Rusia nis manovra ushtarake në Armeni

July 7, 2015 14:27

Rusia nis manovra ushtarake në Armeni

Ushtria ruse nisi sot manovrat ushtarake për verifikimin e përgatitjes në luftë të trupave të vendosur në Armeni, aleati i saj përballur me manifestime popullore dhe në një konflikt me fqinjin, Azerbajxhanin.

“Gjatë këtij inspektimi të papritur, një komision do të shqyrtojë përgatitjen për luftë të forcave të ushtrisë ajrore të vendosur në Erebuni dhe në bazën ushtarake të Gyumri”, njoftoi shërbimi i shtypit i distriktit ushtarak “Jugu” të Rusisë.

”Manovrat do të zhvillohen në qendrat e trajnimit të Kamkhudit dhe Alagiazit dhe do të mbikëqyren nga dronët”, thekson komunikata.

Rusia disponon që prej vitit 1995 baza ushtarake në Armeni, një ish-republikë sovjetike e Kaukazit.

July 7, 2015 14:27
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*