“Rusia po përpiqet të pengojë integrimin e Shqipërisë në BE”

May 18, 2017 11:42

“Rusia po përpiqet të pengojë integrimin e Shqipërisë në BE”

 

Me përfundimin e turit në Ballkan dhe zgjidhjen e krizave politike në Shqipëri e Maqedoni, zv/ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Hoyt Brian Yee raportoi në nënkomitetin e senatit për situatën në Ballkan.

Siç raporton Radio Europa e Lirë,  zyrtari i lartë i Departamentit të paralajmëroi se Rusia ka rritur përpjekjet e saj për të ndikuar politikën në Ballkan.

Sipas tij “shumë vende të Ballkanit, si Shqipëria dhe Mali i Zi, duan integrim më të thellë me Perëndimin dhe Uashingtoni i mbështet ato”, duke shtuar se “Moska përpiqet ta parandalojë një gjë të tillë me mjete financiare dhe politike”.

Yee e cilësoi këtë si “ndikim malinj” të Rusisë.

Ai po ashtu tha se një qendër humanitare e Rusisë në Nish të Serbisë me siguri synon ndikimin në formimin e opinionit publik dhe po përpiqet të nxisë edhe Republikën Srbksa të ndahet nga Bosnja dhe Hercegovina.

Nga ky raportim kuptohet se Shtetet e Bashkuara janë tejet të interesuara për stabilitetin e Ballkanit dhe çdo krizë që mund të provokonte zhvillime të papëlqyeshme do të ishte me pasoja për faktorët politikë që do të kundërshtonin interesat amerikane.

May 18, 2017 11:42
Komento

3 Komente

  1. Crusader May 18, 13:23

    Ketu ja ke futur kot, o Kinez . Eshte Europa ajo qe po e perdor Ballkanin Perendimor si nje lagje te Afrikes. Po te doje BE, Ballkani Perendimor antaresohet qe neser. Nuk e besoj se e pengon Rusia antaresimin, sepse ai nuk eshte ne dore te saj.

    Reply to this comment
  2. Adih May 18, 15:48

    E kam thene ne komentet e mia te meparshme .Pererndimi duhet te zevendesoje ,garden e vjeter te politikaneve pro lindore , me politikane te rinj pro perendimore .. .Dy jane hallkat kryesore te eres perendimore ne vendin tone ,ne qofte se deshironi..
    ! …. Duhet te shkoje prona tek i zoti dhe zbatimi i ligjit
    NR .181 i kushtetutes ,ku eshte shkelur nga te gjithe bolshevikut nen stop njelloj.
    2…Hapni dosjet e sigurimit politikaneve te ketyre 26 viteve te fundit ,ku i keni me lopata ,ish pinjollet e sigurimit te diktatures , ku do ikin vete dhe mos qendrojne me ne shqiperi, por te kekojne azil politik ne RUSI ose ne Korene e Veriut . Te jene te qete se do ja u bejne letrat.
    LLAFET E SHUMTA JANE FUKARALLIK:::Zoti i nderuar HOYT BRIAN YEE……Faleminderit per te gjitha AMERIKES ..

    Reply to this comment
  3. Adih May 18, 16:09

    Flm

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*