Humbja dramatike dhe fati politik i PD

Ilir Rusmali / INTERVISTE July 2, 2013 15:33

Humbja dramatike dhe fati politik i PD

Kryetari i Partisë, kryeministri i vendit, e prezantoi fushatën si betejën e tij personale. Fitorja dhe humbja këtë herë mund të kishin vetëm një emër, emrin e tij. I gjithë lidershipi i PD-së pranoi me kënaqësi të zhdukej nga faqja e dheut, të zhbëhej, të vihej në bisht. E vunë re shqiptarët, e vuri re dhe media. Kjo nuk është platformë, nuk është program. Kjo është mënyrë sjellje, që nuk është çudi të jetë etiketuar nga votuesit si arrogante”, tha në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ish ministri i Drejtësisë në Shqipëri, Ilir Rusmali.

 PD pësoi një humbje të thellë në zgjedhjet e 23 qershorit dhe, pa kaluar një javë, nisi një proces të shpejtë rigjenerimi me hapjen e fushatës për zgjedhjen e kryetarit të ri. Çfarë prisni ju nga ky proces?

Rusmali: Përgjigja e pyetjes është mjaft komplekse dhe e vështirë. Ju flisni për zgjedhjen e kryetarit të ri ndërkohë që demokratët ende nuk kanë marrë veten nga humbja tronditëse e zgjedhjeve politike. Ende nuk ka një përgjigje të saktë, të besueshme dhe të gjithëpranuar për shkaqet e humbjes dhe, nëse përkthej saktë fjalët e kryetarit Berisha në mbledhjen e kryesisë, me të cilën nisën procedurat për zgjedhjen e kryetarit të ri, nuk pritet që kjo të ndodhë deri në përfundim të procesit. Analizën e zgjedhjeve do ta bëjë kryetari i ri dhe forumet që do të përzgjedhë ai, pas zgjedhjes së tyre, gjithnjë nëse ata do ta shohin të arsyeshme të merren me këtë punë. Berisha e konsideroi zgjedhjen e kryetarit të ri të partisë si fillimin e ri për partinë, si fillimin e kthesës, si fillimin e fitores. Por fakti që analiza e humbjes nuk po i paraprin procesit bën që zgjedhja e kryetarit të mos bëhet dot fillimi, kapitulli i parë i fitores, por të ngelet kapitulli i fundit (ose i radhës) i humbjes, gjë që e bën gjithë procesin të panatyrshëm dhe joracional.

I panatyrshëm dhe joracional vetëm pse nuk po ndiqet radha?
Sigurisht. Në qoftë se nuk ndiqet radha do të thotë se ende nuk dihen arsyet përse humbëm, ose përse humbëm kaq thellë, do të thotë se askush nuk mund të thotë me siguri se zgjedhja e shpejtë e kryetarit të ri është shpëtimi, apo është thellimi a degjenerimi i së keqes, se shkaku i humbjes qëndronte tek udhëheqësi, siç tha Berisha, apo tek gjithë ekipi drejtues, tek programi elektoral, apo tek metodologjia, tek objektivat e shpallura, apo tek mesazhet e papëlqyeshme. Në qoftë se nuk ndiqet radha dhe nuk nxjerrim mësime nga humbja tronditëse, atëherë rrezikojmë që zgjidhja që do i ofrojmë demokratëve dhe shqiptarëve në fund të procesit të jetë saktësisht e kundërta e asaj që presin ata. Nëse ata presin drejtimin e ri, ne mund tu ofrojmë një drejtim akoma më të vjetër. Nëse ata presin liderin e panjollë, ne mund tu dhurojmë liderin e përlyer. Nëse ata presin udhëheqësin e fortë, karizmatik, largpamës, të pavarur, të vendosur e energjik, ne mund tu ofrojmë udhëheqësin kukull, pa shpirt, pa vizion, pa autoritet e anemik.

Por jo vetëm kaq. Unë kam frikë se nxitimi për të përmbyllur me shpejtësi procesin rrezikon ta dështojë vetë atë. Procesi rrezikon të bëhet formal, i paracaktuar, pa konkurrencë reale autoritetesh dhe vlerash, fals e teatral. Procesi rrezikon të përcillet me mosbesim e indiferencë nga demokratët dhe shqiptarët, për pasojë, të mos i bindë ata. Pasoja, nëse ndodh kështu është devastante. Vetëm se kjo nuk ka për tu vënë re tani. Do të vihet re në zgjedhjet e radhës për pushtetin lokal dhe, akoma më shumë në zgjedhjet e ardhshme politike. Humbësi i parë i këtij nxitimi dhe kësaj mendjelehtësie, pa dyshim që do jetë, kryetari i ri i partisë. Përfituesi më i madh prej tij do jetë pa dyshim kundërshtari ynë politik.

Si duhet vepruar atëherë, sipas jush?
Duke bërë analizën e humbjes. Pa vonesë! Me vendosmëri!

Pse nuk e provoni ju njëherë? Cila është analiza juaj?
Gjatë këtyre ditëve analistët janë përqendruar shumë në arsyetimin se humbja ishte pasojë e arrogancës edhe pse këtë term e kanë interpretuar në mënyra të ndryshme. Unë e di se leximi është gjithmonë personal, por unë besoj se fakti që ata konkordojnë në masë e bën këtë lexim të saktë e të besueshëm. Prandaj dhe sot po preferoj t’i përgjigjem pyetjes jo duke dhënë përjetimin tim, analizën time, por duke sjellë në vëmendje përjetimin dhe arsyetimin e analistëve.

Ata janë goja e opinionit publik. Analiza e tyre është më gjithëpërfshirëse. Vota-ndëshkim për arrogancën do të thotë lehtësisht se ndëshkimi nuk kishte lidhje as me ekonominë, as me pagat, as me shëndetësinë, as me rrugët, me një fjalë as me arritjet, as me premtimet. Ndëshkimi kishte lidhje me sjelljen e lidershipit (këtu nuk kam parasysh vetëm Berishën edhe pse ai, jashtë çdo dyshimi, ka qenë shtylla kurrizore e fushatës).

Këto ditë më ka bërë shumë përshtypje një koment-dëshmi e analistit të mirënjohur Blendi Fevziu. Fevziu ka reputacionin e merituar të një gazetari të mirëinformuar edhe për gjëra që opinioni mund të mos i mësojë kurrë në jetë. Fevziu dëshmonte në një shkrim të para disa ditëve se në mesin e muajit prill (pak para fillimit të fushatës) PD-ja ishte sipas sondazheve 5 pike pas PS-së (koalicionet e kam fjalën). Është e vetëkuptueshme se kjo diferencë e rikuperueshme mund ti ngarkohet në shpinë konsumit që të vjen nga qeverisja.

Por këto sondazhe e nxirrnin PD-në 12 ditë përpara datës së zgjedhjeve 16 pike pas PS-së. Kjo do të thotë se në një muaj fushatë me ne kishte ndodhur një katastrofë e vërtetë, që të mund të justifikojë rënien vertikale. Prandaj pyes veten çfarë kemi bere me sjelljen tone (me sjelljen, jo me programin, as me angazhimet e fushatës) që paskemi shkaktuar tërmet tek njerëzit dhe jemi shfaqur përpara tyre si arrogantë të papranueshëm?  Të tjerë mund të rreshtojnë më shumë, por unë mund të rreshtoj vetem kaq:

Kryetari i Partisë, kryeministri i vendit, e prezantoi fushatën si betejën e tij personale. Fitorja dhe humbja këtë herë mund të kishin vetëm një emër, emrin e tij. I gjithë lidershipi i PD-së pranoi me kënaqësi të zhdukej nga faqja e dheut, të zhbëhej, të vihej në bisht. E vunë re shqiptarët, e vuri re dhe media. Kjo nuk është platformë, nuk është program. Kjo është mënyrë sjellje, që nuk është çudi të jetë etiketuar nga votuesit si arrogante.

Kryetari i partisë vetë, pa ndihmën dhe as kundërshtimin e kurrkujt hartoi listat e kandidatëve jashtë çdo lloj parimësie dhe justifikimi moral, politik dhe ligjor. Futi në listat e PD-së eksponentë të spikatur apo tejet agresiv të së majtës dhe u kërkoi demokratëve të votonin në mënyrë të kundërnatyrshme për ta, futi në lista pa pasur fare nevojë kryetarët e partive të tjera dhe u kërkoi demokratëve t’i mirëprisnin ata sikur të ishin demokratë. Këto veprime mesa duket u lexuan menjëherë nga demokratët si veprime qe i hiqnin PD-së së paku 100 mijë vota. Edhe kjo ishte sjellje, jo platformë apo program.

Së fundi, mbushi pjesën tjetër të listave vetëm në bazë të një kriteri: të klientelizmit. Këtu nuk po ndalem gjatë, se bëj pjesë tek të pakënaqurit dhe do më quajnë në konflikt interesi. Por ama duhet të theksoj se edhe kjo sjellje u interpretua qartazi dhe gjerësisht si arrogante.

Sjellja e fundit që unë kam mundur të identifikoj është fakti se, që në fushatë dhe jashtë çdo lloj konteksti, Kryetari i partisë dhe media rreth tij u përpoq të profilizonte trashëgimtarin që Kryetari kishte caktuar për demokratët. Me këto zgjedhje demokratët po lidhnin pazgjidhshmërisht jo vetëm qeverisjen, por edhe fatin e tyre politik.

Edhe pse mund të duket cinike, demokratët dukeshin të lënë pa alternativa dhe pa mundësi zgjedhjeje. Edhe kjo është jashtë çdo lloj dyshimi sjellje që është përcjellë si arrogante. Që të mos ta zgjas shumë, nëse opinionistët thonë është arroganca, atëherë arroganca duhet kërkuar tek gjestet. Nëse demokratët na kanë votuar kundër, atëherë, gjeste arrogante janë ato që kanë zemëruar demokratët.

Dhe si mund ta ndihmoje kjo analize procesin për zgjedhjen e kryetarit te ri?
Le të shohim se ç’po ndodh: Procesi për zgjedhjen e kryetarit të ri duhet të përjetohet nga demokratët si një proces shërimi, nëse duam që ai të jetë pozitiv. Duhet të përcillet jo si arrogancë e re, por si përulësi e thellë, pse jo si ndjesë e kërkuar me zemër në dorë dhe me shpresë për mirëkuptim. A është i tillë në fakt procesi deri tani? Ti marrim gjerat me radhe:

Kryetari i partisë ka dhënë dorëheqjen, por procesi po drejtohet nga fillimi deri në fund prej tij (shenjë e keqe). Lista e deputetëve ishte pjesë thelbësore e pakënaqësisë popullore, por kryetari i partisë deklaron se procesi për zgjedhjen e kryetarit të ri do të ketë në bazë këtë listë famëkeqe (shenjë e keqe dhe kjo). Kandidati i projektuar si fitues është po ai trashëgimtari i fushatës. Për të jemi gati të ndryshojmë procedurat statusore, të mbajmë në kontroll të rreptë partinë, të ndërhyjmë sa herë ka nevojë për t’i sheshuar rrugën, ti krijojmë konkurrencë falso etj (shenjë e keqe dhe kjo). Nëse do vazhdojmë të veprojmë me të njëjtën arrogancë me të cilin humbëm zgjedhjet, atëherë pësimi nuk do na bëhet dot mësim, zgjedhja e kryetarit të ri nuk do bëhet dot “fillim i ri”, do ngelet kapitull i vjetër, i lexuar dhe më parë.

Ç’duhet të ndodhë me zgjedhjen e kryetarit, sipas jush që të konsiderohet fillim i ri?
Procesi duhet të bëhet i vërtetë, të jetë transparent dhe konkurrues, të marrë kohë, të bëhet i pjekur dhe me procedura të sakta, pa ndërhyrje, ndikim të parregullt e manipulime. Procesi duhet t’i nënshtrohet debatit të fortë në publik midis kandidatëve dhe mbështetësve të tyre. Partia duhet të hapet për mbështetësit e të gjithë kandidatëve, shqiptarët duhet të shoqërojnë procesin me opinione, anësi, komente, sondazhe, pse jo me votim.

Sa më masiv dhe përfshirës të jetë ky proces, aq më shumë sinergji pozitive kanë për tu çliruar, aq më e shëndoshë dhe e forte do mund të dalë në fund të tij partia, aq më shpejt do mund të rikuperojë ajo nga humbja. Këto që unë them nuk janë as shpikje, as sakrilegj, as të majta, as të djathta, as të panjohura më parë. Janë dije universale, janë praktika të mira politike dhe partiake. Por që procesi të jetë i vërtetë, ai duhet të fillojë nga analiza serioze dhe e çiltër e humbjes sonë dramatike. Pa të nuk fillon dot shërimi. Pa të zgjedhja e kryetarit të ri nuk çlirohet dot nga paragjykimi. Pa të nuk i shpëtojmë dot arrogancës.

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Ilir Rusmali / INTERVISTE July 2, 2013 15:33
Komento

22 Komente

  1. ILIRET July 2, 15:59

    ” Nëse ata presin drejtimin e ri, ne mund tu ofrojmë një drejtim akoma më të vjetër. Nëse ata presin liderin e panjollë, ne mund tu dhurojmë liderin e përlyer. Nëse ata presin udhëheqësin e fortë, karizmatik, largpamës, të pavarur, të vendosur e energjik, ne mund tu ofrojmë udhëheqësin kukull, pa shpirt, pa vizion, pa autoritet e anemik.”
    Duket sikur flitet pikerisht per Lulezim Bashen dhe Sokol Olldashin. Sapo te marin detyren e kryetarit te PD, secili prej tyre do te jete nje i perlyer. Te dy ne rrugen Durres Kukes,Basha edhe per vrasje te qytetareve te pafajshem.
    Sa per arrogancen, nuk mendoj se lideri i PD, e shfaqi ate ne nje nivel me te larte se ai i PS.
    Shkaku kryesor ishte ekonomia, buka e perditeshme. Rritja e pakontrolluar e cmimeve, te produkteve baze te jeteses, e naftes, e punimeve bujqesore, e plehrave kimike, arroganca e zyrave te shtetit, perfshire korrupsionin e tyre, krahinizmi i zyrtareve ku me zgjuarit ishin sigurisht nga Tropoja dhe Kukesi, duke e bere pjesen tjeter te Shqiperise injorante…etj.etj.

    Reply to this comment
    • TJ July 3, 12:02

      Ku ishte Rusmaili kur opozita dhunohej prej atij ,doravete, Ky lloj plehu qe u ruajt ne PD-ne e Berishes mban ere te keqe dhe sa me shume te qendroje do te kundermoje me keq! Ruajuni prej PD-isteve te sotem.

      Reply to this comment
  2. Baro Liçaj July 2, 16:11

    Pas tri ditesh te humbjes, Sali Berisha doli i perlotur dhe tha se” pergjegjsia e humbjes bie mbi mua ” , sa qe mallengjeu te gjithe : Edhe Erlen, edhe Lauren e Vorpesit , edhe Silvian e Bardhit , edhe , edhe… qane sikur te kishte vdekur lideri i madh Sali Berisha. Mirpo ky ( Saliu ) , vertete mori mbi vehte pergjegjsine ,por cilat ishin shkaqet dhe a meritonte ndeshkim ky njeri !? Ai e beri kete per te lare gojen, e beri qe gjithe qaramanet te vazhdojne t’i thurin lavde e bejne tatuazhe ne vende , ndofta dhe intime . Por Zoti Rusmaili, i biri i Cajupit te Komitetit Qendror te PPSH ), sot e mori vesh arrogancen e Sali Berishes !!! Sot u zgjua nga GJUMI LETARGJIK dhe e ngriti zerin,por se sa do te degjohet Zeri i tij, t’ja leme kohes. Saliun arrogant do ta kete perseri ne krye!!!

    Reply to this comment
  3. Kavia July 2, 16:39

    Ore Ilir ! Na cudite mor burre i dheut !! A kishte njeri me arrogant se ty ne Komisionin e ligjeve ??!!! A e mban mend se si u pergjigjeshe kolegeve te tu kur te thonin qe jeni gabim me keto ligje shkel e shko ? Tani ,qe perendoi drita jote, u kujtove per arrogamcen e kryearrogantit mor qyq ?!!!
    Tobe ,tobe….Ju qofshi !!

    Reply to this comment
  4. Tefa July 2, 16:50

    Ju te gjithe drejtuesit e PD-se keni qene njelloj arogante, sikur ju ka pjelle nje nene. Edhe vellezer te ishit, nuk duhet te ngjani kaq shume. Kush eshte me pak arogant:Topalli,Paloka,Ju vete Rusmaili,Imami,Bode, seriozi Patozi,Bregu e tj…
    Si ne kohe te Enverit, me i vogli kopjonte me te madhin. Edhe tek ju te gjithe mundoheshit te kopjonit shefin tuaj Sali.

    Reply to this comment
  5. fat man July 2, 16:58

    Rusmaili vjen vete nga nje familje ne sherbim te komuzimit, i ati Drejtor ne RTSH. Me te njejten arrogance, shembelltyre e keqe e shefit te tij, qe po i ben “oponencen” dhe me nje fjalor primitiv poshteronte ish opoziten si kyetar i Komisionit te Ligjeve. Ne cdo ligj te miratuar ne kete komision asnjeher nuk morri ne konsiderarate verejtjet e se majtes. Pervec cfare thote me te drejte komentuesi Iliret, per humbjen me NOCKAUT te Saliut, jane edhe se, ai ivuri nen kontroll Drejtesine me emerimet partiake qe beri dhe te atyre qe i sherbenin familjes se tij tejet te korruptar. Sulmoi ne menyre te paskrupllt Kryeprokuroren, duke e quajtur Lavire Bulevardi, 5 urdherat e prokurorise dorzuar policise se shtetit , per arrestimin e komandantit te Gardes e te tjereve per vrasjet i 21 janarit i ndoloi te eksekutoheshin me urdherin e Saliut. Presidentin e Topi e qujti Horr Bulevardi dhe emeroi President kukellen Nishani. Krijoji shtet policor, Shqiperine e nxorri ne treg per 1 euro, fali detin, kontrobandist armesh dhe karburanti. Shiti hasete e pasuri te shqiptareve per nje cope buke, shkaterroi ekonomine e bizneset e krijoji nje deficit prej 650 milion euro. Beri vrasje politike dhe vrasje ne bulevard. Keto jane nje pjese e ” bemave ” te permbysjes se Diktatorit Sali.

    Reply to this comment
  6. era July 2, 17:17

    Si mund te flase ky per arrogance nderkohe qe pervete ishte nje nder me te spikaturit si arogant. Ky fliste si nga maja e olimpit dhe sikur ky te ishte ne liste dhe PD te kishte aritur te vidhte zgjedhjet e shifnit kete bukuroshin ju se si do te fliste.
    Plehra qe duhet hedhur njehere e pergjithmone.

    Reply to this comment
  7. per laron mark.uk July 2, 17:35

    o rusmal po pse rren mer i pafytyre po dhe ti nga ajo shtrese vjen pjelle komuniste je dhe ti ore palaco po ku ka pasur ndonjehere shqiperia gjate ketyre 23 viteve nje pol te djathte,qe ti sot thua se pd humbi se futi krrica te majte nen lista,po psiqiku sali te 7 lekurat qe ka i ka komuniste kryekeput or spiun hoxhist pd ka qen dhe eshte thjesh sigel nuk ka lidhje fare me demokracine sidomos me ne krye filoserbin sali po ik e terhiqi ndonje te lare andej ne plazh e dete se te paska more koka avull shume ju te gjith arrogante jeni se mos vetem filoserbi sali…

    Reply to this comment
  8. Bajram July 2, 17:42

    Cuditem me kete Rusmajlin qe permend komunistet kur i jati i tij ka qene superkomunist dhe ka goje e fol. Si Saliu edhe ky vijne nga e njejta pjelle e Partise komuniste. Tani qe u rane pendet flasin kunder njeri tjetrit. Kur u krijua P.D-ja u krijua demokratike por ate e zaptuan komunistet dhe pjella e sigurimit te shtetit dhe sot flasin keto mbeturina koherash. Urojme qe koalicioni i ri te shkoje perpara dhe te mos shkele mbi ish te perndjekurit politike

    Reply to this comment
  9. L. Itali July 2, 17:46

    Megjithate Rusmajli per mendimin tim( jam dakort per arrogancen e tij sa ish të persekutuaret e nderuar i dhane nje mesim te paligjshëm,por per arrogancë treguar…) është zeri i parë nga PD që flet realisht kunder Berishës! Megjithse ka shkaqe të tjera,ku duhet cilësuar se Sovrani u lodh nga vjedhja e votës se tij dhe manipulimet e Saliut me Ponen,(servil numer nje i tij) Bashen,Olldashin,Jozefinen a deklaratat pa pike kulture te “poetëve” Patozi e Flamurit prej Hasi!….Arroganca vjen pas “genjeshtrave” skandaloze te Berishës per superioritet dhe barazim ekonomik me Gjermanine,atomikëve,arroreve,borronicave e manaferrave qe duhej te mbillnin shqiptaret nga jugu ne veri….pastaj arroganca ku kulm ka 21 janarin dhe deklaraten ne parlament”Provoni se do tua beje me keq se me 21 janar!” Pavarsisht se sondazhi i grafomanit fjalshperdorues,Fevziu, permendet 6 pike perpara,”kurse doli 16 në një javë”,nuk është konkludive madje e gabuar e sjellë nëinterviste nga Rusmajli;sepse sondazhet edhe gabojne! Sovrani nuk votoi për Ramën me domosdoshmeri,por votoi me domosdoshmeri te largonte fatkeqesine e tij kombetare,”projektin”e Ramizit,Berishën! Dhe ja arriti!Nuk jane thjesht disa te pakënaqur te djathtë qe u larguan”por jane shumë ata të pavarur që kuptuan ku dhe si largohej qelbesira qe edhe vrau e kercenoi si kriminel!Ata vendosin në fushbeteje ndaj Saliu u rrezua!Nuk e bënë votën si donte “analisti”Lubonja,as si propozonte politologu pa lidhje të shumta me vendlindjen,Shinasi Rama! Patì dhe arsye te tjera, bie edhe mosmbeshtetje e fuqishme nderkombetare,kur Rama direkt dhe indirekt patì konsensus botror duke filluar nga Obama dhe sidomos gjigandi qe nuk pretendon pas humbjes,Laburistet anglezë dhe nuk punon 18 ore ne seli te laburisteve për ti ringritur, Toni Bler! Të tjerat e Rusmajlit jane te drejta,edhe pse te vona! Shqiperise nuk i duhet një opozitë vazhdimesie, por një opozitë reale,e forte dhe teper moderne, qe kundershtaret të mos i quaj “armiq”,por kundershtar idesh,mendimesh,opsionesh per te zgjedhur me të mirën. Përderisa ekzistojne ende ne Shqiperi partite politike me Njeshat totalitare qe Sovranit i hartojne lista deputetesh per ti votuar si skllav i moderuar,edhe demokracia reale do këtë shumë probleme! Kush mendon se me vazhdimesine e Berishës,lotet e Vorpsit, Mehillit a theniet idjote të preshmbajtësit Tritan Shehut,( mbi Ciklopin Berisha qe hante ne shpellë njerzit e Odisese,gjer sa Askushi i futi hellin dhe e verboi) PD do ringrihet,gabon rëndë jo vetem për PD por mbi te gjitha për ata qe e rrezuan Ciklopin,Askushët, të pavarurit që edhe nga emigrimi erdhën dhe verbuan Berishën perjete!Nuk duhen Bashe e Olldashe,as të tjerë lamashe qe ishin fajtore po aq sa Berisha,ne humbje dhe drejt jane deklaruar Topalli,Patozi(ketu e lavderoj)Bode apo dhe te tjerë!….PD mund të zgjedh serish Saliun,apo kerricët e tij të Kupolës por nuk evitojnë dot vdekjen e PD!PD tani per tani i duhet Shqiperise, por vet ajo duhet të dijë të distancohet dhe të rekuperojë Sovran!…Berisha te imitojë te paktën Sarkozy…Eshte larg partise se tij qe e beri president dhe ai nuk u rizgjodh për nje grusht vota në Francen dhjetra milionshe.I munguan rreth 200 mijë vota!…

    Reply to this comment
  10. LABI NGA TROPOJA July 2, 18:14

    Me ne fund paska zbritur ne toke edhe Rusmaili. Shyqyr. Por demokratet sduhet te harrojne se arrogance e qeverise demokratike ishte kthyer ne sistem. Gjate fushates ne rruget e Tiranes qarkullonin mekina me targe “TROPOJA”. Erdhen djem te fuq

    Reply to this comment
  11. LORA July 2, 18:19

    Kjo teoria e arrogances ,si shkaku i vaterlose se brekedhjerit te historise dhe nahijes se tij bandite ,rreket te mbuloje te verteten perveluese te qeverisjes kusaro-kriminale-antikombetare 8-vjecare te PD-se.
    Kujtojne se me kete mender-teori mund t’i shpetojne ndeshkimit penal per cfare i bene Shqiperise e shqiptareve; ndaj e kane perqafuar te tere zullumqaret si barken e enderruar te shpetimit te lekures dhe po na e shpalosin me shemti ,ne cdo dite qe pason 23 qershorin.

    Reply to this comment
  12. LABI NGA TROPOJA July 2, 18:24

    Me ne fund paska zbritur ne toke edhe Rusmaili. Shyqyr. Por demokratet sduhet te harrojne se arrogance e qeverise demokratike ishte kthyer ne sistem. Gjate fushates ne rruget e Tiranes qarkullonin makina me targe “TROPOJA”. Erdhen djem te fuqishem nga Anglia per te vjedhur zgjedhjet. Noka me horrat e tij u vu ne krye te vjedhjeve dhe shkoje e u perpoq te friksonte kuksjanet. Arroganca e Saliut pasohej nga ajo e Majlindes, Vorbsit, Mehillit, Jozefines, Olldashit, me butaforine injorante te Bashes, etj. Kjo beri qe shume demokrat te vertet ose te mos votonin ose te votonin kunder per hir te demokracise. Ne se PD do te vazhdoje ne kete rruge, ne se ne krye te PD do te vendoset nje person i familjes Berisha, nese PD nuk do beje analize te gjithanshme e te thelle, nese sahanlepiresat e Saliut ish ministra apo antar te kryesise se PD do te vazhdojne te kapardisen siç po vazhdojme te shohim, athere e arthmja e kesaj partie do te jete me e zymt se ajo e zgjedhjeve te 23 qershorit.

    Reply to this comment
  13. Blendi July 2, 18:34

    Kjo pseudoanalize e ketij butaforiku tregon se sa e pashprese eshte PD-ja ne kete moment. Degjoni se c’shkruan:

    “Që të mos ta zgjas shumë, nëse opinionistët thonë është arroganca, atëherë arroganca duhet kërkuar tek gjestet. Nëse demokratët na kanë votuar kundër, atëherë, gjeste arrogante janë ato që kanë zemëruar demokratët.”

    Pra ky mundohet te justifikoje humbjen e PD-se vetem me futjen ne lista te tre ish-deputeteve te majte apo gabime taktike ne Lista. Kesaj i thone kodra pas bregu. Udheheqesi juaj i dashur humbi nder te tjerave sepse:

    – i dergoi njerezit ne varferi te skajshme, kurse vete e familja e tij u mbipasurua duke plackitur vendin

    – papunesia eshte bere sa qameti

    – rinia nuk ka perspektive per jeten

    – vrau njerez te pafajshem ne Gerdec e ne 21 Janar per t’u pasuruar ose per te qendruar ne pushtet

    – ka 23 vjet qe vetem uleret si i nderkryer duke mashtruar dhe nuk durohej me

    – e ka cuar vendin ne buze te gremines, pasi i shiti edhe territoret

    – e beri administraten prone private

    – Shqiperine e drejtonin njerez edhe si puna jote, te paafte por militante qe i moren frymen opozites dhe popullit.

    Keto jane disa aresye te forta. Mund te kete edhe shume te tjera, por qe te gjitha lidhen direkt ose indirekt me buken e gojes dhe sigurine e njerezve dhe jo me teseren e Kastriot Islamit. Se sa per listat me eksponente te se majtes kjo gje eshte pese me hic. Kjo sepse i pari ekstremist i majte eshte ai vete; komunist i thekur. Pas tij vijne nje pjese e mire e kryesise se PD-se qe jane ish informatore te sigurimit. Po edhe ti nuk mbetesh pas, sepse po nga familje te ish nomeklatures vjen.

    Megjithate me vjen mire qe ky Sanco Panca nuk i ben analizen tamam Vaterlo-se se PD-se. Keshtu qe kjo parti do te vazhdoje te vegjetoje edhe ca nen thundren e Sales, per te miren e Shqiperise, do te thoja.

    Tung,

    Blendi

    Reply to this comment
  14. zekthi July 2, 19:41

    Kush flet per arrogance te berishes ! Rusmajli ka qene dhe eshte djegoria shperthyese e dinamitit qe fitilin ja ndizte saliu.
    Bile aq shperthyes ka qene sa qe po ti zinte njeri ne goje shefin , pa le ta kritikonte, kurdisej dhe nuk pushonte me, si pordhet e gomarit ne malore.
    Dihej se cilet ishin,por tani e vertetojne vet me intervistat e tyre.
    Edhe tani qe i rane patkojte ,sa e gudulisin se nuk jua mba bytha ta kritikojne edhe ne distance pa lere balle per balle ne forume.
    Ai jua ka bere shpejt formalitetin ne bodrum. Ashtu si Jemin Gjanes kur e kapi me sekretaren ne zyre.

    Reply to this comment
  15. juna July 2, 20:30

    Rusmaili eshte ai qe hengri dajak nga ish te perndjekurit?

    Reply to this comment
  16. hysen July 3, 02:53

    Rusmaili thot ca te verteta por jo krejt te verteten. 21 janarin Rusmal, 21 janarin. Vjedhjen e mandatit te tiranes me perdhune Rusmal. thuaji dhe keto

    Reply to this comment
  17. Bato Mokra July 3, 08:27

    Teksa po lexoja komentet e mesiperme, po dhe te tjera qe kane te bejne me interesimin e madh te njerezve per te riperterire demokratisht te ashtuquajturen PD me 100 mije anetare (??!), – rrena me bisht, 6 vjet pa ngritur minimalisht strukturat e saj paskuvendore etj, etj, – iu them ju komunetuesve (a thua quhemi kolege?): te ndodhe kjo, pra analiza, qe vjen pas nje dsifate te tille homerike, a thua e perballon SRB-i (lexohet Sali Rame berisha) edhe nje tjeter 23 Qershor? Se te behet kjo analize sic e perfytyrojme, do te thote t’i behet NJE GJYQ MODEL, brenda llojit. Pra, nga shkalla e theqafjes se pare, te bjere ne shkallen e dyte te theqafjes. Ai do te rrezohet, po do te ringrihet si Sfinksi PD, kjo pasuri kombetare.
    Nqs s’ndodh kjo, qe s’ka asnje shans te ndodhe ne keneten e lejfenisteve, s’ka sherim, s’ka doktor qe e sheron dhe do te kemi theqafjen e trete, rrezimin perfundimtar.

    Reply to this comment
  18. ernest July 3, 11:10

    mor njerez te mire, i ati i Ilir Rusmalit ka qene Drejtor i Radio Televizionit Shqiptar, dhe me zor mbante femijet me buke, sepse aq ishte rroga e Enverit dhe ai nuk dinte te vidhte. Ka vdekur ne moshen 51 vjec, dhe e kale Ilirin vetem 14 vjec, i cili eshte rritur se bashku me nje nga vellezerit e tij (17 vjec) me ate palo pension te te jatit prej 280 leke te reja te asaj kohe. Ka studiuar nate e dite per tu bere ky qe eshte dhe gjithcka ka arritur e ka nga zotesia e tij. Ilir Rusmali eshte themelues i PD (nje nga 300 firmetaret dhe ka punuar programin e PD qe ne ditet e para te saj). Ka mbaruar me 10 fakultetin e Juridikut dhe me pas studiuar ne Gjermani me rezultate te shkelqyera. Ka hartuar nje sere ligjesh te vendit tone dhe eshte konstitucionalisti me i mire ne Shqiperi. Sa per personalitetin, karakterin dhe vlerat e tij si politikan dhe shtetar mjafton te rikujtoni doreheqjen e tij vetem per nje pergjim te ndyre te dyshimte te njerezve te Berishes dhe Bamir Topit per te vellane (pa kryer asnje veper penale). Pyeteni pak Berishen (ne nje moment sinqeriteti nese i ka mbetur) per zotesine, mencurine dhe punen e palodhur dhe te ndershme te Z. Rusmali. Njerez si Ilir Rusmali duhet te jene te cmuar per Shqiperine dhe PD, ndryshe do te na drejtojne gallofe, hajdute dhe kriminele si Lul Basha qe dine vetem te vjedhin, vrasin dhe te qeshin si debile.

    Pyeteni pak Berishen se perse eshte prishur me Z Rusmali, dhe do tju thote se jam prishur per Gerdecin pasi Rusmali kunderstoi fort dhe nuk firmosi asnjehere per ndertimin e atij kantjeri vdekjeje. Rusmali ka denuar fort vrasjet e padrejta te kryera nga Berisha dhe Lul Basha me 21 janar 2011, dhe se Rusmali nuk ka abuzuar asnjehere me pushtetin, ka jetuar dhe vazhdon vetem me te ardhurat e perfituara nga puna e tij dhe jo me hajdutelliqe. Berisha nuk ka ku ta mbaje peng Z Rusmali, ashtu sic mban te tjeret qe i ka me dosjet e tyre tek koka. Eshte Z Rusmali ai qe e tmerron Berishem me mundesine e rihapjes se dosjeve te Gerdecit, rruges se kombit dhe 21 janarit.

    Le te ja leme kohes se cfare do te ndodhe

    Reply to this comment
  19. Ura në Shmil July 3, 12:22

    Ernest!Qe ka disa te verteta në komentin tuaj te mirë per Rusmajlin,kjo eshtë e vertet, nese pranon te komentoj komentin tuaj duke vazhduar: Vertet ne,Shqiperisë i duhen njerz të zot,të pakorruptueshëm, agresivë për të verteten e tyre kur cenohet Shqiperia, qytetarët e saj,por kjo”kundershti”që thoni ju,une qe ndjek nga larg dhe paguhem të kontrolloj shtypin shqiptar dhe të komentoj realisht, nuk e kam të identifikuar kundershtar të Berishës, drejtperdrejt,për Gerdecin, 21 janarin,etj. Nuk dyshoj për kualitetin e tij,as te mikut te tij dhe mikut tim, deputetit Luciano Boci,por për te dy e sidomos për Rusmajlin për drejtimin gjer harbutëror e plot arrogancë të komisionit të drejtesisë,kam një sërë skedimesh kompiuterike! A kane qënë këto diktat perversiv i Berishës,që kontrollonte edhe minutat sa rrinin në Wc deputetet e PD,kjo mbetej ta deklaronte Rusmajli!Nuk diskutoj qe Rusmajli është me i afte dhe me pak i indoktrinuar se Basha, Olldashi,Topalli,Bode,Patozi,nga berishizmi kriminal,bile ai ka superioritet intelektual ligjor,aq i rëndësishëm në politikë;por nuk ka si gjithe të tjerët,trasparencën e konfliktualitetit me Berishën, nëse e ka bërë!Tani gjithshka i merret si “kundergoditje”sepse u spostua;por dhe kur u spostua Rusmajli vërtet inteligjent,nuk gjeti kurajë të nxjerr në skenën politike,në mediatikë,konfliktualitetin e tij me Berishën! dhe te mendosh anën tjeter, kur i stervjetri ramizist,Kastriot Islami,me nuhatje qeni,kuptoj se ishte ne konflikt edhe interesi me Ramën,sepse e mashtroi për ndryshimet kushtetuese dhe per parashikimet”doktorio-profesorike”që perballe vjedhjeve te Berishës dolen Zero!Islami u konfliktua gabim,me Ramen,por u konfliktua dhe mbertheu si di ai edhe nga mesimet e mia,mediat,gjë që Rusmajli nuk e ka bërë, kunder Berishës,kurse Luciano Boce, te kunderten…mbrojtjen e Berishës, sa po të shfletosh gazeten Telegraf, kupton fitoren e madhe të Berishës,dhe humbjen e rradhës dhe padiskutueshme te Ramës!Me vjen keq për Lucin!…Rusmajli nuk i afrohej mediave,duke treguar një mangesi skandaloze të profilit të tij politik,në formim! Mund ta shajme Islamin sa te duam, se e meriton, por ai edhe pse per faj te tij,u perplas me kryetarin dhe perplasja u bë trasparente duke gjykuar sovrani i PS dhe ai shqiptar ne tërësi, Islami u vetvarros në PS!…Rusmajli ndez tani vonë fitilat e goditjeve ndaj Berishës se rrezuar!Do të ishte me kredibel Rusmajli qe para fshirjes nga Saliu,Basha e te tjerë,të reagonte duke i sulmuar në shtyp!…Fundja kjo është dhe demokracia…lufte idesh,për më të mirën dhe kurrsesi me vrasje shqiptaresh të pafajshem,si beri vrasesi i peshtire Berisha!…Gjithsesi Rusmajli mendoj se eshtë kritikues i cilesishëm nga brenda PD,e cila ndofta nuk e meriton atë,por Lucin,mikun tim pro vrasesit Berisha!….Te kerkoj ndjese per nderhyrjen dhe ndofta dhe zgjatjen,z.Ernest!…

    Reply to this comment
  20. I drejti July 3, 12:37

    Zoti ernest. Te gjitha ato qe thoni do te desheronim te ishin plotesisht ashtu. Por ky Rusmaili per vite te tera ne krye te Komisionit Parlamentar te Ligjeve eshte sjellur ne menyre krejt tjeter. Ai eshte figura se si sduhet te jete nje parlamentar. Se si nje parlamentar sduhet te sillet me koleget e tij me te njejtat te drejta, pra me koleget e tij parlamentare. Ai ka luajtur rolin e kamzhikut per vite te tera, vetem me nje qellim. Te impresiononte doren qe e shtynte per te goditur opoziten. Me nje ze sikur kendonte ne opera dhe sikur nuk ishte ne parlament, ai nuk u dallua as per edukate, as per dije e kulture, dhe as per njohje juridike te problemeve.
    Kam patur gjithnje mendimin se njerezit e mire e me karakter nuk shkonin ne PD, ose edhe nese shkonin nuk e zgjasnin shume dhe largoheshin.
    PD do nje plugim te thelle. Zor se mund te behet nga keta, te gjithe te molepsurit. Nuk ka bisturi qe mund te heqe tumorin. Eshte e gjitha tumor. Tani kane filluar ta quajne hapur, Parti e tropojaneve. Le ta mbajne dhe ta gezojne keta te fundit. Çeshtja nuk eshte tek PD, ajo ashtu do te mbetet. Private dhe e pasheruar. Çeshtja eshte te ridimensionohet e djathta.
    Sa per kete Rusmailin. Njeriu ka te drejte te zhgenjehet. Ka te drejte te thyhet. Ka te drejte edhe te ndryshoje. Eshte e drejta e tij.

    Reply to this comment
  21. Gazi July 3, 17:25

    Rusmajli duhet ta beje me te thelle analizen mbi fajet e Berishes dhe te Rusmajlit vete. Ka qene edhe zvKryeminister zoteria! Ne dhjetor 2005 ai ka bere nje deklarate prej karagjozesh. Une qe i perkas nje familje pronaresh qe nuk iu kthyen dhe nuk iu kompensua asgje, kam ruajture nje shkrim nga gazeta Panorama. Tani as daten e sakte dhe as autorin e shkrimit nuk e kam ruajtur, por shkrimin po. Dhe po e bej copy/paste:

    “Zv/Kryeministri Ilir Rusmajli paskësh thënë se “Ohu! Pronarët t’ia kërkojnë pronat regjimit komunist dhe Enverit, që ua ka marrë dhe jo PD-së!”.E Rusmajli, me të drejtën e tij, fërkon duart se vdekja, aleate e Rusmajlit, i ka hequr qafe Enverin me kohë dhe të tjerë vazhdojnë dhe vdesin. Vdesin ca nga ca antarët e Byrosë Politike, vdesin të burgosurit, vdesin hetuesit. Vdekja, si terapi paqtimi, qetëson ujrat, fton prehje për shpirtrat e trazuara, shuan qëndresat dhe, nga vatra e këtij zjarri, pritet të ngrihen e shkundin hirin nipër, që nuk e dinë se në mes të shekullit që shkoi janë grabitur. Do të ngrihen nipër të tjerë fytyrë dlirë, që mund të mos e dinë aspak, që të parët e tyre që u kanë lënë tërë këtë kamje, e paskëshin grabitur ate. E të dy palët e fëmijëve do të jetojnë në paqe, të pajtuar me fatet e veta që u vendosën më parë në 1945 dhe më pas në 2005!
    Por zv/Kryeministri Rusmajli, që nuk është aspak figurant në shtabin e grabitjes së pronave, duhet të njohë tërë praktikën juridike ndërkombëtare e cila ka literaturë të bollshme mbi praktikën në vendet e lindjes, ku nuk thuhen asnjëherë fjalët që mori guximin e tha ai. “a -Shteti” – thotë Kritz Neil J. në librin e tij ‘Dilemat e drejtësisë tranzicionale’ (1995), fq. XXXVII – “është i detyruar t’u japë kompensim të dëmtuarve nga shkelja e të drejtave njerëzore bërë prej qeverisë, dhe b – detyrimet për këtë kompensim i shlyejnë qeveritë pasardhëse” Për të qortuar shfryrjen e zv/Kryeministrit, kundër Enver Hoxhës dhe regjimit komunist, që ia paskan lënë Rusmajlit në derë, gjenden dhe të tjerë: “Reparacionet janë përcaktuar, si një kurim për atë që është bërë keq, në dobi të viktimës që e ka pësuar, por pa as më të voglën nevojë që të jetë i njëjti: keqbërësi dhe ai që paguan – dhe as i njëjti: viktima dhe ai që përfiton reparacionin”. [Posner, Eric A. dhe Adrian Vermule “Reparacionet për skllavërinë dhe për padrejtësi të tjera historike, “ 103 Columbia Law review 689 (2003)]. Ndryshe nga këta, zoti Rusmajli, thotë një budallallëk tepër të mprehtë, pasi ai nuk di të dallojë, në se më pranë regjimit komunist, kanë qënë pronarët e grabitur, apo ka qenë PD-ja?! Në se e ka të vështirë këtë metaforë, le ta konkretizojë më mirë akoma duke e vrarë ca mendjen: më pranë Enverit, kanë qenë, pronaret e zhveshur apo Rusmajlat?!
    Rusmajlit dhe shtabit të plaçkitjes, askush nuk po i kërkon të rikthehen të vrarët dhe të humburit, fëmijët që nuk u lindën dot nga martesat që nuk u bënë dot, për shkak të luftës së klasave. Rusmajlit i kërkohen terrene që ekzistojnë qysh kur është ftohur rruzulli, i kërkohen ndërtesa që kanë mbetur ende më këmbë dhe vazhdojnë të lëshojnë hije, sapo del dielli.
    Momenti është i rëndësishëm. Vendimet që do merren janë me peshë. Zgjidhjet në dëm të pronarëve legjitimë e kanë turpin e rëndë dhe pasojat, me siguri, tepër të mëdha!…”

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim