Sa diskutohet rreth LGBTI në shkolla

November 23, 2019 08:47

Sa diskutohet rreth LGBTI në shkolla

Entela Resuli

Jonida Varfi është mësuese prej 24 vitesh e lëndës Bio-Kimi. Ajo ka punuar në gjimnazin “Eqrem Çabej”, “Partizani” dhe tashmë prej 13 vitesh jep mësim në shkollën e mesme “Ismail Qemali”, Tiranë.

Të punosh me adoleshentët nuk është e lehtë, por duket se qetësia dhe maturia e zyshë Jonidës e kanë bërë që ajo të jetë e preferuar për nxënësit e saj.

Lënda që ajo jep është ndër më të dashurat, por edhe e vështirë gjithashtu. Të mësosh për natyrën, trupin e njeriut e deri te formulat kimike, kërkon që ta duash këtë lëndë.

Sot jemi ulur me zyshë Jonidën për të folur me të për disa momente të “sikletshme” që ajo mund të kalojë gjatë bisedave me nxënësit e saj.

“Duhet t’iu mësojmë fëmijëve, familjeve që të pranojmë njëri-tjetrin është liri për të jetuar jetën tënde pa kërcënime dhe shantazhe. Toleranca është një nga objektivat që duhet të ketë shoqëria jonë”-shprehet Varfi.

Zysha na tregon se nuk i ka ardhur asnjë nxënës që t’i tregoj për orientimin ndryshe seksual, por gjatë debateve në klasë mbi temën, ajo thotë se ka arritur të identifikoj raste të tilla dhe ka zgjedhur të respektoj mendimin e tyre në debat ose heshtjen.

Personat LGBT kanë të drejtë të jetojnë jetën e tyre të lirë nga frika, dhuna, diskriminimi dhe pabarazia.

PNUD-i në Shqipëri dhe agjenci të tjera të OKB-së përmes një numër programesh po ndihmojnë Shqipërinë të trajtojë sfidat që ende mbeten, përfshirë përmes ndryshimeve kushtetuese, legjislative dhe të politikave, përmes forcimit të institucioneve kombëtare dhe përmes edukimit, trajnimit dhe ndërmarrjes së nismave të tjera për respektimin, mbrojtjen, nxitjen dhe realizimin e të drejtave të njeriut të personave LGBTI në vend.

Më poshtë një bisedë të “pa sikletshme” në “Dita”, me zyshën e “Ismail Qemalit”, Jonida Varfi.

-Zyshë Jonida, vite me parë kapitulli ku mësohej rreth seksualitetit, trupit të femrës dhe të mashkullit, mësuesit e lëndës na e kalonin si kapitull. Na thoshin:” lexojeni vetë në shtëpi! Po sot, si është a ndodh më kjo?

Mësuesja ime ne fakt nuk e ka bërë këtë dhe kjo më bën të mendoj që diskutimi rreth seksualitetit nuk ka aspak lidhje me kohën. Sidoqoftë nuk mund të them me siguri nëse kjo nuk ndodh në shkolla sot. Nuk është e lehtë t’u flasësh nxënësve rreth kësaj teme duke evituar “paragjykuesit “ në klasë. Por në bankat e shkollës duhet që nxënësit të marrin informacionin e duhur rreth kësaj dhe lënda e biologjisë, por edhe lëndë të tjera kanë mjaftueshëm informacion. Mendoj që një mësues profesionist nuk duhet ta ketë shqetësimin e diskutimeve të tilla, mjafton vetëm përdorimi i terminologjisë së duhur dhe krijimi i kushteve në klasë për diskutim korrekt rreth së panjohurës.

-Ju jeni zyshë e lëndës së Biologjisë dhe Kimisë, besoj haseni me tema dhe pyetje të ndryshme nga nxënësit, për çfarë kanë më shumë kuriozitet?

Ka shumë në fakt sepse kapitulli ka disa gjera me shumë interes për moshën e tyre. Diskutimet me intensive të tyre i shoh në tema ku trajtohen çështje si sëmundjet seksualisht të transmetueshme, përdorimi i kontraceptiveve , shtatzënia dhe kujdesi për nënën dhe bebin.

-A flisni me nxënësit tuaj edhe për personat LGBTI?

Ky është një diskutim normal sot. Diskutime rreth LGBTI bëhen në lëndë të ndryshme, por ka edhe module ku përfshihen tema rreth kësaj çështje. Tema të tilla hapin debate të forta.

-Sa kujdes duhet të ketë trajtimi i një teme të tillë në klasë duke patur parasysh që jetojmë në një shoqëri paragjykuese?

T’iu them të drejtën paragjykimet janë prezent në çdo diskutim. Për fat të keq ne jemi një shoqëri paragjykuese dhe këto tema kur trajtohen zgjojnë debate. Ka shumë nxënës që mendojnë se ky komunitet “vetviktimizohet” me mënyrat e manifestimeve në sheshe, sipas tyre krenaria mbi orientimet tona nuk duhet të na nxjerri në shesh sepse kjo do bënte të kishim manifestime çdo ditë.

-Çfarë ju thoni ju nxënësve rreth kësaj teme apo edhe rreth personave LGBTI?

Objektivi im kryesor është thjesht edukimi i nxënësve mbi njohjen e mashkullit dhe femrës në kuptimin biologjik si dhe në vlerësimin e një raporti njerëzor e respektin midis sekseve. Patjetër që iu shpjegohet se çfarë përfaqësojnë simbolet LGBTI.

-Çfarë duhet të mësojnë nxënësit rreth kësaj teme?

Duhet t’iu mësojmë fëmijëve, familjeve që të pranojmë njëri-tjetrin është liri për të jetuar jetën tënde pa kërcënime dhe shantazhe. Toleranca është një nga objektivat që duhet të ketë shoqëria jonë.

-Të jesh me orientim ndryshe seksual është sëmundje apo e lindur?

Në asnjë moment nuk trajtohet si sëmundje. Prej shume kohesh ajo është hequr nga kategoria e sëmundjeve nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Konsiderohet si variant natyral i seksualitetit. Studimet shkencore janë ndarë, disa kërkimeve konfirmojnë faktorin gjenetik disa jo.

-Mund ta na tregoni nëse ju ka ardhur ndonjë nxënës dhe ju ka treguar se ka orientim ndryshe seksual dhe e ka të vështirë ta pranojë. Si keni reaguar përball tij?

Jo nuk me ka ndodhur që nxënësi të vijë për të më treguar orientimin ndryshe, por gjatë debateve në klase mbi temën kam arritur të identifikoj raste të tilla dhe kam zgjedhur të respektoj mendimin e tyre në debat ose heshtjen .

-Sa të bulluar janë këta nxënës në shkolla?

Këtë nuk e di sepse siç thash, ne asnjërin prej rasteve nuk kam pasur një bisedë të drejtpërdrejt mbi orientimin. Bullizmi është prezent në shkolla dhe këta nxënës mund të jenë viktima të bullizmit. Psikologët e shkollës janë më të informuar në lidhje me bullizimin në raste të tilla.

-Çfarë duhet të bëjmë për ta zbutur këtë agresivitet të shoqërisë?

Në fakt mendoj se ajo që rrit më shumë agresivitetin është heshtja, jo vetëm heshtja e mësuesve por e të gjithë shoqërisë. Kjo gjë lejon shtimin e formave agresive në raportet midis të rinjve. Nuk duhet të lejohen paragjykimet për çdo gjë që është ndryshe.

-Keni ndonjë këshillë për t’ju dhënë prindërve të cilët përballen me faktin që fëmija e tyre është LGBT dhe ata e kanë të vështirë ta pranojnë?

Duhet folur shume me adoleshentet. Duhet shpenzuar kohë fizike me ta duke mos neglizhuar aspak rregullat e edukatës sepse këto bëjnë diferencën reale në shoqëri dhe jo orientimi seksual. Roli i prindit duhet te jetë i njëjte me atë të ditës së parë, ai duhet të përqafoj fort fëmijën për t’i dhënë atij sigurinë që nuk është vetëm. Kjo duhet të ndodh në çdo moment në çdo kohë.

 

***

*Zyra e Komisionerit të Lartë për të Drejtat e Njeriut në bashkëpunim me PNUD në Shqipëri, po zbatojnë projektin “Të Lirë dhe Të Barabartë” nëpërmjet të cilit synohet rritja e ndërgjegjësimit kundrejt dhunës homofobike, transfobike dhe diskriminimit. 

 

November 23, 2019 08:47
Komento

6 Komente

  1. alphade November 23, 15:02

    Nese Bota do te behej e gjitha LGBT, atehere do te kishin nje stanjacion te rritjes se popullsise. Tash po arrijme ne
    mbi 7 miliard ,ku do shkojme ?! Prandaj politikanet e sti-
    mulojne LGBT…..?! Me nje fjale stimulojne perversitetin !

    Reply to this comment
  2. Psilologu November 23, 18:50

    Ne e kishim harruar Torre byrha apo keshtu jane direktivat nga USA

    Reply to this comment
  3. I tille je , sa here qe hap gojen ! November 23, 19:12

    Mjaft me keto idjotesira qe perpiqeni ti injektoni , here dhunshem e here me dinakeri tek te rinjte shqiptare ! Ne , qe jemi shumice derrmuese , nuk iu pengojme ne zgjedhjen tuaj , ju si pakice e pa llogariteshme , qe te shtyroni deshirat e vullnetin tuaj pervers , por kurrsesi nuk mund t`1iu lejojme tye shkaterroni jeten e rinise , shpresen e se ardhmes ne kete vend . Shini se sa deshperuese jane perpjekjet e LGBT ne gjithe botern e qyteteruar , pastaj mendoni te futni krimbin kanceroz ne radhet e te rinjve tane !

    Reply to this comment
  4. K U U U U R R R R R E ! November 23, 22:10

    Jooooooooo , kuuuurrre tolerance ndaj shfaqjeve te tillas kafsherore ,. qe tani duan te na i shesin… jo si semundje , por kafsherira te natyreshme ! Qe femijet te jetojne me nje te semure te tille , do te thote t`i melepsesh dhe infektosh me dashje femijet e tu . Sa me larg koleres , aq me i imunizuar je !

    Reply to this comment
  5. KORÇARI November 23, 23:29

    Nqs bythqirllëku do ishte normal atëherë ZOTI apo NATYRA do kishte krijuar dhe një gjini të tretë atë TRANS dhe jo vetëm MASHKULL FEMËR

    Akoma dhe në botën e kafshëve janë vetëm dy gjini ajo MASHKULLORE dhe ajo FEMËRORE askund nuk duket ajo TRAVESTI.
    O RAMA IDIOTI E DEGJENEROVE SHOQËRINË SHQIPTARE O DEBIL.

    Reply to this comment
  6. SS November 24, 17:42

    Nuk eshte problem i madh per ca bythqira Problemi me i madh eshte se ata po shtohen !?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim