Rusia është gati të hapë bazën e dytë ushtarake në Serbi

June 16, 2016 16:03

Rusia është gati të hapë bazën e dytë ushtarake në Serbi

Rusia po planifikon të ndërtojë edhe një bazë të re ushtarake në Serbi të kamufluar me emrin “qendra për ndihma humanitare”, transmeton “Koha.net”.

Ekzistojnë plane që aerodromi Eçka te Zrenjanini, në Vojvodinë, të bëhet baza e dytë ruse në Serbi, pas asaj që Beogradi e Moska e quajnë bazë humanitare në Nish, sipas mediave serbe.

Aerodromi Eçka ka hangarin me tri seksione, sipërfaqen prej 2000 metrash katrorë, lartësinë 7 metra e dyer të gjera 25 metra.

Ideja është që në këtë lokacion, siç thotë gazeta e Beogradit “Blic”, për nevojat e qendrës humanitare serbo-ruse nga Nishi, të ndërtohet qendra trajnuese, përkatësisht poligoni për ushtrime për veprim në situata emergjente dhe Moska është e gatshme që për këtë punë të sjellë shumë mjete e pajisje ushtarake.

Kjo çështje duhet të jetë pjesë e bisedimeve zyrtare mes Beogradit e Moskës gjatë vizitës së kryeministrit rus Dmitrij Medvedev, i cili do të kërkojë që të verifikohet Marrëveshja për privilegjet speciale diplomatike, të qendrës humanitare serbo-ruse në Nish, për të cilin po pritet që nga viti 2014.

Kjo media serbe thotë se, për këtë bazë ruse kërkohen të drejta sikur ato për NATO-n.

“BE dhe SHBA nuk do ta shikojnë me sy të mirë bazën e dytë eventuale ruse në Serbi, pasi as bazën e Nishit nuk e shohin me sy të mirë”,- kanë thënë qeveritarë serbë.

Lajmin rreth mundësisë së hapjes së kësaj baze të re ruse e ka konfirmuar drejtori i Qendrës në Nish, Bojan Glamoçlija. Ai ka shtuar se, mendimi për Eçkën është vetëm njëra nga idetë, pasi po shqyrtohet opsioni që ta na jepet një nga kazermat në Pançevë ose në Beograd.

Kryeshefi i qarkut të Banatit Qendror, Dushan Shijan, në territorin e të cilit mund të ndërtohet baza e dytë ruse, nuk ka asgjë kundër kësaj ideje, pasi aeroporti prej një kohe të gjatë është i braktisur, por thotë se, tani për tani e gjitha është vetëm në fillim.

June 16, 2016 16:03
Komento

2 Komente

  1. Vezhguesi June 16, 16:35

    Ndaj duket i sigurte Saliu,se do ti vij rusi te vjerra. Mire e ka se te nenea nuk ka shkuar,po do shkoi ke vjerra……. Hajde Salih Hajde! Ndaj je kundra amerikes ti. Po kurva kurve mbetet, e kurverine nuk i ndan asnje cm nga tradhetia . Ti tradhetove Enverin per vjerren ,e jo ameriken….. Ha…ha….. mjere ata qe u degjojne juve.

    Reply to this comment
  2. Arber June 16, 18:06

    Lufta po afrohet. Shqiperia dhe Kosova duhet te bashkohen me cdo kusht!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*