boshe nuk kthehet bombardusi as Rusi i vrare.
    Putin, jepi buke popullit te uritur rus! Bombat atomike nuk haen te shkretat.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*