Sa është rezerva valutore e BSH dhe a do përdoret për të shpëtuar ekonominë?

May 16, 2020 09:53

Sa është rezerva valutore e BSH dhe a do përdoret për të shpëtuar ekonominë?

Për të lehtësuar pasojat e krizës që po shkakton në ekonomi kufizimi i aktiviteteve për të frenuar përhapjen e infeksionit të Covid-19, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, thotë në një intervistë për Monitor se Banka e Shqipërisë ka qenë aktive në ndërhyrjet e saj.

Veç të tjerash ai pyetet edhe për rezervën valutore te Bankes se Shqiperise dhe nese do perdorej ne kete rast.

Banka e Shqipërisë sot ka 3.2-3.3 miliardë euro si rezerva valutore, por guvernatori thotë se përdorimi i saj bëhet vetëm në raste mjaft të veçanta dhe jemi ende mjaft larg plotësimit të premisave që mund ta aktivizonin këtë instrument.

Rasti i fundit kur është përdorur rezerva valutore, jo në funksion të stabilitetit monetar e financiar të vendit, por për të zbutur pasojat e një krize ekonomike, është fundi i viteve ’80. Guvernatori Sejko pohon se fondet e nevojshme për adresimin e pasojave të goditjes me të cilën po përballemi mund të sigurohen në tregun lokal dhe në monedhën tonë kombëtare.

Pjesë nga intervista

Sa është rezerva valutore e Bankës së Shqipërisë dhe në çfarë rastesh përdoret ajo?

Së pari, më lejoni të theksoj se rezervat valutore janë një ankorë e rëndësishme e stabilitetit monetar e financiar të vendit, si dhe element i rëndësishëm i kredibilitetit të tij në investitorët e huaj.

 Në këndvështrimin e stabilitetit financiar, rezervat valutore mundësojnë aftësinë e Bankës së Shqipërisë për t’iu përgjigjur në kohë nevojave të bankave për likuiditet në valutë, duke garantuar, edhe në prani të problemeve të paparashikuara, funksionin normal të tyre. Në këtë mënyrë, një nivel i mjaftueshëm i rezervave valutore ul primet e rrezikut të industrisë bankare dhe financiare në Shqipëri, duke nxitur dhe interesin e investitorëve vendas dhe të huaj për të operuar në të.

 Në këndvështrimin e stabilitetit monetar, rezervat valutore i mundësojnë Bankës së Shqipërisë të ndërhyjë në tregjet valutore vendase në rast të problemeve serioze të funksionimit të tyre, apo në rast të luhatjeve të forta e të dëmshme të kursit të këmbimit. Në këtë këndvështrim, ato ofrojnë një instrument shtesë të kontrollit monetar.

-Në këndvështrimin e kredibilitetit, rezervat valutore garantojnë investitorët e huaj, në rast të krizave të forta valutore të vendit, të cilat cenojnë – në afatin e shkurtër – aftësinë paguese të sektorit publik dhe privat të vendit. Në këtë rast, rezerva valutore shërben si një instrument garancie për kreditorët e huaj, që ekonomia shqiptare ka valutën e nevojshme për respektimin e detyrimeve të saj. Për këtë arsye, një nivel i përshtatshëm rezervash valutore është esencial për të ulur kostot e huamarrjes të sektorit publik dhe privat në tregjet ndërkombëtare të kapitalit.

Nisur nga roli i rezervës valutore, përdorimi i saj bëhet vetëm në raste mjaft të veçanta. Duke analizuar rrethanat ekonomike dhe financiare të vendit, gjykoj se jemi ende mjaft larg plotësimit të premisave të përdorimit të rezervës valutore. Stabiliteti monetar dhe financiar i vendit mbetet solid, sektori bankar nuk shfaq probleme të mungesës së likuiditetit në valutë, vendi është larg kërcënimit të aftësisë paguese të borxhit të huaj dhe qeveria po procedon me emetimin e një Eurobondi në tregjet ndërkombëtare për plotësimin e nevojave të saj.

Po ashtu, dhe në gjykimin tonë po aq e rëndësishme, fondet e nevojshme për adresimin e pasojave të goditjes me të cilën po përballemi mund të sigurohen në tregun lokal dhe në monedhën tonë kombëtare, Lekun. Banka e Shqipërisë ka instrumente të bollshme për plotësimin e nevojave për fonde të ekonomisë në lekë, instrumente të cilat në analizë të fundit shfaqin kosto më të ulët se përdorimi i rezervës pasi Banka e Shqipërisë ka një kontroll të plotë mbi to. Së fundi, gjej me vend të theksoj se rasti i fundit kur është përdorur rezerva valutore, jo në funksion të stabilitetit monetar e financiar të vendit, por për të zbutur pasojat e një krize ekonomike, është fundi i viteve ’80.

Në periudhën imediate të ndryshimit të sistemit politik të vendit dhe fundit të regjimit komunist, në prani të turbullirave të forta ekonomike dhe sociale, Shqipëria u detyrua ta përdorte rezervën valutore për të paguar faturat e importeve të mallrave jetike për vendin. Besoj se Shqipëria është mjaft larg një situate të ngjashme.

Aktualisht, rezerva valutore e Bankës së Shqipërisë është rreth nivelit 3.2-3.3 miliardë euro. Përtej nivelit nominal, kjo rezervë është në përputhje me kriteret tona të vlerësimit të mjaftueshmërisë së saj. Ajo shërben për të mbuluar mbi 6 muaj importi mallrash e shërbimesh dhe mbi 150% të borxhit të jashtëm afatshkurtër të vendit.

 

Sa të shpejtë e prisni rimëkëmbjen dhe rikthimin në normalitet?

Pasiguria mbi zhvillimin e pandemisë dhe dëmin që ajo do të lërë pas, e vështirëson përtej normales punën e parashikimit të zhvillimeve ekonomike në të ardhmen.

Në skenarin tonë bazë, pandemia do të sjellë një tkurrje të aktivitetit ekonomik gjatë vitit 2020. Më tej, me zbutjen graduale të masave të kontrollit, rikuperimi i ekonomisë pritet të jetë relativisht i shpejtë. Rritja ekonomike pritet të kalojë në territor pozitiv në vitin 2021 dhe të ndjekë një trajektore rritëse në vijim. Rritja e kërkesës dhe e punësimit do të ushtrojnë presione për rritjen e pagave, të kostove të brendshme dhe të inflacionit.

o.j/dita

May 16, 2020 09:53
Komento

4 Komente

  1. Cfar ekonomi do shpetoshe o koke kashta ! Dhe nqs neser plas Lufta ? Me se do ushqehesh ? May 16, 10:20

    Ne kohe Lufte hane kashte !

    Ekonomi do te thote reezerva ,Shtet i Forte,

    jo xhambaze te pangopur .

    250- milion borxh ja dhuruat nga FMN te pangopurve qe ndertoni rrugetr fallso per fushaten e shkerfdhates se vicidolit ,

    tani dashkeni me harxhu te gjitha .
    i Beni rrush e kumbulla pastaj dilni e lypni botes

    Nuk mundet te veproni ju si shtetet e Konsoliduara

    e me ekonomi e shtet te Fuqishem si ato Europoiane .

    Ju mashtrojn bla bla bla-t qe ben Bota , se Kriza po mbaron ,

    sepse s’ja keni iden asgjeje qe luhet nen rrogoz ,

    shtet infantilesh .
    Ju si boni dot ball ca shkerdhatave maoke e fshatare

    qe kan marre shtetin peng do perballni ju dot nji Lufte

    qe mundet t’ju fshije nga kjo Ere qe fryn mbi Harte Europiane nga Politikan e Djallit Antishqiptare .

    Se mos dii te aalizoni ju politikat e te huajve se cfar ben ktoo 30 vjet me shqiperine dhe cfar synohet prej saj
    yt far idiote .do shpetojn ekonomine .

    Shpeto popullin ,ai tduhet te sigurohet jo barkderrat matrapazet ,xhambazet e lidhur me politiken e kurves

    Reply to this comment
  2. xxx May 16, 12:27

    nuk ka ekonomi pa qeruar virusin, ta harroni.
    Eshte ne favorin tuaj ta luftoni virusin pa hile perndryshe masat gjysmake do ju dalin per hundesh!!
    Mos beni. hile me koronavirusin.

    nuk jane ne kandar vetem jetet e popullit per te cilat nuk ju plas shume por Biznesi ta fshije nga truri se do beje leke edhe duke vrare njerez nga virusi.

    Reply to this comment
  3. Presidenti duhet me nderhy menjiher . May 16, 12:38

    Duhet ta shvendosi te gjithe Rezervat e Shtetit edhe Thasarin ne Lalz ,
    ke Vila e tij dhe saliut .

    Loja me volutat eshte nji manover per ta vjedhur ate
    vet pushtetti .

    presidenti di se si ruhen Thesaret e Shtetit dhe

    saliu se si ruhet Banka e Shtetit .

    Reply to this comment
  4. DR May 16, 14:53

    Nuk ka zgjidhje kjo pune, Saliu duhet te marri menjeher administrimin e lekut duke i dhene fuqi ligjore nepermjet kthimit te Fullanit ne Banken e shqiperise dhe nen kujdesin e zhenit, ardites dhe jambarit. Fundja po e pane keq keta aktivizojne prape Suded, Xhaferret, Vefat, etj dhe ketu mund te ndihmoj edhe lulzim basha sepse ka marre mbesen e kryeadministratorit te vefes dhe ata te dy kane administruar edhe vefen e pare. Bile keta kane edhe ndihmen direkte te vete zotit BODE qe punon direkt ne banken e shqiperise. Ne kete rast nuk i mbetet qejfi dhe edi rames si arkitekti i ri i bankes shqiptare qe e shpetoj ate nga shkaterrimi duke cuare menjeher Boden atje. Kujdesin per valuten (ARIN) duhet te kujdeset vete shkelqesia e tij Ilir meta, gjithmon nen kujdesin e Munikes. Keta kane shume eksperience ne trajtimin e kesaj valute, dine si ta vjedhin dhe ku ta fshehin dhe kur ta konvertojne. Bile keta te dy po ta shohin situaten keq, nxjerrin edhe valuten e tyre personale nga atje ku e kane fshehur. Vetem keshtu mund te administrohet valuta ne banken e shqiperise. Duhet vepruar sa me shpejte se koha kalon dhe kriza po afron. Vetem keshtu Banka Sqiptare vihet ne sherbim te ekonomise dhe ndihmone krizen ekonomike. Bile keta persona me vlere kane edhe njohje me bankat ne te gjithe boten por sidomos me ato offshore sepse atje kane depozituar parat dhe valuten qe i kane vjedhur popullit shqiptar.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim