Sa është papunësia reale? Gati dyfishi i shifrave zyrtare, sipas “Barometrit të Ballkanit”

June 30, 2020 09:45

Sa është papunësia reale? Gati dyfishi i shifrave zyrtare, sipas “Barometrit të Ballkanit”

Norma reale e papunësisë ka qenë vazhdimisht një indikator i vendosur në pikëpyetje nga ekspertët, opinioni publik apo edhe vetë politika, sidomos në krahun opozitar, me cilëndo parti qoftë në qeverisje.

Shkak për këtë skepticizëm është bërë jo vetëm metodologjia e matjes së shkallës së papunësisë, ku të papunë në shifra rezultojnë vetëm ata që i janë drejtuar zyrave të punës, por edhe dyshimet në lidhje me pavarësinë e një institucioni të rëndësishëm siç është edhe instituti i statistikave.

Për këtë arsye, anketat shërbejnë si një indikator përforcues duke konfirmuar apo përgënjeshtruar shifrat zyrtare. Gjatë tremujroit të parë të këtij viti, INSTAT raporton një normë papunësie në vetëm 11.4%. Por, barometri i Ballkanit 2020 e hedh poshtë tërësisht këtë shifër.

Sipas, barometrit, në vendin tonë, papunësia është thuajse dyfish e asaj që raportojnë autoritetet. Të dhënat nuk reflektojnë periudhën e pandemisë pasi i referohen harkut kohor dhjetor 2019- Janar 2020, çka do të thotë se ndryshimi i shifrave nuk është rrjedhojë e krizës aktuale.

Sipas Barometrit të Ballkanit, 20% e të anketuarve deklarojnë se janë të papunë. Gjithsesi në anketën e barometrit nuk përfshihen moshat nga 15-18 vjeç, të cilat janë pjesë e moshës aktive për punë dhe përllogariten në shifrat e INSTAT.

Një tjetër e dhënë që bien në sy është fakti se gjysma e shqiptarëve do të donte të punonte në “shtet”, me 30% të totalit që duan administratën dhe 20% kompanitë publike. Vetëm 22% preferon sektorin privat, ndërkohë që pjesa tjetër nuk ka preferenca./scan.tv

o.j/dita

June 30, 2020 09:45
Komento

2 Komente

  1. Arben June 30, 10:00

    SHQIPERIA UROPIANE, SE MOS MERZITENI

    Reply to this comment
  2. Edi June 30, 12:48

    Ha ha ha…INSTAT raporton per 3-mujorin e pare te vitit vetem 11.4% norme papunesie.
    Barometri i Ballkanit e hedh poshte dhe raporton dyfishin e asaj qe thone autoritetet e famshme ketu…dhe te dhenat nuk i referohen periudhes pandemise por i referohen periudhes dhjetor-Janar!

    Dil tani o ‘FTERI’ se ke rastin te shpalosesh ato carcafet e tu zhele 4×4 me titull “Shqiperia ka 3.900. 000 banore” se u menderos kjo pune keq…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim