Rusmali: Nishani mund të “mendohet” vetëm 7 ditë

February 18, 2016 22:20

Rusmali: Nishani mund të “mendohet” vetëm 7 ditë

Eksperti i së drejtës kushtetuese, Ilir Rusmali, ministër i Drejtësisë dhe kryetar i Komisionit të Ligjeve gjatë qeverisë “Berisha”, tha se, në të gjitha republikat parlamentare si Shqipëria, vullneti është i kryeministrit dhe ky vullnet verifikohet nga Parlamenti, ndërsa Presidenti ka vetëm 7 ditë kohë për të kryer veprimin solemn të dekreteve të shkarkimit dhe emërimit të ministrave.

“Kushtetuta i ka caktuar Presidentit 7 ditë afat dhe nuk e lidh procedurën e mëparshme apo vijuese me qëndrimin e Presidentit. Emërimi dhe shkarkimi i ministrave e lidh veprimin e Presidentit vetëm me datën e propozimit nga kryeministri dhe me asgjë tjetër”, tha Rusmali për TCh.

Gjatë qeverisë së kryeministrit Rama, Presidenti Bujar Nishani e ka provuar më shumë se një herë, se ka nxjerrë në të njëjtën ditë dekretet e emërimit dhe të shkarkimit të ministrave.

Edhe atëherë, rasti ka qenë me Arben Ahmetajn, kur për shkak të ndryshimit të emërtimit të Ministrisë së Ekonomisë, Presidenti nxori dekretin e shkarkimit dhe emërimit të Ahmetajt për të njëjtin post, me emër të ndryshuar.

February 18, 2016 22:20
Komento

1 Koment

  1. Radio Televizioni Shqiptar February 19, 09:04

    Shoku Ilir Cajup Rusmali. Ju pergezoj qe keni arritur ne genin Tuaj si komunist i vjeter. Gjithe komuniteti yne rom ketu me lagjen ” Liria ” ne Shkoder nuk arrin t’a kuptoje se cfare t’u desh qe te perzihesh me ata halabaket e SHQUP- it. Mos harro amanetet qe te ka lene me goje dhe me shkrim i madhi dhe i nderruari, i paharrueshmi komunist i oreve te dyte Shoku cajup Rusmali. Ne mer te komunitet rom Ju pergjerohemi dhe Ju lutem pne te miren e ne romeve te lumtur qe po mundet jepini tre jave kohe Presidentit tone te madh, Bujar Nishani.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*