Sa është mbledhur taksa mbi pasurinë dhe si pritet të jetë skema e saj e re

March 7, 2018 03:33

Sa është mbledhur taksa mbi pasurinë dhe si pritet të jetë skema e saj e re

Gjatë vitit 2017, buxheti i shtetit ka arkëtuar 4 miliard e 879 milion lekë nga taksa mbi pasurinë (ndërtesat) duke shënuar një rritje prej 201 milion lekësh krahasuar me vitin 2016, raporton portal ekonomik SCAN. Kjo taksë mblidhet aktualisht nga pushteti vendor.

Nëse analizojmë statistikat zyrtare të Ministrisë së Financave rezulton se masa e arkëtimit në 10 vitet e fundit është rritur me 4 herë, po që gjithsesi është shumë larg nivelit real të arkëtimit të saj. Në vitin 2007, të ardhurat nga kjo taksë ishin 1.3 miliardë lekë, duke shënuar një rritje të përvitshme deri në vitin 2017 kur arkëtimi arriti në thuajse 5 miliardë lekë.

Pritshmëritë janë që këtë vit, arkëtimet nga kjo taksë të njohin një rritje të konsiderueshme si rrjedhojë e ndryshimit të mënyrës së përllogaritjes dhe mbledhjes së saj.

Skema e re që pritet të nisë në fillim të muajit të ardhshëm parashikon ndryshimin e përllogaritjes së kësaj takse, nga vlera fikse te vlera e tregut. Për familjarët taksa pritet të llogaritet në 0.05 % të vlerës së ndërtesës ndërsa për bizneset, 0.15%.

E në këtë kuadër, pritet të ketë një diferencim për banesat e ndërtuara para vitit 1993, për të cilat do të paguhet më pak.

Në diskutimet e përvitshme në komisionet kuvendore është shtuar problematika e mosarkëtimit të kësaj takse nga pushteti vendor e alternativat e dhëna kanë qenë që kjo taksë të mblidhet përmes faturave të ujit apo të energjisë elektrike. E nëse i referohemi deklarimeve zyrtare, pritshmëritë janë që agjenti mbledhës i saj të jetë Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike.

b.m. / dita

March 7, 2018 03:33
Komento

2 Komente

  1. xixa March 7, 09:10

    RIPENI DERI NE KOCKE ATE POPULL TE VUAJTUR GATI NE NGORDHJE. TAKSIMI PER SHTEPIN KU FUKARENJET STREHOJNE FEMIJET ME FYTYRA TE RRUDHURA QE 5 VJECARE. KJO ESHTE DEMOKRACIA. NE VENDET PERENDIMORE NUK TAKSOHET SHTEPIA QE SHERBEN PER BANESE POR VETEM SHTEPITE E DYTA. JU NUK JENI AS ME PAK E AS ME SHUME NJE PARTI E DJATHTE EKSTREME KU MBESHTETNI FUQISHEM OLIGAKET FINANCIARE QE I U MBUSHIN XHEPAT DHE PO I U MERRNI KAFSHATEN E FUNDIT FUKARENJEVE. KESHTU SHQIPERIA PO SHKON DREJT FUNDIT SI SHTET DHE DO TE OKUPOHET NGA SLLAVET DHE GREKET PASI SHQIPETAR NUK LINDIN FEMIJE SE SHTETI PO I U SHTEFRNGON CDO DITE E ME SHUME RRIPIN NE EKONOMI. SHTETARET SHQIPETARE NUK DUAN TE I A DINE SE 70% E TERITORIT SHQIPETARE ESHTE I ZBRAZUR PA KEMBE BANORI. MOS TE DUKET NDONJE CUDI E MADHE QE KJO TE KETE QENE STRATEGJIA QE NE FILLIMET E VITEVE,PER TE LENE HAPSIRA BOSHE QE TE KETE MUNDESI ZEVENDESIMI ME TE ARDHUR NGA FQINJET.

    Reply to this comment
  2. demo March 7, 09:53

    Falni taxat e papaguara te biznesit,falni tregtaret e bananeve,falni edhe energjine qe nuk paguajne fabrikat,por familjaret mos i falni,edhe kasollen taxojeni,edhe kuvline e apartamentit 1+1 qe ja dha keshilli popullor i lagjes,kur ju s`kishit lindur mor bira bushtrash!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*