Sa e njohin shqiptarët Pallatin e Brigadave dhe arkitektët që e projektuan atë!?…

August 15, 2016 17:24

Sa e njohin shqiptarët Pallatin e Brigadave dhe arkitektët që e projektuan atë!?…

Gjon Fierza

Agjencia Kombëtare e Mjedisit

 

Që në vitet e Shkollës Mesme Pyjore, por dhe në Fakultetin e Pyjeve, tek mësonim lëndën e Dendrologjisë (që studion morfologjinë dhe ekologjinë e drurëve dhe shkurreve pyjore), pedagogët na shpjegonin se disa lloje pyjore ekzotike me shumë vlera, në numër të pakët, të mbjellë në mesin e viteve ‘30, gjendeshin vetëm në mjedisin e gjelbër te Pallati i Brigadave, të sjella nga Italia. Këta drurë ishin: dy lloje sekuo-je, një cedër, bambu, disa shkurre, etj.

Gjelbërimi, llojet dhe arkitektura e mjedisit, që qarkon atë që u nis për Vilë Mbretërore, janë unikale, mund të konsiderohet nga realizimet më të mira dhe të pa arritura në vendin tonë. Sot, gjendja lë për të dëshiruar nga pamundësia e mirëmbajtjes dhe e trajtimit.

Prej kohësh dëshiroja ta shihja këtë mjedis, pikërisht të shikoja me sytë e mi ata drurë dhe atë mjedis të gjelbër që e kemi shumë pranë, por, për fatkeq, e njohim shumë pak. Para viteve ’90 jo e jo, por edhe sot është disi e vështirë ta vizitosh ketë mjedis, ndonëse një vit më parë u fol për hapje dhe një projekt restaurimi(!) U mundësua që së bashku me kolegun im, inxhinier Hajredin Muçën, specialist i parqeve në Bashkinë e Tiranës, ta vizitonim këtë peizazh. Me aparat fotografik në dorë, për më se dy orë e shëtitëm këtë mjedis.

08d Te Pallati i Brigadave (1)Në këto radhë nuk kam qëllim të evidentoj vlerat, pasi ato i kanë thënë shumë emra të njohur të fushave përkatëse. Por, sipas meje, ato nuk mund të quhen të tilla (vlera), sa nuk vihen në shërbim të qytetarëve, studiuesve, turistëve, nxënësve të shkollave, etj.

Tek sheh mjedisin e gjeneruar dhe veprat arkitekturore që harmonizohen në të, lind pyetja: Kush i ka realizuar ato? Shfletova dokumente, shkrime të kohës dhe arrita t’i jap një përgjigje kësaj pyetjeje: Skulpturat, kryesisht janë vepra të italianit Antonio Maraini dhe skulptorit shqiptar Odise Paskali; ndërsa arkitekti i peizazhit ka qenë Pietro Porcinai. Të dy skulptorët, janë emra të mëdhenj e të njohur të këtij arti në Itali, Shqipëri e më gjerë. Por edhe Pietro Porcinai është një emër mjaft i njohur i fushës së peizazhit, autor në disa projekte të njohura në Evropë, por edhe më gjerë. Ai, 30 vite më parë, më 9 qershor 1986, është ndarë nga jeta. Si homazh për këtë personalitet që dhe në Shqipëri ka lenë një vepër monumentale gjelbërimi, siç është mjedisi i Pallatit të Brigadave, “më detyruan” të përgatis këtë shkrim.

 

Kush është Pietro Porcinai

I vlerësuar për veprat, studimet dhe botimet në fushën e peizazhit natyror, ai hyn në elitën botërore të arkitektëve të kopshteve dhe konsiderohet si më i shquari i kësaj fushe në shekullin e kaluar në Itali dhe në botë.

Pjetro Porcinai u lind në Firence më 20 dhjetor 1910 dhe vdiq më 9 qershor të vitit 1986. Ishte diplomuar për bujqësi dhe fillimisht ka punuar në Belgjikë dhe në Gjermani. Më pas ai kthehet në Institutin e Bujqësisë në Firence, ku vazhdoi studimet deri sa u diplomua në vitin 1935, ndërkohë që punonte dhe në Pistoia. Ne vitin 1941 filloi Institutin e Lartë të Arkitekturës në Firence, por e braktisi në vitin 1945, pa u diplomuar. Ai u ngrit kundër institutit, pasi, sipas mendimit të tij, instituti nuk ishte në gjendje për të kryer rolin social, për të formuar e dhënë njohuritë e të bukurës te studentët; nuk arrinte të edukonte modelin e krijimtarisë, arti kryesor i të cilit është Natyra.

Pietro_PorcinaiMë pas ai nisi të punonte jashtë Italisë, në kopshtet më të rëndësishme të Arkitekturës Evropiane, ku iu krijuan mundësi për t’u përballur me metoda e teknika të reja dhe me disa zgjidhje e koncepte të rëndësishme të peizazhit. Ai ka bashkëpunuar me arkitektët e monumenteve të gjelbra më të njohur në Evropë dhe në botë si Fritz Enchke, Karl Foerster, Gustav Lüttge, Russell Faqe, Geoffrey Jellicoe, René Pechère, Gerda Gollwitzer, Ludovico Belgioioso dhe Ernesto Nathan Rogers, Vittoriano Vigano, Marco Zanuso, Pietro Consagra, Riccardo Morandi, Joachim Louis Mellucci, Oscar Niemeyer, Renzo Piano, Richard Rogers, Carlo Scarpa, Franco Albini etj.

Gjatë jetës profesionale ka krijuar shumë organizata për peizazhin dhe lulet, ka mbështetur me asistencë teknike mjaft biznese, që janë marrë me lulëtarinë dhe me peizazhin në Itali dhe më gjerë.

Opusi i tij projektues dhe krijues përfshin një listë shumë të gjatë në shumë vende të botës, mbi 1100 vepra të peizazhit natyralistik (kopshte ku njeriu duket se nuk ka bërë asgjë).

Ndër këto vepra të gjalla të Pietro Porcinait është edhe vepra e tij e parë e realizuar në vitin 1935 në Tiranë (Kopshti i Pallatit Mbretëror).

Veç një numër të madh monomesh të gjelbra në mbarë botën, Porcinai ka lënë edhe mjaft botime profesionale, libra, udhëzues praktikë, ese të vlefshme  të cilat sot kanë gjetur përdorim në projektet e parqeve dhe lulishteve.

 

August 15, 2016 17:24
Komento

2 Komente

  1. MH August 17, 00:23

    Une pallatin e Brigadave per njohje nuk dija asgja.Vec qe ai administrohesh nga pushteti monist.Dhe nuk hynte cdo kushdo brenda.
    me ndrimin e sistemit mesaova qe ky pallat ka qene prone e Mulletve.E perfektit Qazim Mulletit.E oxhakut,fisit apo familjes se tyre.

    Reply to this comment
  2. Guri Naimit D. (Dh.Xh) August 17, 15:41

    Sa kane shqiptaret per te njohur?!…
    Fatkeqesi “teoria nisur nga ZERO”

    I deruari Gjon Fierza, bukur na bere nje kujtese te rastit, Na ben te zgjohemi per mjediset ish, qe po shkaterrohen.
    Nuk e di, me fal per kete, kur keni ardhur ne Tirane,po a mund te me krahasoh, qendren e Tiranes sot me ate ish para 90-tes?!( gjithnje per mjedisin e kam fjalen).
    A qendron dot para ish “Hotel Dajtit sot?! besoj jo.
    Po, a rin dot para “Galerise Arteve?! apo,me keq, per krimin bere per tej “Selvite e Manaziase” ne syte e Kuvendit,sot ne nderti xhami a c’dreq do dale.
    A ke shkuar tek ish “Liceu artistik”e me pas MUZE,, qe ishte nje mjedii i shkelqyer si eshte katandisur?!
    Po pse mjedis te kulturuar e konsideron gjithvcka rreth “Pallatit te Madh tekultures”, pa folur per ish “pazarin e vjeter” qw; me nje pune restauruese, c’do ishte?
    Po tek”Shenprokopi,ai amfitieatri veror,lene ngrehine, ,per zhvillim flet?
    Dhe se fundi a e mban mend kur shkoje tek instituti Bujqesor Koder kamze dhe krahasoje me te sotmen.. vec beton.
    Dhe se fundi a te kujtohen mjediset ne hurjen e spitalit civil apo ne maternitetin e vjeter si ishin e si jane sot?! (Flas pwr mjedisin e jashtwm deri park makinash dhe “pazar korce” bere.
    Kam muaj larguar, marre dhimbie me vete,s’di cpo behet.O perendi vere dore.
    Jo kudo BETON e shumekateshe ! O njeri “NJERI”..
    Mos flas per ate “Kuroren e Tiranes” veper e te nderuarit Abedin Cici me shoke….
    Ju faleminderit i nderuar Gjon Fierza,qe na flet per MJEDISIN- kerkese e kohes se na mbyten gazrat e automjeteve si shushunjat. (po “shushunjat” te pakten perdoren per kurim,..)
    Me kujtove dhe nje mik pasiont te mjedisit Tiranes te ndierin agronom; Tomson Nishani,(qarkulluar si agronom, deri ne malesine e Zall-Mner-Zall- bastarit) ato vite,qe “me lulet”-nderoi jete,fatkeqesisht larg atdheut.(sa di.).
    Nuk mund ti haroj, lulet dhe pemet dekorative, dhene ata mua,(mesues ne Zall- mner te Tirane (kjo qe ne vitet ..60t,(sot mbuluar nga ujet e liqenit Bovilles,pwr mire ky),.. sa mire do ishte te krijohej ne periferi te tij nje mjedis i kulturuar, qe do terhiqte mijera turiste sa Tiranasit te kalonin oret dhe ditet e pushimit..
    Ndiese pacin Ata.
    Pasardhesit realizofshin enderrat e tyre sa tonat.
    Pac miresi z Gjon Fierza.
    Dashamiresi 80 vjecar
    Pensionist sot e 25 vjet me ta
    Guri Naimit D.(Dh. Xh)

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*