Rusia, në rrezik për t’u përjashtuar nga interneti global

March 6, 2018 10:41

Rusia, në rrezik për t’u përjashtuar nga interneti global

Rusia është në gatitshmëri nëse Perëndimi tenton ta ndëshkojë duke e shkëputur atë nga interneti global. Ky qëndrim i Rusisë bëhet i ditur nga një këshilltar i lartë i presidentit rus, Vladimir Putin.

Po, mund ta shtypni një buton dhe ta nxirrni në vend. Teknikisht, ne jemi gati për çdo veprim”, u shpreh German Klimenko.

Shtetet e Bashkuara kanë emëruar një këshilltar të posaçëm vitin e kaluar, për të hetuar ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale të 2016-ës në Amerikë, përmes fushatës së dezinformimit në mediat sociale, shkruan rel.

Rusia tashmë është goditur nga një sërë sanksionesh amerikane, sepse akuzohet për sulme kibernetike jo vetëm në SHBA por edhe në vende të ndryshme.

Udhëheqësit në SHBA nuk e kanë diskutuar ende hapur mundësinë e shkyçjes së saj nga interneti.

s.a/dita

March 6, 2018 10:41
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*