Sa diplomatë rusë dëbon Shqipëria

March 26, 2018 16:34

Sa diplomatë rusë dëbon Shqipëria

Menjëherë pas lajmit të publikuar, se Shtetet e Bashkuara i kanë kërkuar Shqipërisë të dëbojë diplomatët rusë, për shkak të çështjes së helmimit të ish-spiunit rus në tokën britanike, ka ardhur edhe reagimi i Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme.

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme njofton se Ambasadori i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Federatës Ruse në Republikën e Shqipërisë, Aleksandër Karpushin, është thirrur në ambientet e saj.

“Aty, atij iu komunikua nota verbale për shpalljen si persona të padëshirueshëm të dy diplomatëve rusë, veprimtaria e të cilëve nuk përputhet me statusin e tyre diplomatik”, thuhet në deklaratën e ministrisë.

s.a/dita

March 26, 2018 16:34
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*