Sa dhe pse fitoi Rusia nga i ftohti i këtyre ditëve në Europë

March 3, 2018 02:58

Sa dhe pse fitoi Rusia nga i ftohti i këtyre ditëve në Europë

Rusia po dërgon më shumë gaz natyror në Europë se kurrë më parë, teksa vala e të ftohtit siberian, ka rritur kërkesat për ngrohje dhe elektricitet, duke nënvizuar edhe njëherë varësinë e kontinentit nga fqinji lindor.

Furnizimi ditor me gaz nga kompania shtetërore ruse Gazprom arritën rekordin në Shkurt, sipas të dhënave të kompanisë. Konsumi në Europë kapërceu pikën më të lartë të të aktën 5 viteve të fundit gjatë javës së fundit të muajit, ndërsa edhe këtë javë kërkesa vijon të mbetet e lartë – raporton Scan.

“Po shohim fundin e dimrit më të ftohtë prej vitesh dhe Rusia është furnizuesi kryesor, me mjaftueshëm kapacitet rezervë për të përballuar një rritje ekstreme kërkesash”, u shpreh meteorolog Giacomo Masato.

Kjo i dha shkas kompanisë së bazuar në Moskë të mburret edhe njëherë mbi rolin si gardiani i energjisë për Europën.

“Vetëm Gazprom është e aftë të rrisë furnizimet me gaz për konsumatorët europianë në nivele maksimale dhe me shpejtësi marramendëse. Nuk ka asnjë furnizuar tjetër që të mund ta përballojë këtë detyrë”, tha shefi ekzekutiv Alexey Miller.

“Bisha nga lindja” solli mjaft sforcim për rrjetin europian të energjisë dhe çmimet e gazit u trefishuan në Mbretërinë e Bashkuar. Furnizuesit kryesorë të Europës mbeten Rusia dhe Norvegjia, por kjo e fundit nuk e ka kapacitetin rezervë të Rusisë, ndërsa gjatë krizës, disa impiante gazi nuk përballuan dot pikun e krizës.

Konsumatorët iu drejtuan edhe cisternave me rezerva të gazit në Gjermani me tarifa rekord për të përballuar rritjen e kërkesës.

Vitin e kaluar, Rusia shiti mbi 38 miliardë dollarë gaz në tregjet e Europës dhe po përfiton nga fakti se nuk ka ende furnizues të tjerë që mund të sigurojnë rezerva për kontinentin.

n.s. / dita

March 3, 2018 02:58
Komento

5 Komente

  1. Elsa Demoj March 3, 04:39

    Shume e sakte Keshtu mendon edhe shoqja ime Alma Mile

    Reply to this comment
  2. Natyralisti March 3, 08:51

    Ky shkrim meriton vertet nje – No comment!
    Do mjaftonte nje mbyllje e rrubinetave te gazit per Europen nga Putin dhe zyrtaret e Brukselit do ngrinin se ftohti bashke me ate propaganden e tyre te perditshme anti-Rusi. Atehere Europa do ta besonte vertet perrallen me “Nderhyrje te Rusise” kudo ku BE deshton.

    Reply to this comment
    • BOB 1 March 3, 11:30

      sakte, por e pa zbatueshme sepse do ngordhnin per buke(pa keta 38 miliarde), dhe anasjelltas Evropa do ti mbyllte shume rubinete ushqimore dhe teknologjike…
      thjesht ajer me shije qe shitet si dhjame ariu.

      Reply to this comment
  3. Agron March 3, 17:07

    Ty zoti BOB 1 qenke edhe filosof.
    Pa na e thuaj si i thonin Ilyret Dhimo kratise,Folo Sofise,Thea tros,Dhodhonis etj se ju Sulejmanet kuktono se jini pasardhes te Ilyreve qe flisnin dhe shkruanin vetem Greqisht.
    Pamvaresisht qe Ruset nuk i kam shume qejf,nuk e kane ndertuar Atdheun e tyre me skllever nga Afrika ashtu sic pushtuan Anglezet qe kudo qe shkuan njesoj si Sllavet e ballkanit,Turqit,Cifutetvrane dynjane e tere.
    Dhe ceshte me ironikja flasin per “paqe”,kur jane vete ata qe nuk kane lene vend so Australia,Afrike e Jugut,Amerike pa cfarosur vendasit.
    Rusoa per fat te mire po fuqizohet cdo dite dhe kjo per te miren e njerezimit.
    E di ty cdo te thote minus 20 grade dhe te te mbylle rubinetin Rusia?
    Ke mbaruar,por djalli nuk eshte Rusi as ne Irak,as ne Siri,as ne Liby etj por Cifutet,mbaje mend kete.

    Reply to this comment
    • BOB 1 March 4, 10:19

      Sa per info,une jam 100%shqiptar dhe parardhesit e mi nuk e kane nderruar fene sipas eres apo pushtuesit te radhes… Krutan katolik bile dhe kjo qe te kuptosh ti Agron.
      Sa per te tjetat lere fare se nuk mund ta zgjidhim ne faqen e Dites, flej i qete me superioritetin tend…LOL
      Sa x info, ne Rusi kam qene shume here dhe di se per cfare flas kur them se po i mbylli rubinetat Europa… Megjithate nuk kam as simpati apo antipati per Ruset, por di te them qe nuk jane engjej.
      Jane te sakte ne bisnes, por kurre nuk do te jetoja ne kete vend, Evropa apo Usa jane 100% vende me te mira, edhe pse pefeksioni nuk eksiston.
      P.S. jam edhe i ri ne moshe, shume ‘open mind’ dhe kam zgjedhur Evropen.

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*