Ryshfet për tendera, biznesmeni italian: Si më mashtroi “Kaubojsi”

October 11, 2017 16:06

Ryshfet për tendera, biznesmeni italian: Si më mashtroi “Kaubojsi”

 

Top Channel ka siguruar kallëzimin e plotë që biznesmeni italian, Vincezo Ricci ka bërë ndaj ish-deputetit “kaubojs” Eduard Ndocaj, të cilin e akuzon për mashtrim.

Në kallëzim, biznesmeni 64-vjeçar fillimisht tregon rrethanat e njohjes me Ndocajn.

“Gjatë vitit 2016, në mes të muajit mars jam njohur në Itali me shtetasin shqiptar Eduard Ndocaj nëpërmjet një kolegut tim italian me të cilin kisha njohje që quhet Ambrogio Pozzi, duke ma prezantuar si deputet në Parlamentin shqiptar dhe që kërkon një ndërmarrje që merret me shtrimin e tubacioneve të gazit. Pas këtij prezantimi unë kam vazhduar  takimet me shtetasin Eduard Ndocaj, i cili më premtoj se qeveria shqiptare ka 50 deri 80 km tubacion për të shtuar, fliste në emër të qeverisë. Pas 2 javësh në këmbim të kësaj oferte më ka kërkuar një dhuratë e cila është automjeti Audi Q7, unë ja dhashë në përdorim”, ka rrëfyer Ricci.

Po në kallëzim, biznesmeni Ricci denoncon se ish-deputeti kaubojs fliste në emër të qeverisë.

“Dua të kallëzoj se shtetasit Eduard Ndocaj i kam dhënë 78 mijë euro kesh, pa përfshirë gjobat prej 8 mijë eurosh që ishte gjobitur në Itali për tejkalim shpejtësie. Këto sasi monetare mi kërkoj një muaj pasi më mori makinën. Më pati deklaruar se për të marrë këtë tender një nga përfaqësuesit e qeverisë kërkon 50 mijë euro ku 25 i kërkoi menjëherë dhe pjesën tjetër më tha me firmosjen e kontratës. Në atë moment unë i kamë dhënë pa asnjë dokument 25 mijë euro dhe pas dy javësh edhe 25 të tjera. E kam pyetur vazhdimisht se kur do e fitoj këtë tender por Eduardi me nxirrte vazhdimisht justifikime, dhe brenda harkut të 3 muajve ka marrë dhe pjesën tjetër prej 28 mijë eurosh”, vijon kallëzimi i italianit.

Eduard Ndocaj do të ndiqet në gjendje të lirë për akuzën e mashtrimit ndërsa të martën ai postoi një foto në rrjetet sociale ku po udhëtonte drejt Italisë duke mohuar çdo akuzë.

Edhe avokati i Ndocajt reagoi duke u shprehur se klienti i tij i është nënshtruar një verifikimi policor sikurse mund t’i nënshtrohet çdo qytetar tjetër i lirë dhe në asnjë rast atij nuk i është hequr liria si person i ndaluar ose arrestuar.

October 11, 2017 16:06
Komento

5 Komente

  1. DASHAMIRESI October 11, 17:10

    Njeri kryetar i P.Demokristiane ( dhe deputet) ,u denua me burgim te perjetshem , si kriminel per vrasje e prostitucion! Tani eshte gati (si simitet ne furre) , te futyet ne burg kryetari edhe deputeti tjeter i kesaj partie , alabaku “Kaubojsi” ! Keta jane politikanet tane , qe presim te na integrojne ne Europe !
    Dhe , megjithate ne i votojme serisht e serisht ! ! !

    Reply to this comment
  2. Epo kjo pune! October 11, 18:20

    po mire ky yni por italiani qe pranoi te paguante rryshfet… o BE se na cave menderen per shtet ligjor, nga ju i kemi mesuar hyneret.

    Reply to this comment
  3. MH October 11, 20:13

    Ma ne fund ndershmeria e kaubojsit perfundon me imoralitet.Na bante dhe te sincertin.Ky hajvan ku kapela qe mabnte ne koke tregonte vertet nivelin e tije per nji fare Kowboy -sit truqelbur.Ky deputet.Mjer ai vend me keto idot te pa fre e handikap.

    Reply to this comment
  4. emigranti October 11, 20:14

    PO shum mire ta ka ber po ti a e di se ajo qe ke ber ti eshte e denushme se eshte korupsion apo te vjen inat si HAJDUTI VODHI HAJDUTIN

    Reply to this comment
  5. shqip October 11, 21:20

    Po mire more taliono !. I var melçite ne qafe ujkut , dhe mendon se nuk do ti haje ? Qe ky e ka hak Bençen e Tepelenes , kjo s’ka pike dyshimi . Po ja qe ligji nuk te ndihmon dot . I ke dhene para , makine . Mungonte ti jepje edhe b****. Pa firme e pa dokument . Edhe gjykata e Kim Jongut s’te ben derman . Hahaha , e bukur kjo . Fliste ne emer te qeverise . Kete Edi Rama nuk e merr as ti ujisi lulet te kryeministria .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin