Rusia teston një armë të re supersonike

December 26, 2018 15:12

Rusia teston një armë të re supersonike

Kremlini njoftoi se ushtria ruse ka testuar me sukses një armë të re supersonike. Presidenti Vladimir Putin mbikëqyri nisjen e testit nga dhoma e kontrollit të Ministrisë së Mbrojtjes.

Në testin e së mërkurës, arma u nis nga baza e raketave në Dombarovskiy në malet e Uralit jugor. Kremlini bëri të ditur se arma ka goditur me sukses një objektiv të caktuar 6 mijë kilometra larg vendit të nisjes.

Putin e quajti armën e re “Avangard” duke thënë se ajo nuk mund të zbulohet gjatë fluturimit. Arma është në mesin e koleksionit të armëve bërthamore të cilat ai i prezantoi në muajin mars.

Putini tha se “Avangardi” posedon një gamë ndërkontinentale dhe mund të fluturojë 20 herë më shumë se shpejtësia e zërit.

o.j/dita

December 26, 2018 15:12
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim