Skica që tregon çfarë i bëri vetes një nga artistët më të mëdhenj të njerëzimit

November 6, 2017 06:56

Skica që tregon çfarë i bëri vetes një nga artistët më të mëdhenj të njerëzimit

Natën e 23 dhjetorit 1888, në Arles, Vincent Van Gogh preu njërin vesh me brisk. E mbështolli në një copë gazetë dhe ja dha një gruaje, ndoshta një prostitute. Ishte një gjest mërzie dhe përçmimi, pasojë e një zënke me mikun e tij piktor Paul Gauguin? Përgjatë viteve teoritë kanë qenë nga më të ndryshmet.
Por një gjë nuk ka ndryshuar, është menduar gjithnjë që prerja kishte qenë një gjë e vogël, bëhej fjalë vetëm për një copë të vogël të veshit të majtë. Një dokument i ri hedh dritë për këtë fakt dhe në të vërtetë behej fjalë për një plagë shumë më të madhe, piktori kishte prerë të gjithë veshin. Një gjest i dhunshëm, që parapriu vetëvrasjen 2 vjet më vonë.

Skica e bërë në 1930 nga Félix Rey, mjeku qe kuroi Van Goghun

Në skicë, e cila mban datën 18 gusht 1930, shihet qartë prerja e gjithë veshit. Skica është ekspozuar në muzeun e Van Goghut në Amsterdam. b.m/dita

November 6, 2017 06:56
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*