Ç’qeverisje na pret pas këtyre zgjedhjeve? Në çdo rast do jetë qeveria që unë dhe ju meritojmë

June 23, 2017 11:11

Ç’qeverisje na pret pas këtyre zgjedhjeve? Në çdo rast do jetë qeveria që unë dhe ju meritojmë

 

 

Sot fushatës zgjedhore të dy mijë e shtatëmbëdhjetës i vihet kapaku. Liderët politikë nga nesër nisin të qërojnë zërin dhe të harrojnë gradualisht premtimet. Zgjedhësit nesër qërojnë mendjen dhe bëhen gati të sillen si shtetarë.

Këtë privilegj e kanë vetëm për një ditë, ndaj s’guxoj dot ta lë këtë reflektim për nesër. Për profesion a për forcë zakoni e kam përcjellë këtë fushatë sa kam mundur dhe jam përpjekur të krijoj një ide për tiparet e saj. Më ka mbetur në mendje një fjali e Kryeministrit, i cili përpara pak ditëve e cilësonte fushatën si “fushatë e çuditshme”.

Arsyetimi i tij i shërbente interesit të tij. Për të, fushatën e bënte të çuditshme roli i Ilir Metës dhe asgjë tjetër. Për mua sjellja e Metës mund të jetë ose e ligjshme, ose e paligjshme (zgjidhni e merrni), por nuk mund të jetë “e çuditshme”. Rama e Meta janë të dy “kafshë politike”, i përkasin së njëjtës “stallë”, ndaj nuk mund veçse të sillen politikisht. Pavarësisht nga kjo kundërshti, nuk më hiqet nga mendja përcaktori “i çuditshëm” i Kryeministrit.

Historia përcaktorin “i çuditshëm” e ka përdorur në mënyrë inçizive në një rast tjetër të famshëm, për një ngjarje madhore dhe me impakt ndërkombëtar, e cila u shtri në periudhën midis viteve 1939-1940, kur Franca dhe Anglia i shpallën luftë Gjermanisë, sapo kjo e fundit pushtoi Poloninë. Atëkohë, lufta e shpallur u quajt “Drôle de guerre-Luftë e çuditshme”, sepse kishte luftë, por nuk bëhej asnjë betejë.

Pastaj nuk kaloi shumë dhe lufta e çuditshme u kthye në luftën e tmerrshme që njohim nga historia. A shërben paralelizmi me luftën pa beteja që edhe zgjedhjet tona të marrin përcaktorin “i çuditshëm”? A ka në këtë histori diçka më shumë sesa arsyetimi në frëngjisht, në gjuhën e preferuar nga ana e Kryeministrit shqiptar dhe asociacioni instinktiv me fjalën drôle?

A ka arsye të mjaftueshme që zgjedhjet tona t’i quajmë drôle d’election? Zgjedhjet janë garë. Të tilla ishin dhe këtë herë. Veçse këtë herë ato nisën si garë, por nuk regjistruan konkurrues. Opozita refuzoi pjesëmarrjen, deri një muaj para datës së zgjedhjeve. Kryeministri kishte disa muaj që kishte shpallur “luftën” elektorale, por “beteja” nuk bënte dot. Opozita nuk i dilte dhe nuk i doli kurrë përballë, sepse opozita kishte marrë tjetër shteg.

Opozita ishte në shtegun e marrëveshjes (qeveri teknike, shtyrje e datës së zgjedhjeve). Në këtë shteg e tërhoqi edhe Kryeministrin. Po të ishin për “luftë”, do t’i ishin nënshtruar menjëherë “rregullores së luftës”, Kodit Zgjedhor. Ishin për pakt, ndaj iu nënshtruan “rregullores së paqes”, marrëveshjes dypalëshe. Në këtë shteg dalin nga pak çdo ditë, sa herë në fushatë futen ministrat teknikë, sa herë hedhin dhe presin me njëri-tjetrin fjalën “bashkëqeverisje”, sa herë bashkohen në miqësitë dhe armiqësitë e njeri-tjetrit.

Kjo garë pa konkurrim është njëlloj si lufta pa beteja, është drôle. Marrëveshjet politike në vetvete nuk janë të këqija, sa herë ato i shërbejnë dhe respektojnë interesin publik (sidomos kur kapërcejnë mbi interesin e palëve në marrëveshje). Marrëveshja e 18 majit riktheu opozitën në proces, i dha asaj mundësinë që të regjistrohej në garë. Edhe nëse qëllimi i saj duket se është rregullimi i vijës së sjelljes së opozitës pas zgjedhjeve, në përputhje me vizionin e Kryeministrit për sjelljen që duhet të mbajë opozita karshi tij (perifrazuar nga biseda televizive e Kryeministrit Rama me gazetarin Ylli Rakipi, datë 19.06.2017), fakti që opozita u fut në zgjedhje formon pa dyshim një efekt pozitiv për vendin.

Por një anë është të lejosh regjistrimin e konkurrentëve në zgjedhje dhe një anë tjetër është t’u japësh atyre kohën e mjaftueshme për të bërë fushatë dhe për të arritur efektivisht te zgjedhësit. Marrëveshja nuk i la kohë opozitës as për të bërë nxehje. Ky konkurrim në Zeitnot është njëlloj si ta mbyllësh luftën pa thënë dot urra! Ky konkurrim është drôle. Gara këtë herë nisi me marrëveshje të re dhe historike, me marrëveshjen që do të garantonte, të paktën sipas opozitës, standardin e zgjedhjeve, por në fakt u zhvillua tërësisht sipas zakonit të vjetër.

Fushata nuk la mangët asnjë nga akuzat për presione, manipulime, shitblerje, kërcënime dhe dhunë që jemi regjur së dëgjuari në zgjedhje të shkuara. Si dhe në zgjedhje të shkuara nuk pati asnjë reagim të mirëfilltë institucional për sqarimin dhe zbardhjen e akuzave. Loja e aktorëve u përsërit pa asnjë bjerrje apo harresë, sipas të njëjtit skenar. Fushata pati shumë lekë, por nuk pati shpenzime, pati përballje, por nuk pati debat, pati ide, por nuk pati programe, u shfaq si kacafytje njerëzish të mëdhenj, por të gjithë ata u morën vetëm me vogëlsira, pati gallatë, por asfare seriozitet, pati gallatë, por kripën e kishte pa karar.

Zgjedhje që ngrihen mbi marrëveshje historike, por që mbyten nga histori banale si këto, nuk mund të jenë veçse të çuditshme. Në këto zgjedhje palët janë të rreshtuara fort për betejë, por të gjitha duket sikur janë në njërën anë të frontit. Zgjedhje të çuditshme! Unë nuk mund ta di se ç’qeverisje na pret pas këtyre zgjedhjeve. Do jetë e mirë, do jetë e çuditshme, apo do jetë e tmerrshme?

Në çdo rast do jetë qeveria që unë dhe ju meritojmë, ndaj e pres i qetë dhe pa emocion rezultatin. Vetëm një gjë më shqetëson: Në vitin 1940 lufta që opinioni publik e etiketoi me elegancë si drôle de guerre u kthye në luftën e tmerrshme që njohim nga historia. Nëse zgjedhjet që po mbyllim sot i mirëpresim dhe përshëndesim me të njëjtën elegancë si zgjedhje të çuditshme, mund të mos kemi shans nesër që të shpëtojmë nga tmerri i tyre…

****

*Ilir Rusmali, ish-deputet, ekspert kushtetues. Botuar në “Panorama”

June 23, 2017 11:11
Komento

14 Komente

  1. Fatmir Lohja June 23, 10:25

    Nuk ka asgje te çuditshe per aleancen e PS me PD.Per hater te reformave te thella duhen numra shume.Per here te pare,italianet nuk e rrezuan per kater vite qeverine e Prodit.E para u vu Italia,me pas Partite.

    Reply to this comment
    • oizeveng June 23, 12:07

      PS+PD= nje marrezi e shekullit xxi ku do çudiste edhe femijen e porsalindur.
      Nga SB kane frike edhe MIZAT E DHEUT dhe jo vetem Rama.Se ai te vret naten e te qan diten si Brocin,Hajdarin,Olldashin,Xhindin,Trebicken,Remzi Hoxhen,Santon….oh sa shume.
      Sa per Meten…Te gjithe e pame problemin me Doshin,pasi kushdo qe te ishte do te kishte dhene doreheqjen,por jo…! Tashme PD pushoi…Pse? Ishte sajese? Kush e sajoi?
      Po papagalli pse rri deputet e jo ne burg? Sa ka paguar ai per kete…! Ky eshte turpi i politikes e drejtesise tek ne..!

      Reply to this comment
  2. leka June 23, 12:05

    Jo qeveri me “Byth te gjere”, por qeveri me bythe te “Shqyer”, ky popull i varfer ne kulm mbane me taksa 1 Kryeminister, 1 Zv/Kryeminister dhe 19 Ministra me stafe te pa para as ne vendet me te zhivilluara kapitaliste e “socialiste”.
    Ky vend me kaq teritor dhe popullsi qe ka mbetur i ka shume 10 ministri dhe qe mund ti mbaje dhe te plotesojne dhe nevojat e kerkesatv e popullit, per te cilin keta agallaret e rinj nuk e rruaj fare.

    Reply to this comment
  3. anticensurë25642654 June 23, 12:49

    “Në çdo rast do jetë qeveria që unë dhe ju meritojmë”
    Ilir Rusmali
    mund të jetë tëndja!!
    mund të jetë e shumë e shumë “ju”!!
    por asnjëherë TIMIA!!
    me a pa spekullime qeveria që do të dalë nuk do të jetë në asnjë mënyrë qeveria time!!
    ndyrësia më ka kallur krrupën,kjo ndyrësi kalon çdo nivel!!

    Reply to this comment
  4. LIKE BUJAR NISHANI June 23, 12:52

    PAS ZGJEDHJEVE?VETEM GJASHTE MINISTRI TE EMERGJENCE SA èPARLAMENTI TER BEJE TREFORMAT PER TE TRILINDUTR SHTETIN:
    -Ministri e jashteme qe te themi qe jemi shtet
    -Ministri e brendfeshme per rendin e sigurine
    -Minisri e financave ekonomise te mare borxh dhe borxhin te mos ja jape like floriserù
    -Ministri e bujqesise
    -Ministri e turiozmit
    -Ministri e mbrojtjes nga Karkalecat

    Po qe se kryeministri do kete edhe nje ministri me teper e veòanerisht do kete ministri ‘Integrimi ne Shoishtufine’ do ti kerkohet dotreheqje para se te krijoje qeverrine

    Reply to this comment
  5. unknow solder June 23, 15:47

    ZOTI ILIR

    ç.ç (çuni çajupit)

    gjerat i ke thene mire por jane maja aibergut.
    .
    duke qene se qenke “ekspert kushtetues”
    ju lutem lexoni keto rrjeshta:

    kushtetuta e shqiperise eshte nje dokument “silikoni”

    sepse te kesh kushtetute duhet te kesh:
    shtet
    sovranitet
    dinjitet kombetar
    .
    asnje nga tre faktoret nuk egzistojne ne shqiperi sepse sovraniteti ra ne shkurt 1992 kur ambasdori rajerson mori pjese ne votime qe nuk ben vaki as ne vendet e pushtuara dhe as ne kolonite e pjerdhura.
    .
    edhe zyrtari amerikan YEE qe erdhi para nje muaji u soll si kujdestari te fimmi lulkuqet mbi mur me dy jetimet e shtepise vorfnore…

    pra zoti ç.ç edhe ju ekspertet kukukushtetues jeni pjese e fajit se nuk e kane fajin vetem jetimet por dhe kujdestari i tyre…qe ka shkelur kushtetuten tuaj si kaubojs…per cerekshekulli

    Reply to this comment
    • Drejtesia do te behet doni apo nuke doni ju,o mije kenetash dhe mostrash qe ju bejne avokatine June 23, 21:41

      O unknow solder,qe ka pergjegjesi Rajerson,kjo dihet,por mos harroni se jeni po ju me bijte e mostrat e diktatures komuniste qe pas viktimave te eterve,shtuat mijra viktima te tjera te rradhes se lufte se pangopesise per leke te piset e pushtet pa kufi me c’do forme e cmim.Mbi 30 mije shqiptare dhe mijra te gjymtyer nuke u vrane e u gjymtuan gjate luftes nacional-clirimtare per clirimin e vendit nga bisha nazifshiste.Sot urse per ironi te fatit nga politikat e dites shit ujqer e bli kelysher u grabit dhe u tjetersua pasuria kombetare dhe private me fuqine e pushteteve te superkriminalizuar e superkorruptuar ne dite e vite,pasojat nje shtet pa shtetare,nje krim ne vazhdim.Koha ne vite ka vertetuar katerciperisht,se nje popull qe hesht,do te vuaje patjeter,pasojat e heshtjes se tije.Ish Skretari i Pergjithshem i Aleances Atlantike,Lordi Xhorxh Robertson renditi nder kercenimet me te medha per planetin perhapjen berthamore,terrorrizmin nderkombetare,perhapjen e krimit te organizuar,si dhe permendi per here te pare edhe rrezikun qe i vjen botes nga “shtete te falimentuara”.Ky term i ri terheq vemendjen jo vetem se u tha per here te pare nga njeri prej drejtuesve me te rendesishem te atije istitucioni nderkombetare,por edhe per simboliken qe ky koncept i ri kercenon boten.
      “shtete te falimentuara”sipas Robertsonit jane ato ku korrupsioni,mafja dhe krimi i organizuar kane bere folene,ku klientalizmi,dhe nepotizmi zevendesuar konkurencen e ndershme,ku ligji ekziston vetem ne leter.Ndryshe si “shtete te falimentuara”mund te cilesohen dhe ato popuj qe nuke dine te formojne dot shtet,o Rusmali,produkt dhe i ndergjegjes Tuaj,qe shume shpejt do te pergjigjen si pjese me ndergjegje ne riciklimin e botes se krim-korrupsionit-imoralo-politik ne te tri pushtetet,nen moton nga i jati,tek i biri,nipi apo mbesa dhe nje djalle e gjysem.Beso dita e shtetit te se Drejtes po vjen ne Shqiperi,ate nuke ka kush ta pengoje qofshin ramovicet,berishovicet,bashovicet,e metovicet me shoke e shoqe.Ora e ndeshkimit po afron ,ajo ben tik-tak-tik-tak-tik-tak,kohen nuke ka kush qe e ndal se eshte dhurate e Zotit.Besoni.

      Reply to this comment
  6. Demokracia June 23, 20:09

    Ti ushtar i panjohur a e di emrin e babes te pakten? Apo ska mbajt shenime mamaja se ka qen tap, ndaj ke dal dhe ti tape dhe mbete nga nji klinike ne tjetren per tu rehabilitu. Kthehu te facebook-u me fotot e zogave e mos u hallakat. Edhe po u be qeveria rama-basha prap rrugve me kapelen e re te bardhe do mbetesh….. Kot shpreson

    Reply to this comment
  7. Paul June 23, 23:11

    Pse kur nuk kemi patur nje Qeveri qe e kemi merituar???

    Reply to this comment
  8. Dash June 24, 07:52

    Sigurisht do meritojme qeverine qe do kemi (si i kemi merituar ato ne 27 vjet…)…shpresoj te tregohemi te “urte” ne zgjedhje kete radhe e mbi te gjitha te shkojme te votojme te gjithe, keshtu shprehet me mire vullneti i te gjitheve ,te bejme detyren dhe te mos ankohemi se fain na e kane te tjeret…

    Reply to this comment
  9. blendi ...ziu June 24, 09:07

    Na ishte njehere nje gazete …DITA !!!

    Reply to this comment
  10. Nik Pjetri June 24, 12:13

    Surrati me plehre eshte ky i Edi rames monster-ky akoma s’e kupton se tashme e kan njohur tan mileti se asht nje plehre pa asnje vlere….

    Reply to this comment
  11. DOKLEATI June 24, 18:19

    Do ishte fati per shqiptaret ne Ballkan qe Shqiperine te e udheheqete Edi Rama pa koalicion me Meten apo BB.
    Ashtu si i dha rruge te mbare Tiranes kur ishte lideri i saj poashtu edhe Shqiperine do e conte ne rruge drejt Europes
    Suksese Shqiperise me Edi Ramen si Kryeminister

    Reply to this comment
  12. Nik Delia June 24, 22:37

    Po ky asht monster mo ky beson vertet se ky popull asht kaq idjot sa ti jap voten ketij plehne qe s’diti me ba asgja vec me fut njerez ne burg dhe me ba laviret drejtore dhe ministre dhe me denjigru tan intelektiualt e njerezit me dinjitet se ky veta asht nje pdrst dhe fundrrine…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim