“Rusia sot” dhe propaganda anti-UÇK

July 11, 2016 10:57

“Rusia sot” dhe propaganda anti-UÇK

 

Nga Bardhyl Mahmuti


Me dekret të veçantë të Vladimir Putinit të datës 9 dhjetor 2013 u krijua “ROSSIA SEGODNIA” (Rusia Sot), institucion zyrtar i propagandës ruse drejtuar opinionit publik ndërkombëtar. Një vit më vonë, në nëntor të vitit 2014, Rusia zyrtarizoi Shërbimin e vet informativ multi-media me emrin “SPUTNIK”.

Nuk do të përmend numrin e madh të shkrimeve që ky institucion i propagandës ruse shpërndau kundër pavarësisë së Kosovës në përgjithësi dhe UÇK-së në veçanti. Po ndalem vetëm në shkrimin që u publikua pas zgjedhjes së Hashim Thaçit President i Kosovës. Më 1 prill 2016 Shërbimi informativ multi-media ruse “SPUTNIK” shpërndau shkrimin e titulluar “Dosje e vitit 2005 e Shërbimit inteligjent gjerman për kokën e mafies, Presidentin e Kosovës”. Kam bindjen e plotë se asnjë lexues i shkrimit tim nuk habitet që shërbimet informative ruse (qofshin ato shërbime multi-media apo të natyrave të tjera) publikojnë shkrime të tilla. Ajo që është e habitshme lidhur me këtë shkrim qëndron në faktin se një numër i mediave elektronike në gjuhën shqipe, tre muaj më vonë, ia plasuan opinionit publik shqiptar propagandën ruse. Por, të kamufluar si “dosje e Shërbimit Federal Informativ Gjerman (BND) të publikuar nga Wikileaks”.

Pa asnjë rezervë për prejardhjen e këtij shkrimi, një numër i mediave elektronike në gjuhën shqipe shpërndanë akuzat tanimë të njohura kundër Hashim Thaçit dhe udhëheqësve tjerë të UÇK-së. Gjenezën e kësaj propagande e kam trajtuar hollësisht në librin tim “Mashtirimi i Madh”. Po ndalem shkurtimisht vetëm në Dosjen “sekrete” të Shërbimit sekret gjeman. Kjo dosje nuk është as “dosje sekrete” siç pretendohet (për arsye se është shpërndarë falas në internet e as “dosje e Shërbimit sekret gjeman”.

Kjo dosje nuk është asgjë tjetër pos parafrazim i “Librit të bardhë” të Shërbimit Sekret Serb, botimi i vitit 2003. Për dallim nga ata që fshehin burimin e vërtetë të informatave të tyre serbo-ruse, njerëzit që përgatitën dosjen në emër të Shërbimit sekret gjerman ruajnë një shkallë të sinqeritetit.

Në Dosjen e Shërbimit Sekret të Gjer­manisë (BND-së), në faqen 14, pika 2.2.1, thuhet qartë se burim informate për përpilimin e kësaj dosjeje ishte Shërbimi Sekret Serb (BIA).

Do të kishte qenë e ndershme që të gjithë ata ata gazetarë që fshihen prapa Wikileaks (apo amerikanëve) për të shpërndarë propagandën serbo-ruse të bëhen të sinqertë së paku si përpiluesit e dosjes në fjalë dhe të tregojnë se dosja është faqosje në gjuhën gjermane e propagandës serbe.

Nuk ka turp më të madh se të shpërndash propagandën serbe të ambalazhuar me petkun gjerman për ta njollosur Nazar Mehmetin si gjoja “udhëheqës i një grupi të organizuar kriminel që financoi Thaçin dhe UÇK-në”. Nazar Mehmeti është një biznesmen i suksesshëm amerikan, me origjinë nga trojet etnike shqiptare në Maqedoni, i cili i ka ndihmuar luftërat çlirimtare si asnjë biznesmen tjetër! Lufta speciale që Shërbimi sekret serb ka bërë vazhdimisht kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Fatmir Limajt, Ramush Haradinajt, personaliteteve tjera të UÇK-së dhe atdhetarëve të mirfilltë nuk duhet të zë vend në hapsirën mediatike në gjuhën shqipe.

 

July 11, 2016 10:57
Komento

6 Komente

  1. ShkoDrani July 11, 13:06

    Absolutisht e vertet! Por fatkeqeisht shtypi shqiptar eshte kthyer ne nje burim te papergjegjshem (dis)informimi! Kur viziton faqet online te shtypit shqiptar nuk kalon dite pa lajme pro-ruse ose serbe, e shpesh anti-UCK, jo ketu se eshte Bedri Islami, por te Tema, G55, e do tjera.
    Niveli i pergjegjshmerise s informimit eshte pothuajse foshnjorak. Sulmohen figurat e verteta patriotike me nje lloj kenaqesie te ligë.

    Reply to this comment
    • Mollosi July 12, 08:34

      Cdo te thuash ti per z. Xhavit Haliti, qe sherbimi i inteligjences se KFOR-it amerikan e cilesoi si bashkepunetor te UDB-se. Z. Haliti ishte udheheqes i ish Drejtorise Politike te UCK-se dhe eshte shok i Bedri Islamit.

      Reply to this comment
  2. Alban July 12, 00:44

    Ehe sa ka keshtu, qe media tona dele i marrin e na i cojne ne, as numerohen. Shqiptaret jane thjeshte vegla qe i perpunon si te duash, me cfare informacioni qe te duash.

    Reply to this comment
  3. R July 12, 08:57

    z. Mahmuti zgjedh te tregoje propagande anti-UCK nga SPUTNIK!
    Por ne SPUTNIK ka dhe deklarim nga Presidenti V. Putin ku thote se me Krimene dhe Kosoven duhet perdoret Referendumi vetvendoses si vende me shumice etnike!
    Keto deklarime nuk i thote Mahmuti!
    Nuk thote as kryesoren e arsyes tensionit politik ne Kosove : Zajednicen!
    Ky projekt me emer sllav eshte bere nga aleati perendimor e jo nga Rusia armike e Kosoves!
    Eshte dakort z. Mahmut me Zajednicen?
    Po te jete dakort, mos prrallise kot ankesa kunder lajmeve ne SPUTNIK!
    Se SPUTNIK ben propagande anti-UCK, por ama Zajednica ofron Zajedno me serbet. Pikerisht ate qe detyroi UCK te marre armet ne 1999!
    Kaq gje i kujtohet Mahmutit, patjeter!

    Reply to this comment
  4. bani July 12, 18:33

    Gazeta e Kosoves Bota Sote qe ne kohen e luftes eshte vene ne sherbim te propagandes serbe Te kjo gazete nuk ka dite ku nuk gjene shkrime kundra komandateve te UCK dhe UCK ne pergjithesi.Une shpesh pyes veten dhe disa shoke se si mundet te mos ndeshkohet nje mashineri shpifese e cila ja kalon edhe asaj serbe.

    Reply to this comment
  5. landi July 13, 01:53

    Mediat shqiptare financohen nga rusia. Pse si mbijetojne gjithe keto media qe si ndjek njeri. Me aq lek sa fitojne ata mund te pagujne vetem dritat dhe ujin. Shiko filmimet kujt i referohen per lajmet e jashtme. Gjithmone del me germa te medha “RT RUSSIA TODAY” televizioni shteteror Rus ne anglisht.kete e ben abc news news 24 e me rradhe

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin