Rusia nis “luftën” kundër Turqisë…

November 26, 2015 17:10

Rusia nis “luftën” kundër Turqisë…

Jo një luftë me armë e makineri ushtarake, por një luftë politike midis Rusisë dhe Turqisë ka nisur tashmë.

Një ditë më parë, të gjitha agjencisë ruse të udhëtimit kishin anuluar biletat për në Turqi. Rreth 4 milionë rusë kalojnë pushimet në brigjet turke dhe kjo shifër është jo pak për ta. Sot, Rusia ka ndërmarrë një tjetër masë.

Të paktën 50 biznesmenë turq janë ndaluar nga policia ruse, pasi siç lajmërojnë autoritetet atje, biznesmenët kanë gënjyer për arsyet e hyrjes në këtë shtet. Një prej sipërmarrësve tha se grupi u ndalua dje dhe doli këtë mëngjes përpara një gjykatësi, i cili i ka dënuar ata me dhjetë ditë burgim dhe një gjobë prej 4000 rubla (më pak se 60 euro).

Ky nuk është vetëm se hapi i radhës i Rusisë pasi të tjera sanksione do të ndërmarrë kundër Turqisë.

Kryeministri rus Dimitri Medvedev tha se masat mund të përfshijnë ndalimin e projekteve të investimeve të përbashkëta, teksa theksoi se sanksionet do të hartohen brenda dy ditëve të ardhshme.

“Qeveria ka urdhëruar nxjerrjen e një sistemi masash si përgjigje ndaj këtij akti agresioni në sferat ekonomike dhe humanitare”, tha kryeministri rus.

Sipas tij, fokusi do të jetë për “futjen e kufizimeve ose ndalimeve” për interesat turke ekonomike në Rusi dhe një “kufizim me furnizimin” e produkteve, duke përfshirë edhe ato ushqimore për Turqinë. /Dita/

November 26, 2015 17:10
Komento

3 Komente

  1. perkthyesi November 26, 17:24

    Artikull i bere corap! Nuk e di a kane mesuar te shkruajne drejte dhe me sens permbajtjen keta gazetare? Lexojeni, dhe do te bindeni per kete mishmash. Fatkeqesisht, nuk eshte e para here qe ndodh……..

    Reply to this comment
  2. Z/Kallami November 26, 18:45

    Gazetar te shkolles se plepave Durres.
    Turqit ndalojne biznesmenet turq.Gjobiten me rrubla dhe kjo nuk asht here e para,hapi i radhes por Rusia do te vashdoj sanksione te tjera ndaj Turqise.Kush asht ai zog gomarit qe e merr vesht kete viq kopshtijesh gazetar.

    Reply to this comment
  3. Arben November 27, 08:59

    ME NDER MUHABETIT, TI HAJE M…….

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*