Rusia ‘tregon muskujt’, lëshon raketë nga nëndetësja bërthamore

May 1, 2016 10:40

Rusia ‘tregon muskujt’, lëshon raketë nga nëndetësja bërthamore

Rusia vazhdon të ‘tregojë muskujt’!

Pas tensioneve të vazhdueshme në Detin Baltik me SHBA-në, kjo video tregon momentin kur një nëndetëse bërthamore ruse lëshon një raketë kruz për të shkatërruar një objektiv.

Nëndetësja Severodvinsk është e gjatë 120 metra dhe gjendet në Detin Barenc.

Rusia e ka rritur prezencën në Arktik, në një rajon ku fuqitë botërore po zhvillojnë një betejë të fortë për territore të çmuara dhe të drejta për shfrytëzuar pasurinë nënujore.

Një burim ushtarak tha se raketa Kalibr e goditi shënjestrën me një saktësi të pabesueshme.

Raketat Kalibr mund të përdoren me mbushje bërthamore ose konvencionale.

Ato udhëtojnë me një shpejtësi Mach 2.9.

Rrezja e tyre është 1500 milje.

Raketat Kalibr janë përdorur nga Rusia për të shënjestruar objektivat në Siri.

Nëndetësja Severodvinsk mund të mbajë deri në 40- raketa të tilla.

Rusia ka në plan të ndërtojë 12 nëndetëse të tilla, që u prezantuan për herë të parë në vitin 2010.

Burimet amerikane thonë se këto janë nëndetëse me fuqi të admirueshme.

Admirali Mark Ferfuson tha se aktiviteti i nëndetëseve ruse është në një pikë të tillë, që nuk është parë që prej Luftës së Ftohtë.

 

May 1, 2016 10:40
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim