Rusia lejoi mbi 3 milionë turistë të ndiqnin pa viza Kupën e Botës

July 17, 2018 11:01

Rusia lejoi mbi 3 milionë turistë të ndiqnin pa viza Kupën e Botës

Më shumë se 3 milionë turistë të huaj erdhën në Rusi gjatë Kupës së Botës në futboll, tha të hënën, një ditë pas ndeshjes finale të turneut në Moskë, Kryeministri rus Dmitri Medvedev.

“Kjo shifër është rreth dy herë më shumë se gjatë Olimpiadës Dimërore të vitit 2014”, tha Medvedev në komentet e dhëna për agjencinë e lajmeve “Interfax”.

Rusia u lejoi të huajve që erdhën për të ndjekur turneun më prestigjioz të futbollit të hynin në vend pa viza.

Medvedev shprehu besimin se fluksi i turistëve të huaj do të ndikojë pozitivisht në perceptimin për Rusinë në mbarë botën.

Rusia priti Kupën e Botës 2018, ndeshjet e së cilës u luajtën në 11 qytete në pjesën europiane të vendit, nga 14 qershori deri më 15 korrik.

l.h/ dita

July 17, 2018 11:01
Komento

1 Koment

  1. vasili July 17, 15:18

    Duke pasur nje diktature absurde komuniste ketu,demokracia perendimore perceptohesh si enderr e vertete nga shumica jone.
    Por tani po shohim se jo pak nga ato perceptime,dolen iluzive.
    Kurre nuk ma merrte mendja,qe sali-kulla te kish homologet e vet demokrat amerikan,apo dhe republikan,qe ngulmojne ta quajne Rusine nje vend armik,qe te vazhdojne si dikur ne vitet 90 me Bush-senior president ta izolojne dhe shkaterrojne,ate,nje politike prej miopi te semure,se mbas kesaj pasojat e ketij shkaterrimi do te binin se fundi mbi vendet e tyre.
    Kryesorja per keta lloj politikane,qe kritikojne tek Rusia ate qe kane bere dhe vet, eshte te kapin karriget qe kane humbur,mbasandaj bej lemsh boten gjithandej,ku viktimat me te dhimbeshme jane djemte e rinj dhe te panumert amerikan qe kane humbur jeten dhe shendetin mendor.
    Po te mos ish Rusia,sot Amerika e ketyre politikaneve te llojit Sali,do te kish hyre ne bisedime me shtetin e isisit sirian,sic shkaterruan Libine dhe tani masa e panumert e emgranteve nisur nga ajo ne drejtim te Europes dhe Egjypti,do te vazhdonte te kish ne krye presidentin islamik mbasi sipas Obames,ai ish zgjedhur ne menyre ´´demokratike´´duke dhe e ndihmuar,prandaj duhet te vazhdonte ti merrte frymen atij vendi dhe me tej.
    O tempora o mores!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*