Rusia ndërhyn sërish në zgjedhjet e SHBA, roli i “kuzhinierit” të Putinit

October 21, 2018 15:52

Rusia ndërhyn sërish në zgjedhjet e SHBA, roli i “kuzhinierit” të Putinit

Sërish debat në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Agjencitë amerikane të zbulimit paralajmërojnë se Rusia do të ketë sërish në shënjestër zgjedhjet në Kongres.

Dëshmitë e fundit lidhen me akuzat ndaj 44-vjeçares ruse e lidhur me oligarkun e njohur si “Kuzhinieri i Putinit”.
Të premten u padit Elena Alekseevna Khusyaynova nga Shën Petersburgu, duke u regjistruar kështu si rusja e parë, e akuzuar për ndërhyrje në zgjedhjet e vitit 2018. Elena ishte shefe e një projekti rus të koduar si “projekti Lakhta”, i drejtuar nga Agjencia për Krimet në Internet.

Sipas prokurorëve, ajo menaxhonte shpenzimet për reklama dhe promovime në rrjetet sociale, si edhe dyshohet se ajo ka krijuar mijëra profile të rreme në Facebook dhe Twitter.

Por kush është kuzhinieri i Putinit?

Akuza për rusen është se ajo punonte me një buxhet që kapte vlera miliona dollarësh, që sipas amerikanëve vinin nga biznesmeni rus, Jevgeni Prigozhin.

Prigozhin është i njohur si ‘kuzhinieri’ i presidentit Vladimir Putin, për shkak se kompania e tij, furnizon me ushqim presidentin. Ai mendohet se ka lidhje me institucione dhe me zyrtarë të lartë rusë.

l.h/ dita

October 21, 2018 15:52
Komento

3 Komente

  1. Arben October 21, 16:25

    O shoke amerikane, I q….te motren me kete nderhyrjen ruse, na e bete Rusine SI te ishte UFO.

    Reply to this comment
  2. Dodona mbi Tomorr October 21, 18:36

    Trumpi po cfajsohet qe tashti per keto humbjet qe mund te pesoje nga zgjedhjet ne Nendor dhe fajin e paska Rusia!Si shume po e perdor kete Rusine ,si rrezik per Ameriken !Te jete e vertete ? Apo e ka per te mbuluar garen e armatimeve , por edhe nga qe ka vite “pa nji lufte serioze” ku te shiten e te perdoren sasia e armeve qe jane grumbulluar prej vitesh!

    Reply to this comment
  3. Dodona mbi Tomorr October 21, 18:40

    Trumpi po cfajsohet qe tashti per keto humbjet qe mund te pesoje nga zgjedhjet ne Nendor dhe fajin e paska Rusia!Si shume po e perdor kete Rusine ,si rrezik per Ameriaken !Te jete e vertete ? Apo e ka per te mbuluar garen e armatimeve , por edhe nga qe ka vite “pa nji lufte serioze” ku te shiten e te perdoren sasia e armeve qe jane grumbulluar prej vitesh!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*