Rusia i përgjigjet Turqisë: Sistem ajror në Mesdhe kundër rreziqeve potenciale

November 25, 2015 11:41

Rusia i përgjigjet Turqisë: Sistem ajror në Mesdhe kundër rreziqeve potenciale

Piloti i dytë rus nga avioni i rrëzuar gjatë ditës së djeshme nga forcat turke është gjallë në Siri. BBC-ja shkruan se piloti i dytë është “gjallë dhe mirë” në një bazë ajrore në Siri.

Piloti tjetër i avionit u vra pas rënies me parashutë. Turqia pretendon se avioni ka shkelur hapësirën ajrore turke dhe për këtë arsye është qëlluar. Pas incidentit, tensionet midis Rusisë dhe Turqisë janë përshkallëzuar.

Presidenti rus, Vladimir Putin deklaroi se goditja e avionit ishte “një thikë pas shpine” nga ata që përkrahin Shtetin Islamik.

Zyrtarët e mbrojtjes ruse thanë se avioni nuk ka hyrë në territorin turk, dhe se pilotët turq nuk bënë asnjë përpjekje për të komunikuar me rusët para se ata të qëllonin.

Turqia thotë se i paralajmëroi ata në mënyrë të përsëritur para se të nisnin të shtënat ndaj aeroplanit, duke e rrëzuar atë. Turqia është anëtare e NATO-s dhe aleanca ka mbështetur versionin e Turqisë për ngjarjen.

Megjithatë, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se “diplomacia dhe tejkalimi i situatës janë të rëndësishme për të zgjidhur këtë konflikt”.

Prishjes së kontakteve ushtarake me Turqinë, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se do të vendoset në Mesdhe një sistem për mbrojtjen ajrore për të shkatërruar “çdo objektiv që përfaqëson rrezik potencial” për forcat ruse në Siri.

“Bombarduesit rusë që kryejnë sulme ajrore mbi Siri tani do të shoqërohet nga luftëtarët”, tha ushtria ruse. /Dita/

November 25, 2015 11:41
Komento

2 Komente

  1. Arben November 25, 14:05

    A E SHKELI HAPESIREN AJRORE TE TURQISE AVIONI APO JO????!!!!!!

    CFARE KA KETU PER TE MOS U KUPTUAR??????!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    PROBLEMI ESHTE SE MUZHIKEVE PO U DHE GISHTIN TE MARRIN DOREN.

    Reply to this comment
    • Altin November 25, 14:47

      S’eshte e veshtire per tu kuptuar. Ruset provokojne per te matur pulsin, turqit perfitojne nga situata dhe ngaqe te dyja palet e dine qe e kane lepurin ne bythe nuk e ngrene zerin me tej.

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*