Rusia ndalon hyrjen në aplikacionin “Telegram”

April 13, 2018 14:53

Rusia ndalon hyrjen në aplikacionin “Telegram”

 

Një gjykatë në Rusi ka urdhëruar që të bllokohet qasja në aplikacionin e mesazheve, Telegram.

Kjo ka ndodhur pasi ky i fundit ka refuzuar që t’i japë shërbimeve të sigurisë së shtetit qasje në të dhënat e përdoruesve të këtij aplikacioni.

Rregullatori medial i Rusisë, Roskomndazor ka thënë javën e kaluar se ka ngritur një rast gjyqësor për kufizimin e qasjes në Telegram.

Telegram ka thënë se kjo kërkesë është “jokushtetuese” dhe nuk “bazohet në ligj”.

Para vendimit të gjykatës, organizata Amnesty International ka thënë se tentimi për bllokimin e Telegramit është “sulmi i fundit ndaj lirisë së shprehjes online”, nga autoritetet ruse.

l.h/ dita

April 13, 2018 14:53
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*