Rusia jashtë G8-s

March 25, 2014 21:07

Rusia jashtë G8-s

Shtetet e industrializuara të botës vendosën që Rusia të jetë jashtë G8’së, pas veprimeve të fundit të Moskës, lidhur me aneksimin e Krimesë. Edhe pse G8, nuk mund të largoj anëtarët e saj, vendet mund të refuzojnë lejet e anëtarëve tjerë për pjesëmarrje.

Me Evropën lindore në ankth rreth ndonjë sulmi tjetër të papritur të Rusisë, dhe maturisë në Kinë, diplomacia botërore mund të duket ndryshe në vitin 2015.

Ekspertët ushtarak dhe ata të marrëdhënieve ndërkombëtare, radhitin pesë skenarët, e izolimit të Rusisë, dhe impotencës së Perëndimit.

Bronislaw Komorowski, Lech Majewski

1. Forcat britanike në Poloni dhe shtetet baltike, nën shkalloren e Rusisë

“Askush nuk do të hyj në luftë me një Rusi të tillë. Por aktualisht ushtria nuk është e parëndësishme, sepse anëtarët lindor të NATO-s, janë shumë të shqetësuar rreth pasojave të krizës, veçanërisht Polonia dhe shtetet Baltike, Estonia, Letonia dhe Lituania”, thotë profesori, Michael Clarke.

2. Rusia anekson pjesë të Moldavisë

Kjo mund të jetë çështje javësh apo muajsh, kur Rusia do të tentoj të marrë regjionin moldave të Transdniester, enklavë me rusisht-folëse, e cila dëshiron pavarësinë.

“Ne kemi edhe një tjetër version të Krimesë në Moldavi, tjetra në Rumani dhe kështu në kufijtë e NATO-s. Kështu, kemi sërish një Rusi që pretendon të rikthej kufijtë e vjetër të Bashkimit Sovjetik të dikurshëm, ileglisht”, thotë Clarke.

3. Bie në mënyrë drastike turizmi rus në Londër

Në muajin shkurt, Rusia doli të ishte vendi i katër, pas Kinës, Lindjes së Mesme dhe Nigerisë me shpenzimet botërore në tregun blerës.

4. Mund të përkeqësohen marrëdhëniet mes Rusisë dhe Kinës

OLY-2014-RUSSIA-CHINA-POLITICS-DIPLOMACY

“Kina nuk do ta njoh Krimenë njëherë. Jo zyrtarisht, Kina ndoshta mendon se Putini ishte kokëkrisur, dhe intervenimi në një regjion etnik, nuk do të hyjë edhe brena vendit. Kina ka pikëpamje shumë të fortë rreth separatizmit dhe është gjithmonë konsistente, ndryshe nga Rusia”, thotë, ekspertja e marrëdhënieve Rusi-Kinë, Dr Natasha Kuhrt.

Netherlands Obama G7 Nuclear Summit

5. G8 do të shndërrohet në G7 vs Rusia

“Rusia nuk ka shkelë rregullat formale të shkruara të anëtarësisë, prandaj ajo ende ka vendin e vet, e cila e bënë situatën ende më të çuditshme”, thotë Andrew Baker, ekspert i rolit qeverisës të grupeve G.

March 25, 2014 21:07